Author: tirana

Një sondazh i ri, i kryer në vendet europiane, zbulon se 79% e tyre kanë mendim negativ për shoferët e tjerë nëpër rrugët e qyteteve të tyre, por sigurisht, 97% mendojnë se vetë janë shoferë të mirë. Studimi u realizua nga kompania Ipsos, me 12400 shtetas të vendeve europiane, në mars 2002, për llogari të “Vinci Autoroutes”, firmës që administron autostradat franceze. 42% e polakëve thanë se në vendin e tyre ngarja e makinës bëhet nën moton “secili për vete”. Të njëjtin perceptim për veten e kishin vetëm 7% e spanjollëve. Ndërkohë, 25% e britanikëve pretendojnë se kur janë në…

Read More

Armando Broja kaloi një sezon të mirë me Southampton. Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, ku ka shënuar dhe ka performuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, edhe pse në muajt e fundit ai “u zhduk”. Gjithësesi, për të ka shumë ekipe të interesuara dhe Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro. Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi…

Read More

Të hënën Kuvendi do të mblidhet për të ezauruar raundin e tretë të votimit për presidentin e republikës, ndërkohë që grupi i Alibeajt deklaroi dje se nuk do të propozojë asnjë emër kandidati duke e djegur edhe këtë raund njëjtë si dy raundet e tjera. Lidhur me këtë temë, Roland Bejko anëtar i PD tha se grupi i Alibeaj, ka çuar tashmë disa terma të marrëveshjes, dhe nëse do të pranohen nga grupi i Ballës, do të dërgohen së shpejti edhe emrat për kandidatë. Ai tha për MCN se deklarata e sotme e Berishës për Gazmend Bardhin është e poshtër,…

Read More

Britania po përballet me vonesa të pashpjegueshme ndaj familjarëve dhe pushuesve për të dalë nga vendi. Mungesa e stafit ka krijuar radhë të gjata pritjeje në aeroportet dhe portet e vendit. Linja ajrore easyJet ishte nga më të prekurat me qindra fluturime të anulluara teksa argumentonte se ‘nuk po punësonte dot staf të mjaftueshëm prej rregullave strikte të tregut të punës” apo prej faktit se “kishte më shumë vende pune sesa punë-kërkues”, sipas të përditshmes Daily Mail. Për të përkeqësuar problemet shërbeu dhe një bllokim elektronik i rrjetit të kompanisë easyJet që bëri të anulloheshin sot 14 fluturime nga aeroporti…

Read More

Mbi 100 ushtarë kombëtare ruse janë shkarkuar nga puna, pasi nuk pranuan të luftonin kundër Ukrainës. Pushimi i tyre nga detyra doli në dritë pasi një gjykatë lokale ruse hodhi poshtë padinë e tyre kolektive që kundërshtoi shkarkimin. Sipas vendimit të gjykatës, padia u rrëzua, pasi gjyqtari përcaktoi se ushtarët ishin shkarkuar me të drejtë për “refuzimin e kryerjes së një detyre zyrtare” për të luftuar në Ukrainë. Që nga pushtimi i Moskës në Ukrainën fqinje, ushtria e saj thuhet se është rrënuar nga morali i dobët, me raporte të ushtarëve që pretendojnë se nuk e dinin se do të shkonin…

Read More

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Grupi i Rithemelimit ka lajmëruar ditën e sotme se në orën 20:00 do të mblidhet Komisioni për të miratuar propozimet e kandidaturave për Anëtarë të Kryesisë. Këto kandidatura për Kryesinë e Partisë Demokratike, do t’i paraqiten më pas nesër në orën 11:00 Këshillit Kombëtar për votim.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të pedagogut të Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra, si dhe policit Dritan Lelaj. Ky i fundit akuzohet se ka ofruar 4 mijë euro për një provim që do të bënte për të marrë gradën “Nënkomisar”, shumë e cila është pranuar nga pedagogu. Sipas SPAK, “është provuar tej dyshimit te arsyeshëm bazuar në prova se i pandehuri Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të pandehurit Qetësor Gurra, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë për përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e…

Read More

Apple thuhet se ka zgjedhur një furnizues të ri për kamerën e saj të përparme për ta bërë atë “të nivelit më të lartë”. Sipas mediave të huaja, furnizuesi koreano-jugor LG Innotek do të instalojë kamerën e re selfie në iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro të ardhshëm, sipas një raporti të së hënës nga ET News, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë. Veç kësaj, kamera e përparme do të vijë gjithashtu me një funksion të fokusimit automatik, thuhet në raport. iPhone 14 pritet të prezantohet në vjeshtë. Ai do të dalë me versionet iPhone 14, iPhone 14 Pro,…

Read More

Policia e Shkodrës ka zbuluar 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Forcat blu kanë bërë të mundur vënien në pranga të një punonjësi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtyre pajisjeve, një 21 vjeçar me inicialet J. M.. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Avalon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim…

Read More

Situata më e fundit globale me luftën në Ukraine po detyron edhe Shqipërinë që të shtojë flotën e saj të marinës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një ndjekjes së stërvitjes 2-ditore “Grupex-22” që u zhvillua në bregdetin shqiptar, deklaroi qeveria do të investojë në fushën e ushtarake. “Jemi në proces të identifikimit në mënyrat më të mira se si mund të kemi një përgjigje më të mirë të të gjitha nevojave për mirëmbajtje, por edhe siç e thashë të ndërtimit, blerjes së anijeve të tjera siç i kemi në objektivat e kapaciteteve”. Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Adnand Agastra…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kampi famëkeq i ISIS. Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve ka nisur para disa ditësh dhe është mbajtur sekret. Burimet për mediat bëjnë me dije se shqiptarët e riatdhesuar janë nga kampi “Roi” dhe se mes tyre dyshohet se është edhe gruaja e dytë e Genc Ballës, Almira Kastrati dhe dy fëmijët e saj. Kujtojmë se Genc Balla është i dënuar për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste dhe ndodhet në regjimin “41 bis”, në Burgun e Peqinit.

Read More