Author: tirana

Parlamenti spanjoll miratoi një ligj të ri, sipas të cilit çdo akt seksual pa miratim do të konsiderohet një përdhunim, sipas mediave të vendit. Si pasojë çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale. Deri tani në proçeset gjyqësore figura juridike e abuzimit përdorej nga avokatët e agresorëve për të përfituar lehtësim të dënimit. Ministrja spanjolle për barazinë u shpreh se duke filluar nga ky moment Spanja është një vend më i lirë dhe më i sigurtë për gratë. Norma e re duhet të presë dhe miratimin e senatit, por në këtë rast konsiderohet formalitet. Domosdoshmëria për të ashpërsuar normat vjen…

Read More

Duket se një nga anëtarët e Këshillit të PD nuk e ka mirëpritur rikthimin e Arben Imamit, duke e shprehur këtë përmes votës…Siç shihet në këtë fletë votimi, pranë emrit të Imamit, ka shkruar “Jo”. foto galeriKujtojmë se sot do të zgjidhen 20 anëtarët e Kryesisë së PD.

Read More

Mbesa e Bujar Nishanit, Beniada Nishani ka reaguar e pikëlluar për vdekjen ish-Presidentit. Në një postim në rrjetet sociale modelja shkruan: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten” . Ajo ka mbështetur edhe vajzën e ish-Presidentit, Fiona Nishanin duke shkruar: “Zemra ime është me ty.” Ndërkohë në profilin e Instagramit të vajzës së Bujar Nishanit nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga ndjekësit e saj. Në një foto të publikuar disa javë më parë nga Fiona Nishani, ku shfaqet krah babait të saj të ndjerë vihen re komentet e ndjekësve.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Në mesazhin e tij, Gjiknuri thekson se përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë. “Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani! Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë! Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Gjiknuri

Read More

Ndarja nga jeta e Ish-Presidentit Bujar Nishani ka tronditur jo vetëm kolegët e tij demokratë, por edhe ata socialistë. Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka shprehur e para ngushëllimet nga radhët e mazhorancës. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan shkurt: “Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!” Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Si President, deputet…

Read More

Ish-presidenti i vendit, Branko Cërvenkovski, në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”, i dha mbështetje të fortë iniciativës “Ballkani i hapur”. Ai iniciativën e quajti si një opsion në kërkim të rrugës për dalje nga bllokimi i integrimeve evropiane në bashkëpunimin rajonal. “Kotësia duhet lënë mënjanë. Nuk ka rëndësi se me cilën dhe me iniciativën e kujt do të realizohet bashkëpunimi rajonal, përmes procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur. Personalisht, simpatia ime është për Ballkanin e Hapur, sepse e shoh si një projekt të qëndrueshëm,” tha Cërvenkovski. “Ballkani i Hapur”…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani. Fevziu tha se ish-presidenti iku nga kjo jetë ashtu siç zgjodhi të jetonte, pa zhurmë. “Modestia dhe mungesa e protagonizmit të tepruar qenë dimensionet më me vlerë të tij. Ai diti të përmbushë çdo detyrë që iu caktua dhe nuk bërtiti kurrë që të tjerët ta shihnin punën e tij. Po kaq qetësisht iku nga kjo botë dhe nga ky vend që e deshi dhe ju përkushtua me devocion. U prehsh në paqe…

Read More

Sot është një ditë zie për opozitën! Ky është reagimi i deputetit Gazment Bardhi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare. “Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”! Ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19.

Read More

BuJar Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani pasi ishte shtruar aty që prej fundit të prillit për shkak të problemeve që kishte me mushkëritë pasi kaloi koronavirusin Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29.09.1966. Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane…

Read More

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani. “Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar!’

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Paloka shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.about:blank MESAZHI I PALOKËSNje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!

Read More