Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për Planin e Pastrimit Kombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga ky aksion në disa qytete të vendit. Kryeministri shprehet i bindur se do t’i jepet fund njëherë e mirë “kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin” “Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e…
Author: tirana
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrjedhjen e databazës së pagave të qytetarëve dhe institucioneve private dhe shtetërore, si dhe ka dërguar për gjykim katër persona. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat u bënë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas. Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve: 1.Eni Qirjako, E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal. 2.Andi Agaraj, I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit…
Drejtoria e Emergjencave në Vlorë u ka bërë thirrje 40 familjeve që banojnë në një pallat të vjetër në qytetin bregdetar që të largohen nga ndërtesa pasi rrezikon të shembet. Pallati parafabrikat ndodhet në lagjen “24 Maji”. Leja e ndërtimit që i është dhënë një familjeje në katin e parë të këtij pallati parafabrikat për të ndryshuar strukturën e apartamentit duke shembur muret e brendshme të betonit, ka sjellë dëme të mëdha. Në këto kushte, autoritetet në Vlorë u kanë kërkuar 40 familjeve të largohen menjëherë nga ndërtesa dhe bashkia u ka akorduar atyre bonos qiraje. Banorët të shqetësuar se…
Zona e Shirgjanit në Elbasan është prodhuesi kryesor i prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja ishte në një prej serave të zonës, prodhimet e të cilave fermerët i dërgojnë në pikën e grumbullimit e më pas eksportohen drejt vendeve europiane.Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan siguroi fermerët për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e qeverisë me qëllim shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e tyre.“Sfida më e madhe e njerëzimit…
Luana Vjollca mori vëmendje së fundmi me projektin e ri, Thuaje, përmes të cilit ka rrëfyer detaje nga jeta personale. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video, ku shfaqet nga makina dhe përshëndet njerëzit në rrugë duke iu thënë fjalë motivuese. “Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë”, kanë qenë disa nga fjalët me të cilat moderatorja iu është drejtuar njerëzve që ka takuar në rrugë. Kujtojmë që Luana rrëfeu pak ditë më parë, në episodin e radhës të “Thuaje”,…
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rezolutë për dënimin e masakrës dhe genocidit serb në Kosovë. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj mësohet se ka dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë këtë rezolutë e cila qe premtur më herët nga PD. Rezoluta e thekson dhe përdor termin “genocid” për dhunën e kryer nga forcat serbe në territorin e Kosovës. Ajo bazohet në raportin e Reporterit Special të OKB-së A/53/322 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dt. 11.09.1998, për vrasjet dhe ekzekutimet e banorëve shqiptarë në vendbanimet e tyre dhe numrin e madh të të dëbuarve;…
Moska dhe Kievi vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bisedimeve të paqes. Kremlinin shpesh ka fajësuar Kievin duke e akuzuar se është shkaku që negociata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk kanë përparuar. Gjithashtu Kremlini ka pretenduar se presidenti Ukrainës Volodymir Zelenksy vazhdimisht në daljet e tij bën deklarata kontradiktore.Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se deklaratat kontradiktore të liderit të Ukrainës, ka bërë që të mos kuptohet qartë se çfarë dëshiron pala ukrainase. Nga ana e tij Zelensky ka thënë se ka ende shumë gjëra për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin…
Nxirren nga kampi dhe riatdhesohen 4 gra dhe 9 fëmijë nga Siria gjatë një operacioni nga Antiterrori. Në zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar ka shkruar në Twitter.“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.
Një 11-vjeçare, Miah Cerrillo, që ishte në klasën ku Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, i mbijetoi masakrës së Uvalde duke u lyer me gjakun e një shoqeje të shkollës që po vdiste dhe duke u shtirur se kishte vdekur. Kështu ka rrëfyer familja e vajzës për shtypin vendas, duke shtuar se tani vajza është në gjendje shoku. Pasi Salvador Ramos hyri në klasën e saj dhe vrau shokët e klasës dhe mësuesit e saj, vajza sajoi një teknikë të mbijetesës: ajo u shtri mbi shoqen e saj në mënyrë që Ramos të mendonte se të dyja kishin…
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi pak ditë më parë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend. Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Burimet nga grupi i PD-së bëjnë të ditur se janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. “Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më…
Ylli i futbollit, Andy Carroll, është fotografuar me një bjonde – dy javë para dasmës së tij me Billi Muckloë, një prezantuese televizioni. Ish-sulmuesi i Anglisë, 33 vjeç, piu me Taylor Jane Ëilkey pasi fluturoi për në Dubai për të marrë pjesë në festën e të fejuarës së tij. Fotot e tij dhe Taylor Jane Ëilkey në një shtrat robdishanin e saj me emrin e personalizuar të futbollistit u bënë virale. Miqtë thanë: “Kjo është e turpshme me dasmën kaq afër.” Sulmuesi i prirur ndaj lëndimeve, u bashkua me bashkëshorten e ardhshme Billi Mucklow në Dubai javën e kaluar përpara…
Teksa komenton ngërçin e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri, analisti Lorenc Vangjeli pohon në studion e Abc Live se kryeministrit i duhet një person që nuk do të ketë mjetet e kontrollit si presidenti aktual Ilir Meta. Edhe pse Rama e ka të qartë se çfarë kërkon nga figura e presidentit të ri, Vangjeli thotë se kryeministri nuk ka vendosur akoma se cili do të jetë personi që do plotësojë kriteret që Rama kërkon nga presidenti i ri. “Do doja të kishim një president që do të kishte konsesusin e gjithë ekuilibrave. Do kalojmë në raundin e katërt…