Author: tirana

Me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga serbët në një ofensivë ushtarake të drejtuar nga SHBA-ja dhe NATO, presidenti Ilir Meta shprehet se Kosova meriton të jetë pjesë e çdo organizate ndërkombëtare. “Sot në Ditën e Çlirimit, çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, që meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe çdo organizate ndërkombëtare. Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit…

Read More

Që pas largimit nga politika aktive, daljet e ish-kryeministrit Fatos Nano kanë qenë të pakta. Mirëpo, së fundmi, ai është fotografuar në rrugët e kryeqytetit. I veshur thjesht dhe nën shoqërinë e një personi tjetër, ai ka ndaluar në trotuar, duke vështruar i interesuar titujt e disa librave të përdorur. Pak kohë më parë, në media u përfol për problemet shëndetësore të tij. Në një video të publikuar kohë më parë, Nano shihej në karrocë me rrota duke hyrë brenda ambienteve të një spitali. Por, tashmë, duket që shëndeti i Nanos është përmirësuar.

Read More

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq gjykon se Serbia nuk është aq e fuqishme sa të përbëjë rrezik për rajonin, pavarësisht armatimit të saj nga Rusia dhe Kina. Gjatë një interviste për “KosovaPress”, ai deklaroi se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion. “Serbia nuk mund më të jetë kërcënim. Është e qartë se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion se janë më të fortët në këto hapësira dhe se mund të diktojnë politikën. Ata nuk mund të diktojnë asgjë…Serbia varet shumë nga Rusia, bëhet fjalë për interesin e saj ekonomik, andaj nuk deklarohet kundër Rusisë”, tha Mesiq. Ai shtoi më…

Read More

Shërbimi i motit i Spanjës thotë se një masë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut solli të dielën valën e parë të madhe të të nxehtit të në këtë shtet, me temperatura që priten të arrijnë deri në 43 gradë Celsius. Agjencia e motit “Aemet” tha se zonat më të nxehta do të jenë në Spanjën qendrore dhe jugperëndimore. Vala e të nxehtit pritet të zgjasë të paktën deri të mërkurën, tha agjencia. Moti 43 gradë ishte parashikuar për qytetet jugore të Seviljes, Kordobës dhe Badajozit. Meteorologët thanë se temperatura në Madrid mund të arrijë 38 gradë celsius,…

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë një mesazh urimi në Ditën e Çlirimit të Kosovës, 23 vite më parë nga forcat e NATO-s. Xhaçka falënderoi NATO-n dhe SHBA-të për ndihmën që i dhanë Kosovës, ndërsa theksoi se Kosova ka ende shumë rrugë përpara pavarësisht përparimit që ka bërë ndër vite. “Urime Kosovë për ditën e lirisë! Një ditë e shënuar në historinë e gjithë popullit shqiptar. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që luftuan e sakrifikuan kaq shumë për këtë ditë, UÇK-së dhe udhëheqësve të saj për luftën heroike, dëshmorëve dhe veteranëve të kësaj lufte, që u përballën me…

Read More

Një skenë horror si nëpër filma ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku një 19-vjeçar ka vrarë babanë e tij. I riu, i cili trajtohet prej kohësh për probleme të shëndetit mendor, pasi masakroi me thikë të atin, 57 vjeç, telefonoi policinë. “Nxitoni, kam vrarë babanë”, mësohet t’iu ketë thënë ai karabinerëve. Viktima punonte menaxher banke, dhe jetonte bashkë më të birin në një banesë në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos.

Read More

Një aksident është regjistruar këtë të diel në Lezhë-Laç. Drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin, duke përfunduar në kanal. Në mjet ndodheshin edhe dy vajza të tjera. Fatmirësisht, të ndihmuara nga banorë të zonës, vajzat kanë arritur të dalin duke shpëtuar mrekullisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Read More

Këngëtarja nga Kosova, Loredana Zefi ndan vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ndjekësit e saj dyshojnë se ajo tashmë është në një lidhje dashurie me reperin nga Gjermania, Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy” apo “Raheem Supreem”, në shoqërinë e të cilit këngëtarja është fotografuar disa herë. Në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet “raheem” e bashkangjitur me një zemër, e që ndjekësit e kanë lidhur këtë me emrin e reperit gjerman. Edhe disa muaj më parë është përfolur…

Read More

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski e ka cilësuar si të papranueshme ironinë e kryeministrit Edi Rama për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë se Veriut në proceset euro-integruese. “Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Kujtojmë se Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë…

Read More

Një ditë pas vrasjes në atetatin mafioz me eksploziv të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, reagon me një mesazh rrëqethës motra e të riut nga Berati. Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë. “Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim…

Read More

Pavarësisht se në Ukrainën lindore sulmet ruse vijojnë me një intensitet të lartë, temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë ti drejtohen detit. Banorët e Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga kryeqyteti duket sikur po i rikthehen jetesës normale, teksa pushojnë dhe marrin rreze dielli pranë brigjeve të një lumi. Ukrainasit janë parë të dynden në plazhe, në brigjet e Dnieper, pamje të cilat dukeshin të paimagjinueshme pak javë më parë. “Fotot nga brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit treguan njerëz që rrinin në diell, duke notuar në ujë dhe duke luajtur lojëra volejbolli”, shkruan Daily Mail. Në…

Read More