Author: tirana

Teksa lufta në Ukrainë po zhvillohet në muajin e tretë, ngjarjet e tmerrshme, sulmet dhe bombardimet kanë ndikuar jo vetëm tek të rriturit, por edhe te fëmijët. Një djalosh 6-vjeçar, i identifikuar nga The Guardian si Valentyn, ka pozuar në një llogore së bashku me shokun e tij Andrii. Djemtë kanë hapur një llogore në post-bllokun e improvizuar në fshatin e tyre pranë një kalimi në Stoyanka. Dy djemtë janë bërë të njohur për të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët kalojnë në këtë zonë.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar vonesën e pagesave të bujqve nga tregtarët. Në një postim në “Facebook”, Braçe ngre shqetësimin, duke thënë se bujqve u vonohen me muaj paratë e prodhimeve bujqësore. Madje, sipas tij, ka nga ata tregtarë, të cilët kanë deri në 2 milionë euro pa u paguar bujqve. Postimi: ESHTE SKLLAVERIM! VONESA ME MUAJ E PARAVE PER BUJQIT ESHTE TMERR! Eshte hall i madh per cdo bujk qe parate e prodhimeve bujqesore te vonohen 3, 4, 5, 6 e me shume muaj. Mendoheni, te mbjellesh, te sherbesh, rritesh, pjekesh, vjelesh, shesesh proshimet e tua…

Read More

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, kanë dalë në media dhe emrat e kandidatëve për nënkryetar të PD-së. Burimet për mediat bëjnë me dije se kandidatë për nënkryetar të Partisë Demokratike janë deputetët Agron Shehaj, Oerd Bylukbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Oerd Bylykbashi e pranoi kandidimin për nënkryetar që mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv. Sipas statutit të PD, është kryetari ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.

Read More

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të zhvillojë një seri takimesh me lidershipin shtetëror serb, mes tyre edhe me presidentin Aleksandër Vuçiç. Takimet do të mbahen në kuadër të vizitës së tij në Beograd dhe në tavolinë pritet të jenë të gjitha temat e ndezura, nga ngjarjet në Ukrainë te qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj krize, përmes situatës në rajon dhe bashkëpunimit ekonomik. Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, të cilat thonë se kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe vjen në një…

Read More

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë. Ka qenë vetë futbollisti ai që ka ndarë më ndjekësit e tij disa pamje nga ceremonia. Përmes një postimi të publikuar llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Hadërgjonaj shkruan: “Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”. Hadërgjonaj shihet i veshur me një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij, Dorina Podrimja ka veshur një fustan të bardhë, shoqëruar me aksesorë. View this post on Instagram A post shared by Florent Hadergjonaj (@florenthadergjonaj)

Read More

E premtja në Tiranë do të jetë  e mbushur me plot aktivitete kulturore. Ditën e sotme në orën 21:45 grupi i njohur nga Kosova “Fisnikët” pritet të mbushë sheshin “Skënderbej” me dashamirës të muzikës së rrokut. Më herët, në shesh do të performojë grupi “Lynx”. Për ata që janë më të rinj, tek Reja do të sjellë hitet më të mira këngëtarja Kejsi me bandën e saj, ndërsa për të apasionuarit pas muzikës elektronike, do të kenë mundësi të shijojnë muzikën e Dj. Sec.

Read More

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar vendimin për të ulur mesataren e pranimit të studentëve në degët e mësuesisë, nga 7.5 në 6.5. Për Dukën, shoqëria ndodhet në një rreth vicioz, ku kemi mësues të dobët që nxjerrin nxënës të dobët, të cilët më pas bëhen mësues të dobët. Sipas tij, qeveria e ka për detyrë të bëjë profesionin e mësuesit dinjitoz, të respektuar dhe autoritar. Postimi i plotë: Mësuesit duhet ti kthejmë dinjitetin dhe autoritetin, jo mesataren! Kam ndjekur me vëmendje debatin publik këto dy ditët e fundit, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të…

Read More

Mbingarkesa dhe stresi i tejzgjatur gjatë pandemisë së Covid duket se ka ccuar mjekët shqiptarë drejt ezaurimit. 62% e mjekëve të urgjencës në 89 shtete të pyetur nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë së Urgjencës kanë shfaqur të paktën një prej shenjave të “bournout”. Shifrat në Shqipëri janë dhe më të larta. “Përgjigjet nga Shqipëria e rendisin atë në shifra të larta si Portugalia, Italia, Turqia, por mbi mesataren europiane. Rreth 70% e të pyeturve kanë referuar një simptomë të sindromit “bournout”.” Sindromën e “bournout” sipas studimit po e shfaqin më shumë profesionistët e rinj në shërbimet e urgjencës. Prej vitit 2015…

Read More

Një ndërtesë në qendër të Selanikut në Greqi është përfshirë nga zjarri këtë të premte. Brenda në objekt ndodheshin 44 persona, të cilët u shpëtuan nga shërbimet zjarrfikëse. Mes tyre kishte dhe fëmijë. “Të gjithë janë mirë dhe për momentin po kërkojmë pjesën tjetër të pallatit për të parë nëse ka ndonjë person tjetër”, tha shefi i zjarrfikëses. Shtatë persona janë transportuar në spital për të marrë shërbim mjekësor, pasi kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Read More

Një magazinë në fshatin Burimas të Bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Burime për tirananeës bëjnë me dije se në të ishin të magazinuara kuti kartoni për mbajtjen e frutave, mollëve. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme në njerëz. Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës, e cila ishte ngjitur me magazinën.

Read More

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit, pasi e dhunuan, e filmuan dhe videon e shpërndanë në rrjete sociale. Vjehrri dhe vjehrra gjetën të renë në shtëpi me një djalë tjetër, ndërsa e filmuan, e dhunuan dhe pamjet i publikuan në rrjete sociale, duke e thelluar edhe më shumë skandalin. 23-vjeçarja ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa disa herë ka qenë e strehuar tek Forumi i Gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar. Mësohet se vajza ka denoncuar edhe të atin dhe ka marrë urdhër mbrojtje edhe prej tij. Bashkëshorti ishte…

Read More