Marina turke ka njoftuar të gjithë përdoruesit e linjave detare në ishujt grekë për dërgimin e një anijeje ushtarake me qëllim kryerjen e kërkimeve sizmike në zonë. Bëhet fjalë për anijen ushtarake “TSG Çesme”, e cila do të operojë në një zonë të gjerë në zemër të ishujve grekë gjatë ditëve në vijim. Përmes shpërndarjes së një NAVTEX-i, Turqia paralajmëron anijet e tjera që të bëjnë kujdes kur kalojnë në zonë pasi edhe turqit ndodhen aty. Grekët e kanë konsideruar një provokim të rendë veprimin e turqve, pak ditë pas misionit të anijes tjetër turke “Yunus” mes ishujve në fjalë.…
Author: tirana
Nxirret pas 12 orësh nga humnera në fshatin Shosh të Dukagjinit nënkomisari i Shkodrës, Rrok Frroku. Ky i fundit kishte rënë në humnerë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin. Burime zyrtare bënë me dije se Njoftimi i policisë: Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë…
Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika dhe ish-deputeti socialist Fate Velaj janë shfaqur së bashku, disa kohë pas “distancimit” nga politika. Ka qenë biznesmeni Sinan Idrizi i cili ka bërë bashkë Gjikën dhe Velajn. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të tyre. Mesa duket PS e Vlorës ka rikthyer në bazë dy socialistët e vjetër, Gjikën dhe Fate Velajn. Kujtojmë se Shpëtim Gjika ka drejtuar për 12 vite Bashkinë e Vlorës.
Rusia testoi me sukses raketën e saj të lundrimit hipersonik ‘Zircon’ në një distancë prej 1,000 kilometrash (621 milje) të shtunën. Kështu njoftoi Ministria e saj e Mbrojtjes. Raketa u hodh nga ujërat e detit Barents drejt një “objektivi në Detin e Bardhë”, një hyrje jugore në bregun veriperëndimor të Rusisë. Në deklaratën e ministrisë thuhet se raketa u hodh si pjesë e një testi të armëve të reja. Videoja e testit të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes tregoi raketën Zircon duke u gjuajtur në një trajektore të pjerrët nga fregata ruse e klasit Admiral Grigorovich në det, raporton CNN. Raketa…
Një nënë në Vlorë është vënë nën hetim pasi ish-bashkëshorti i saj e ka denoncuar për dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur. “Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, njofton policia.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë treguar të paduruar për t’u çuar nga karriget menjëherë pas fjalës së kryetarit Sali Berisha. Kryetari i këshillit Edi Paloka mori fjalën për të lexuar emrat e listës së kandidatëve që do votohen për në Kryesinë e PD, ‘i dha leje’ Berishës që donte të largohej. Menjëherë pas tij shumë anëtarë janë çuar dhe i janë drejtuar dhomës ku do të votohej. Kjo ka bërë që Paloka t’u tërheqë vëmendjen. Edi Paloka: Ju lutem pak qetësi sepse e di kur ka kaq shumë njerëz edhe durimi humbet kollaj por fletën e votimit që të…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Nova.rs. Sipas informacioneve të tyre, ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç në Beograd. Lavrov mbërrin në Serbi tre ditë përpara kancelarit gjerman Olaf Scholz, vizita kjo e parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Ministri i Jashtëm rus vjen në një kohë presioni të madh ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por edhe para bisedimeve të paralajmëruara mes Vuçiçit dhe Vladimir Putinit për gazin. Lavrov ishte për herë të fundit në Beograd në tetor 2021.
Të gjithë e dinë se ka ushqime të caktuara që nuk duhet t’i hamë në mëngjes, por shumë nuk mendojnë aq gjatë kur bëhet fjalë për darkën Ekzistojnë disa ushqime që mund të jeni duke i konsumuar për darkë, të cilat ju bëjnë të shtoni në peshë ose të mos bëni një gjumë të mirë gjatë natës. Çfarë duhet të keni parasysh për vaktin e darkës? Qëndroni larg ushqimeve me niseshte Patatet, makaronat dhe orizi janë të gjitha shembuj të ushqimeve me niseshte që hahen shumë shpesh për darkë. Por këto ushqime rrisin nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak,…
olicia ka vënë në pranga një 32-vjeçare pasi ka dhunuar një shtetase. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen E. Z., 32 vjeçe, banuese në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases E. S., 36 vjeçe”, njofton policia. Gjithashtu është vënë në pranga një 45-vjeçar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore. “Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale…
30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person po ashtu 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53. Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë. Vëllai i këngëtarit Buta dyshohet se e vrau mbrëmë shokun e tij me iniciale G.H pic.twitter.com/fSiuVb94HP— Nacionale (@Nacionaleks) May 28, 2022
Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” në afërsi të Kishës Katolike në Fier, raporton Panorama. Makina është futur kundravajtje dhe është përplasur me trafikndarësen duke bllokuar qarkullimin. Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar. Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik. Gazetarja e Panorama mëson se fillimisht…
Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si rotondo e Parkut pranë kishes katolike në Fier, në aksin Fier- Patos. Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar. Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik. Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit.