Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rural në afërsi të tunelit pranë rrugës së re Kardhiq-Delvinë. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga. Aksidenti sapo ka ndodhur, ndërkohë mësohet se ka dëme në njerëz dhe materiale. Në makine kanë qenë tre turistë amerikanë, të cilët kanë thyer gjymtyrët, por janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ata kanë ngatërruar rrugën, për shkak të mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur policia rrugore dhe autombulanca.
Author: tirana
Finalet janë nga ato ndeshje që askush nuk do t’i humbë dhe përjashtim nuk bëjnë as Real Madrid me Liverpool. Që në fillim të dy ekipet treguan se nuk duan të lënë hapësira, sidomos madrilenët që i druheshin shpejtësisë së anglezëve. “The Reds” ishin më konkretë dhe iu afruan golin në 15 minutat e para të ndeshjes me Mohamed Salah, i cili u ndal nga portieri Courtois. Më pas provoi edhe Thiago në hyrje të zonës, por belgu ishte në gatishmëri. Në minutën e 21-të Liverpool ishte i pafat, pasi shtylla ndali sulmuesin Sadio Mane. Në fundin e pjesës së…
Avokat Spartak Ngjela nuk i ka kursyer komentet pozitive dhe simpatinë që ai ka për moderatoren e njohur Bora Zemani. Pas deklaratave ku ai e cilësonte atë si ikonë të bukurisë, sërish i ka thurur lavde. Në një intervistë për News24, Ngjela është shprehur se ato që ka shprehur për moderatoren janë komplimente. “Ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj”, tha Ngjela. Ndërsa i pyetur nëse është i dashuruar, avokati u shpreh se nuk mund t’i bëhet kjo pyetje, por siguroi se ka raport erotik me dikë, për të cilën nuk…
Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit. Siç e ka treguar dhe më parë balerini ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Ata janë bekuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama në Liban, Marc Ghorayeb ka premtuar kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri. “Përgëzoj vëllain tim më të dashur, ministrin Bledar Çuçi për operacionin e tij të suksesshëm dhe DG. Gledis Nano, cili tregoi super efikasitet në terren. Më shumë fëmijë në rrugën e tyre me operacione më të frytshme së bashku me gjeneralmajor Abbas Ibrahim dhe gjeneral Fawzi Chamoun”, shkruan në Twitter, Ghorayeb. Ghorajeb ka qenë forca mbështetëse e tre operacioneve të para të riatdhesimit. Kujtojmë se Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me partnerët amerikan në Siri, mundën të nxjerrin…
Kaosi në finalen e Champions League në Paris ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve pariziene për keqmenaxhimin e situatës. Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale, të cilat kritikojnë autoritetet e pariziene për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë. Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana. Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.
Partia Demokratike ditën e sotme zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka njoftuar se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu. Sipas Palokës, në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike. Lajmi u bë i ditur edhe nga Albana Vokshi në përfundim të procesit të numërimit të votave. Ajo bëri me dije se në këtë mbledhje do të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Sekretariatet dhe nënkryetarët…
Shqipëria mirëpret edicionin e 100-të të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes. Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti prestigjioz ndërkombëtar morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohamed Jalood, Presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritjes Elez Gjoza, përfaqësues dhe sportistë të Federatës Shqiptare, Evropiane dhe Botërore të Peshëngritjes. Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi tha se ky aktivitet kaq i rëndësishëm, Kampionati i 100-të Evropian të peshëngritjes, vjen në një kohë kur brenda pak ditësh Shqipëria mirëpriti edhe ngjarje të tjera të bukura…
Shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë me dije se forcat ukrainase kanë nisur një ofensivë në rajonin Kherson. “Si rezultat i veprimeve sulmuese të njësive të Forcave të Mbrojtjes, armiku pësoi humbje dhe filloi të mbrohet në pozicione të pafavorshme pranë Andriivka, Lozove dhe Bilohirka, rajoni Kherson. Luftimet vazhdojnë. Pushtuesit rusë qëlluan mbi infrastrukturën civile jashtë vendbanimeve të Prybuzke. Posad-Pokrovske, Blahodatne, Osokorivka, Novovorontsovka dhe të tjerë. Me ndihmën e sistemeve raketore kundërajrore S-300, armiku vazhdon të forcojë mbrojtjen e tij ajrore”, thuhet në deklaratë. Më 24 shkurt, Rusia nisi një fazë…
Finalja e Champions-it është shtyrë me 15 minuta dhe do të startojë në orën 21:15. Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium, për shkak të problemeve dhe kaosit në hyrje, një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë. Gjithashtu është shtyrë dhe ceremonia hapëse prej 5 minutash, e cila do të startojë në orën 21:10.
Komisioni i Rithemelimit zgjodhi sot anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike. Anërarët e Këshillit Kombëtar votuan 20 emra, 16 burra dhe 4 gra. Por të shumtë ishin ata që mbetën jashtë kryesisë, mes tyre është edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia apo zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo. Po ashtu jashtë kryesisë kanë mbetur edhe tre ish-ministra që kanë qenë pjesë e qeverisë së Sali Berishës, Arben Imami, Genc Pollo dhe Tritan Shehu. Kush mbeti jashte Kryesise se PD 1 ALBINA DEDA2 ARBEN IMAMI3 BARDH SPAHIA4 BEDRI BLLOSHMI5 BLEDI KASMI6 BLENDI HIMCI7 ÇLIRIM GJATA8 EDMOMD SPAHO9 ELDA…
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur rreth lajmit të bashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Teksa mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ka folur edhe nëse ka qenë e mërzitur rreth lajmeve të ribashkimit të Donaldit dhe Borës. Beatrix është shprehur se nuk e kanë mërzitur lajmet, pasi nuk i ka ndjekur, sepse sipas saj ka qenë shumë e zënë. “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”, është shprehur Beatrix. Ajo ka folur pak më shumë edhe për veten e saj, duke thënë se është më e…