Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar. Mediet greke raportojnë se një motor ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou. Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagon pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi u kap me 20 kg kokainë në Itali. Berisha publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ku mbronte Agim Kajmakun, teksa theksonte se “Gimi është si puna ime”. Berisha shprehet se “Agim Kajmaku trafikonte kokainë me padronët e tij në qeveri”, duke shtuar se “Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli”. Reagimi i Berishës: Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja sportive. I pranishëm ishte edh Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Kreu i qeverisë mbajti një fjalim të shkurtër, ndërsa nuk shkëmbeu edhe batuta. “Hapni frigoriferin sot pasdite po ju mori malli për mua”, tha Rama, ndërsa në selinë rozë do të festohet sot ditëlindja e PS. “Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit. Krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur shpresën se vendit të tij do t’i jepet statusi i kandidatit për në BE. Në një fjalim vonë mbrëmjen e kaluar, Zelensky tha se faza përfundimtare e “maratonës së madhe diplomatike” filloi sot. “Dhe në këtë maratonë ne jemi në fakt së bashku me Bashkimin Evropian në një ekip, dhe ky ekip duhet të fitojë. Jam i bindur se ky vendim mund të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Zelensky. Ai shtoi se është i sigurt se vendi do të marrë së shpejti një përgjigje. Dje, shefja e…

Read More

Interi i ka ofruar Empolit 9.5 milionë euro për transferimin e Kristjan Asllanit, ndërkohë që lojtarin e pret një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.2 milionë euro në sezon. Kryerja e kësaj lëvizjeje është vetëm çështje kohe. Empoli po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe do edhe zëvendësuesin e Asllanit nga Interi. Klubi toskan kërkon në huazim mesfushorin Lucien Agoume, i cili vjet ishte lënë te Brest në Francë për të marrë minuta. Agoume ka luajtur edhe te Spezia në huazim dhe tani mund të kthehet në Itali dhe të jetë pjesë e Empolit, me shpresën që do të fitojë…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish- kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Me anë të një statusi në Facebook, Alibeaj ka theksuar se në kohën kur PD e denoncoi Kajmakun, kryeministri Edi Rama e mbrojti dhe ia fshehu drejtësisë për aq sa mundi. “E mbani mend kur Edi Rama thoshte “Gimi është si puna ime”? E kishte fjalën për Agim Kajmakun, ish-kryetar i bashkisë Vorë, sot i arrestuar në Itali për trafik droge. Kur PD e denoncoi me fakte aktivitetin kriminal të Kajmakut në Greqi, Rama e mbrojti, e justifikoi dhe e ia fshehu drejtësisë…

Read More

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari, Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale. Burime të sigurta për ABC kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse është krehur një territor i gjerë. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje.  Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu…

Read More

Zbardhen detaje nga shkatërrimi i bandës së kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, dhe që “kokë” e trafikut ishin dy shqiptarë, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti. Gjatë një aksioni të fundit ë quajtur “Bitcoin”, policia sekuestroi në Peru 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan shtatë persona dhe në kërkim janë dy shqiptarët. Mediet e huaja raportojnë se kokaina kishte si destinacion Holandën, ndërsa shqiptarët e kishin fshehur në kanaçe asparagues. “Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçari nga Berati, Aleksandër Sadikaj. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar. Ndërkohë, specialistët e IT të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po këqyrin kamerat në Tiranë, për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së viktimës.

Read More

Është liruar nga burgu ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Kujtojmë se të shtunën Apeli i Posaçëm e refuzoi kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha është dënuar me tre vjet burg për “korrupsion” dhe kërkonte shuarje të masës “arrest në burg”, pretendim që dje u rrëzua nga Apeli. Ish-gjyqtarja u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Read More

Qoftë një mik apo i njohur, pyesim veten nëse personi me të cilin kemi zgjedhur të ndajmë jetën tonë është me të vërtetë ai që duket apo fsheh një anë të errët. Sa herë na ka ndodhur të dëgjojmë për dikë që në dukje është krejtësisht normal, i cili, befas, kryen një krim që askush nuk e priste se mund ta kryente. Mund ta përshkruanim si psikopat dhe, mbase është ose mbase nuk është! Karakteristika të rëndësishme për të identifikuar një psikopat Siç e kam përmendur tashmë, psikopati është një person që në pamje të parë duket normal, nuk jep…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar në Kamzë, pasi akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në kuadër të operacionit “Last package”, në pranga ka rënë shtetasi M. S., i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Gjatë kontrollit të banesës, 46-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe…

Read More