Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Sipas burimeve kanë qenë mjekët, të cilët kanë sugjeruar eutanazinë si zgjidhje përfundimtare dhe aparaturat i janë hequr. Vetë familja e Nishanit ka udhëtuar për në vendin evropian, për të dhënë pajtimin e tyre. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë…
Author: tirana
Oficerët federalë kundërshtuan policinë lokale të Teksasit gjatë operacionit në shkollën Uvalde në Texas, ku një person i armatosur hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese. Oficerëve të armatosur nga Patrulla Kufitare dhe Siguria Kombëtare që mbërritën në skenën e ngjarjes horror, iu dha urdhër nga shefi i policisë lokale të mos hynin në ndërtesë, por pas 30 minutash kur ata panë se ç’po ndodhte, u futën dhe qëlluan për vdekje autorin. Oficeri mënonte se situata ishte nën kontroll dhe se priste një moment të përshtatshëm për t’u futur në klasën e kthyer në kasaphanë, dhe për të…
Euro shënoi rënie në kursin e këmbimit me monedhën vendase Lekun përgjatë kësaj jave. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të hënën me 119 lekë, ndërsa të premten shkoi 120.94. Vlera e monedhës europiane u ul deri në 119 lekë si pasojë e shtimit të fluksit në treg nga tifozë të shumtë që mbërritën në vend për të ndjekur nga afër finalen e Conference League. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se rreth 140 milionë euro është impakti në ekonomi që solli finalja e Conference League e organizuar të mërkurën në stadiumin “Air…
Ekspertët zjarrfikës, pas hetimit të tregut të fruta-perimeve në tregun tek “Varri i Bomit”, bëjnë me dije se ka qenë aksidental. Sipas tyre, nga këqyrja e vendngjarjes dhe provave materiale, zjarri ka ardhur nga frigoriferët që kanë qenë të pozicionuar në fund të tregut, pikërisht aty ku mendohet se ka nisur vatra e zjarrit. Si pasojë e zjarrit kishte vetëm dëme materiale.
Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak mesnatës së të premtes ka pasur një të shkuar problematike. Ishte vetë Buta, që gjatë një interviste për T7 në vitin 2018, foli për të shkuarën e errët të vëllait të tij. Ai rrëfeu se Qëndrim Januzi kishte bërë 3 vite burg për tentativë vrasje dhe ishte liruar në vitin 2016. Sipas tij, 30-vjeçari kishte qëlluar me armë një person. Ai rrëfeu se me të vëllanë ngjason shumë dhe shpesh i ngatërronin bashkë. “Në të kaluarën kemi pas probleme, deri para 2014-2015 janë…
Në kulmin e luftës në Ukrainë ku Perëndimi po investohet për të zmbrapsur ushtritë ruse që kanë pushtuar vendin, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, aleatin historik të tyre në rajonin tonë. “Novosti” raporton se vizita pritet të zhvillohet më datë 7 shtator dhe se “të gjitha temat e nxehta mes dy vendeve do të jenë në tavolinë”. Sipas gazetës serbe, Rusia do të duhet të tërhiqet nga krahasimi i situatës në Donbas me atë në Kosovë, krahasim që i bëri Putini disa muaj më parë. Po ashtu, pritet të diskutohet edhe…
“Bomberi” i Tiranës, Taulant Seferi, heq fanellën bardheblu, me të cilën u shpall kampion, për të veshur atë kuqezi, fanellën e Kombëtares. Për Taulantin, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin, të jap maksimumin, pasi ky grup i ka mundësitë të sigurojë vendin e parë në Ligën e Kombeve: Kombëtarja dhe synimi – “Në ndeshjet në mars Kombëtarja ka bërë shumë mirë. Synojmë vendin e parë në grup. Kemi një grup të fortë lojtarësh dhe jam besimplotë që do t’ia dalim.” Titulli kampion me Tiranën – “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë, festa mbaroi atë ditë.”…
Kanceri kolorektal është formacion tumoral që rritet në murin e zorrës së trashë.Sipas një analize të ekspertit të shëndetit publik në ISHP, Alban Ylli, ky kancer ka pësuar rritje të rëndësishme në vendin tonë në 10 vitet e fundit.I pyetur, Ylli shpjegon se për një periudhë 3 vjeçare(2017-2019) në Shqipëri janë diagnostikuar çdo vit rreth 400 raste te reja me kancer kolo-rektal. Sipas Yllit, ka një dyfishim të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme. Ai shton se merr rëndësi fakti që edhe moshat 35-40 vjeç kanë filluar të preken nga kjo sëmundje.“Incidenca e kancerit te zorrës se trashë është më e lartë…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi shkruan se lista e kandidatëve për në kryesinë e re është dinjitoze, por do të donte të ishin të përfshirë edhe 4-5 figura të tjera. Në një status në faqen e tij në Facebook, dhëndri i Berishës shkruan se as në 1990 PD-ja nuk kishte asnjë diplomat që e mbështeste, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë atyre që ngrenë pyetjen se përse asnjë diplomat nuk e ka uruar Berishën për rikthimin në krye të PD-së. Statusi i Malltezit
Pas finales së Conference League, Tirana do të presë nesër “Tiranathlonën”, një garë e jashtëzakonshme që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Gara do të zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë. Nisur nga masiviteti i një ngjarje të tillë sportive, me përmasa ndërkombëtare, dhe për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë një sërë masash për qarkullimin e automjeteve.Kufizimi i segmenteve do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra…
Ka përfunduar votimi i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, për të zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë. Rithemelimi njofton se në orën 13.30 nis numerimi elektronik ku është parashikuar që çdo votë do te transmetohet live. Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan për t’u zgjedhur anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun. Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli…
Me anë të një ceremonie të veçantë, presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin dhe artistin e shquar, si dhe aktivistin e spikatur të shoqërisë civile, Avni Delvina. Delvina e mori titullin me motivacionin; “Me mirënjohje ndaj veprimtarisë dhe kontributeve të çmuara artistike si piktor i spikatur me vlera dhe merita intelektuale dhe atdhetare, si dhe për forcimin e lidhjeve të gjithanshme, veçanërisht kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë. Në vlerësim të punës së palodhur për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe për angazhimin e tij të vyer në radhët e shoqërisë civile, rreth…