Author: tirana

Gjyqtari francez Clement Turpin do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila do të luhet në Paris të shtunën, ka konfirmuar zyrtarisht UEFA. Në një prononcim për faqen zyrtare të UEFA-s, gjyqtari francez ka thënë se ndjehet i privilegjuar, pasi se tashmë i ka realizuar dy ëndrrat më të mëdha në karrierën e tij. “Unë drejtova dy finale të Kupës së Francës në këtë stadium dhe të gjithë në Francë që e duan futbollin e shohin këtë stadium si një tempull futbolli”.Në këtë stadium, Franca u bë kampione e botës në vitin 1998…

Read More

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer jetën e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, ku qëndroi për disa muaj. Aktorja mori dhuratë një shtëpi pak para finales së madhe, dëshirë që e kishte shprehur gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme. Së fundmi, ajo është shprehur se njerëzit kanë më shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, gjë që i është kthyer në bezdisje. “Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? M’u shndërrua në problem dhe bezdisje.”, u shpreh aktorja.

Read More

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku në mes të tjerash ndodhet një raport-informacion i hartuar nga grupi i instruktorëve për organet e Punëve të Brendshme pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë: “Mbi disa probleme që dolën nga analizat për ngjarjen e 25-26 shtatorit në Lushnje”, e cila bën fjalë mbi ngjarjen e të ashtuquajturës “Banda Xhevdet Mustafa”, si dhe proces-verbali i mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, i…

Read More

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gati për t’u bërë sërish prindër. Në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja tha se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. “Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”, shprehet Xhensila. Duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të…

Read More

Kreu i mbrojtjes nga rrezatimi, kimik dhe biologjik i ushtrisë ruse, Igor Kirillov, ka hedhur aludime në media se lija e majmunëve mund të jetë prodhuar në laborator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të bërë sa më të besueshme teorinë e tij ai përdor si argument vendin nga ku u shfaq për herë të parë infeksioni që është Nigeria, shtet në të cilin SHBA disponon 4 laboratorë mjekësor. “Sipas raportit të OBSH-së, agjenti shkaktar i lisë së majmunëve u shfaq në Nigeri, një shtet tjetër në të cilin Shtetet e Bashkuara kanë vendosur infrastrukturën e saj biologjike. Sipas…

Read More

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në familjen Taku pasditen e sotme, ku dy të miturit e familjes humbën jetën në liqenin e Prushit në Tiranë. Si çdo pasdite, një grup prej gjashtë fëmijësh kishin shkuar për tu larë në liqen, aty ku sfidonin temperaturat e larta të ditëve të fundit, por fatkeqësisht dy prej fëmijëve nuk dolën nga liqeni. Pasi fëmijët e tjerë raportuan mungesën e 11 dhe 13-vjeçarit, u njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse dhe vunë në kërkim të trupave. Fillimisht u gjet vetëm njëri nga trupat, por disa minuta më vonë u bë e mundur edhe gjetja e…

Read More

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë fundjavë pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Për ditën e Diel pritet kalimi i një sistetmi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

Read More

Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Sipas ekspertëve, ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet. Sipas rekomandimeve të ekspertëve, për të marrë përfitimet më të mëdha nga uji i pijshëm, është e nevojshme që burrat të konsumojnë rreth tre litra ujë në ditë dhe gratë rreth 2,7 litra. Kjo do të balancojë trupin tuaj, megjithatë ky nuk është avantazhi i vetëm! Përmirëson gjendjen e lëkurësNdër përfitimet kryesore të konsumit të ujit esëll në mëngjes është një përmirësim i dukshëm i lëkurës tuaj. Ai ndihmon duke larguar shpejt…

Read More

Një 35-vjeçar nga Librazhdi kërkon ndihmë për kryerjen e një transplanti veshkash. Katër vite më parë pësoi një aksident të rëndë dhe sot jetën e ka të lidhur me aparaturën e dializës. Ky është Elton Poçi, 35 vjeç nga Librazhdi. Një aksident automobilistik 4 vite më parë i shkaktoi pasoja të rënda shëndetësore. Ka humbur shpretkën dhe veshkat i ka jashtë funksionit. Prej vitit 2018 jetën e ka të lidhur me aparaturën e dializës.”Bëmë aksident në Tiranë, shoku im ka ndërruar jetë dhe unë kam qëndruar mbi një vit në spital, pastaj kam arritur në dializë.” Për të jetuar normalisht…

Read More

Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur nga liqeni i Prushit, në Tiranë. Gazetari Igli Çelmetka publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shihen polumbarët e RENEA-s, të cilët sapo kanë nxjerrë nga liqeni trupat e dy fëmijëve të mitur, të moshave 11 dhe 13 vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku në liqen për t’u larë ishin futur 6 fëmijë, por 2 prej tyre nuk kanë mundur të dalin dot. Dy të miturit janë nga zona e Vaqarrit, me të njëjtin mbiemër, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson si “maja e ajsbergut” situatën e shkaktuar dhe alarmin e krijuar nga përhapja e lisë së majmunit. “Ne nuk e dimë nëse ajo që po shohim është vetëm maja e ajsbergut”, tha Sylvie Brian, drejtore e përgatitjes globale për sëmundjet infektive. Vetëm javët e fundit janë identifikuar rreth 200 raste. Megjithatë, bazuar në rezultatet e para të testeve, virusi nuk duket se ka pësuar mutacion, që nga e mërkura, 219 raste ishin konfirmuar, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Sot, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë raportoi 98 raste, Britania 90 dhe…

Read More

Në një kohë që PD do të votojë nesër kandidatët për Kryesinë e re të saj, Luzim Basha vijon takimet.Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, ai është fotografuar ditën e sotme në një takim me demokratë.Që nga dorëheqja e tij, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh në qytete të ndryshme. Mbetet ende e paqartë nëse Basha po mendon krijimin e një partie të re apo rikthimin në PD, ndërkohë që vetë ai nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me turin që ka nisur. / tirananews.al

Read More