Author: tirana

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj një shqiptar në Bruksel, ku autor i krimit është një bashkëkombës. Mediat e huaja shkruajnë se autor i dyshuar i krimit është Kasandro Noga, një emër i njohur ky i botës së krimit. Erion Hasanbelliu, u qëllua mbrëmë me 6 plumba në qendër të Brukselit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Duke iu referuar mediave belge, prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur…

Read More

Fundjava që lamë pas është mbyllur me një lumë arrestimesh nga policia e Tiranës. Sipas uniformave blu 13 shtetas janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, që nisin nga shitja e lëndëve narkotike deri tek drejtimi i mjetit pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur. Njoftimi i plotë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit…

Read More

Pak ditë pas festimeve zyrtare të 70 vjetorit në fron, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar thyen një tjetër rekord. Sipas Daily Mail, Elizabeth u bë monarku i dytë më jetëgjatë në historinë botërore që nga sot. Monarkja 96-vjeçare kaloi sot Mbretin e Tajlandës Bhumibol Adulyadej, i cili qëndroi në fron për 70 vjet e 126 ditë midis 1946 dhe 2016. Në fillim të këtij muaji, mbretëresha tejkaloi Johann II të Lihtenshtajnit, i cili mbretëroi për 70 vjet e 91 ditë, deri në vdekjen e tij në shkurt 1929. Luigji i XIV i Francës mbetet monarku më jetëgjatë, duke mbretëruar për…

Read More

Tifozët kuqezi kanë një idhull të ri, kjo u pa qartë edhe ndaj Izraelit, në çdo top që prekte Broja, stadiumi “Air Albania” ngrihej në këmbë. Ylli kuqezi është kthyer në fiksim edhe për disa klube, që kërkojnë me insistim shërbimet e tij. Emrin e Brojës e gjen thuajse kudo në media, në Angli dhe jo vetëm. Napoli ka qenë që në fillim një prej klubeve më të interesuara, por në fillim dukej sikur e ardhmja e tij ishte e lidhur ngushtë me largimin ose jo të Osimhen. Ndryshe nga se flitej në fillim, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli…

Read More

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi u paraqit në spital i plagosur, ndërsa gënjeu autoritetet. Në pranga është vënë Valter Braho, 43 vjeç, banues në Skrapar. Një ditë më parë, ky i fundit është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetëdëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit Andrea Ajasllari. Nga hetimet ka rezultuar se 43-vjeçari rezultoi se ishte plagosur me armë zjarri. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Andrea Ajasllari, 47 vjeç, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së tij, në fshatin Grevë, Skrapar,…

Read More

Një 56-vjeçar është proceduar penalisht në Fier, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një qendre shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Kraps. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin E. K., 56 vjeç, banues në Kraps, pasi dyshohet se, gjatë natës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit Kraps”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për reperin e njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i cili është përfshirë në një konflikt me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj. Pas sherrit dhe vendosjes së tritolit në lokalin e tij, artisti duket se ndihet i pasigurt. Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA. Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilëve iu gjet në automjet një qese e dyshuar me fara kanabisi. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia bëri të mundur ndalimin e këtyre dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 260 fara kanabisi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Durrës Vijon puna për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një rast i tregtimit të farave narkotike, me qëllim kultivimin e tyre. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen…

Read More

43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelli u qëlluar në Belgjikë. Hasanbelli, dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë. Ndërkohë atentati dyshohet se është bërë për larje llogarish të vjetra. 43-vjeçari po ashtu është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në 19 gusht të vitit 2000, për vrasjen e Jualin Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën , në Anvers të Blegjikës, ngjarje e ndodhur në 2002. Ndërkohë ‘Balkan Web’ sjell detaje të procesit për 43-vjeçarin shqiptar i cili mbeti dje i plagosur, ndërsa është shpallur i pafajshëm në Shqipëri. Nga burgimi i përjetshëm në pafajësi. Dosja e plotë: Kolegji Penal i Gjykatës…

Read More

Ditën e djeshme mediat zbuluan se numrat e telefonit të 3 milion shqiptarëve janë reklamuar në një faqe në internet për tu shitur. Çmimet për blerjen e të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile variojnë nga 500 deri në 4000 dollarë. Për këtë episod, i cili është i disati në radhë që lidhet me thyerjen e të dhënave personale pas daljes të database të pagave dhe targave të shqiptarëve, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Me një postim në Facebook, Vasili thotë se kjo është një estradë e orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të fshehur farsën…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ironizuar festën gjysmë private të mbajtur nga socialistët ditën e djeshme me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Me nota satarike, Gjekmarkaj bën një prezyme të të gjithë ceremonisë që u mbajt në ambientet e jashtme të selisë rozë, duke filluar nga të ftuarit dhe sjellja e tyre. Krahas socialistëve, në satirën e tij ai përfshin dhe përfaqësiesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari të cilët ishin të ftuar në këtë ceremoni. REAGIMI I GJEKMARKAJ Shqiperia mbremë pat ziafet të madh. Shteti dhe partia pas tridhjetë…

Read More

Brazilianët festojnë sot ‘Ditën e të dashuruarve’ që në shumë vende të tjera festohet në 14 shkurt. Dhe me atë rast futbollisti i njohur Neymar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik. Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha: ai me një pal xhinse, një bluzë, kapele dhe disa aksesorë ekstragavantë, kurse Bruna me një fustan të ngushtë që i ekspozon dekoltenë. “Gëzuar ditën e të dashuruarve!”- shkruan ai. Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik…

Read More