Nga data 27 maj 2022 në Vilnius të Lituanisë është duke u mbajtur Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mimi Kodheli u zgjodh kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlaentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.
Author: tirana
Qindra lituanezë janë mbledhur së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë si një shenjë solidariteti. Rreth 3 milionë Euro janë mbledhur deri më tani në tre ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, që nisi lëvizjen. “Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk e kishte menduar se do të blinin armë. Por tani është një gjë normale. Diçka duhet bërë që bota të bëhet më mirë”, tha Agne Belickaite, 32 vjeçe. Ajo dërgoi 100 Euro sapo filloi mbledhja e fondeve të mërkurën. “Unë…
Sot paradite ka marrë fund arratia e një 35-vjeçari nga Tirana, i shpallur në kërkim prej shtatorit të vitit 2021. Policia ka njoftuar se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Camel”, bënë kapjen e 35 vjeçarit me iniciale V. M., banues në Tiranë. I riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar…
Nga Eduard Zaloshnja Nga një anketim rreth besimeve fetare në kryeqendrën e vendit, që e zhvillova para ca kohëshme anketues të shpërndarënë të gjithë territorin e BashkisëTiranë(me kuota përpjestimore demografike e gjeografike për secilën nga 24 njësitë administrative brenda katërkëndëshit Krrabë-Shëngjergj-Zall Herr-Ndroq), më rezultoi se besimimi fetar në popullsinë e rriturtiranase ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1. Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë është plus/minus 3.1 pikë përqindje (për besimet e tjera marzhi është më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i…
GJKKO ka dënuar gjashtë të akuzuarit për abuzim me tenderin 7 milionë lekë. Sipas vendimit: – Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre; Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre; Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre; Gj.Markola 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera, I.Matmuja, 11 muaj shkelje e barazisë në tendera; Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për falsifikim të vulave;
Asnjëherë më parë lija e majmunëve nuk ka qenë kaq e përhapur jashtë Afrikës. Për këtë arsye, shkencëtarët në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë valën e fundit të shpërthimit të lisë së majmunëve, pasi më shumë se 400 raste të tjera të konfirmuara janë zbuluar në të paktën 20 vende jo-afrikane, dhe sëmundja po tregon një tendencë të përhapjes së mëtejshme ndërkombëtare. Kjo është një çështje shqetësuese për ekspertët dhe shkencën, pasi virusi ka “goditur” popullata të ndryshme në vende të ndryshme. “Ne duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri, por ka ende shumë për të mësuar”, tha Ann…
Imazhet e reja satelitore tregojnë operacionet ushtarake ruse afër qyteteve lindore të Ukrainës, Lyman dhe Popasna, ndërsa forcat ruse fitojnë territor në rajonin e Luhansk dhe Donetsk. Sipas raporteve të fundit, forcat ruse fituan kontrollin e Lyman dhe është qyteti i dytë ukrainas këtë javë që është pushtuar. Imazhet e Maxar tregojnë artilerinë ruse të vendosur, njësitë e blinduara që lëvizin nga veriu dhe lindja e qytetit drejt Lyman-it dhe pasojat e bombardimeve të përhapura të artilerisë që dëmtuan dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa. Në juglindje të qytetit, dëme të mëdha janë të dukshme në të gjithë Popasnën. Njësitë ushtarake ruse…
Pacientët me linë e majmunit duhet të shmangin çdo kontakt me kafshët e tyre shtëpiake për 21 ditë, sipas këshillave të reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). Gerbilët, hamsterët dhe brejtësit e tjerë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe shqetësimi është se mund të përhapet në popullatën e kafshëve. “Shqetësimi është se virusi mund të futet në kafshët shtëpiake dhe në thelb ping-pong midis tyre dhe njerëzve,” tha Prof Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick. “Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të krijoni një rezervuar kafshësh për sëmundjen që mund…
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohet për kultivimin droge. Në kuadër të operacionit “Light” u arrestua shtetasi Ylli Tafa, pasi kishte përshtatur banesën për tharjen e bimëve narkotike që rezultuan 57 kg si dhe u gjetën edhe 100 bimë të kultivuara në pronën e tij. Sekuestrohen 57 kg bimë të dyshuara narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje brenda një banese si dhe 100 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara jashtë saj. Vihet në pranga pronari i banesës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në…
Sokol Balla ka treguar në “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme se ka një marrëdhënie shumë të mirë me gazetarin Blendi Fevziu. Ai u shpreh se biseda më e fundit mes tyre ishte rreth një udhëtimi. Donald Veshaj: Meqënëse ishim tek konkurrenca, a e ke rival ti Blendi Fevziun? Sokol Balla: Po e kam rival. Kam marrëdhënie normale me të. Donald Veshaj: Ke marrëdhënie shoqërore me të? Sokol Balla: Po, për shembull herën e fundit që më mori në telefon më tha ku e more vizën kur ike në Paraguaj, pastaj bëmë plane të ikim në Angola. Në 2018…
Një zjarr gjigant në hapsirën mes dy pallateve ka përfshirë dhe tregun e fruta-perimeve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga pamjet shikohen flakët “gjigande” që kanë përfshirë tregun mes pallateve. Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dashi Dite goxha e mirë do jetë kjo e shtunë për ata që janë në një lidhje. Do afroheni me tepër me partnerin dhe do ja kaloni për mrekulli së bashku. Beqarët duhet të jenë më realistë dhe nuk duhet te kërkojnë gjëra te ekzagjeruara. Vetëm ne këtë mënyrë do e ndryshojnë lidhjen. Gjendja e financave do jetë goxha e vështirë. Duhet te merrni masa sa më shpejt. Demi Dielli dhe Jupiteri do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju sjellin vetëm emocione pozitive ju te dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo çast deri ne maksimum. Beqarët nuk duhet te mendojnë me…