Author: tirana

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy të mitur u mbytën në liqenin e Prushit pasditen e kësaj të premteje. Mësohet se në liqen kanë qenë duke u larë disa fëmijë, katër prej të cilëve arritën që të dilnin nga uji; kurse për dy të miturit e tjerë, përkatësisht 11 dhe 13 vjeç, fundi ishte tragjik.  Polumbarët e Reneas ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po kërkojnë trupat e pajetë.

Read More

Dhimbja e shpinës që shfaqet gjatë natës zakonisht është rezultat i qëndrimit jo korrekt të trupit gjatë ditës ose gjatë gjumit. Këtu përfshihet edhe veshja e takave të larta ditën, ose përdorimi i një dysheku tepër të butë ose tepër të fortë gjatë natës. Megjithatë, dhimbja e papritur e shpinës gjatë natës mund të tregojë një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore. Shkaqet e mundshme të dhimbjes së shpinësDysheku i gabuar:Nëse ju dhemb shpina sa herë që çoheni natën, atëherë fajin e ka dysheku. Kur ai është tepër i butë ose shumë i fortë, dysheku mund të jetë shumë problematik…

Read More

Banorët e “Kodrës së Priftit” në kryeqytet kanë protestuar këtë të premte kundër shembjes së banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës. Në një prononcim për mediat, ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me vlerën e plotë. Ndaj, i drejtohen më një thirrje veçanërisht kryeministrit Edi Rama që të shkojë e ta shohë nga afër projektin dhe ta çojë atë aty ku ka qenë. “Ne kërkojmë nga qeveria që të shkojë projekti aty ku ka qenë, me qëllim që të ketë sa më pak probleme sociale, edhe ata që i zë të dëmshpërblehen me vlerën e plotë. Ne…

Read More

Si çdo të premte, në fund të muajit, edhe sot punonjësit e bashkisë Mat morën pjesë në aksionin e pastrimit të rrugës nacionale dhe lagjeve të brendshme të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj apelon për një vëmendje më të shtuar nga të gjithë qytetarët për mjedisin. “Secili nga ne duhet të japë kontributin e tij për pastrimin e ambientit. Mjedisi na përket dhe na prek të gjithëve! Faleminderit të gjithë vullnetarëve që na bashkohen në këtë nismë”, shkruan kryebashkiaku Malaj.

Read More

Dy të mitur janë mbytur pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Prushit në Tiranë. Bëhet fjalë për dy fëmijë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Polumbarët e Renea-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të pajetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka pritur në një takim Gjeneralin Tod Wolters. Sipas njoftimit të shpërndarë nga ambasada në rrjetin social Facebook, Wolters është takuar me marinsat që mbrojnë ambasadën e SHBA në vendin tonë. “Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë. Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi shprehet se zgjedhjet e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike, të cilat do të zhvillohen nesër, do të plotësojë këtë organ dhe do të shënojë dhe përfundimin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit. “Për momentin në një farë mënyre do të kompletohet dhe organi i dytë më i rëndësishëm i partisë që është Kryesia duke çuar në këtë mënyrë në përfundimin e mandatit të Rithemelimit, e cila ka mandat deri në formimin e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pastaj në një hap të dytë do të bëhen zgjedhjet për nënkryetarë, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarëve…

Read More

Tifozët italian dhe hollandez morën vëmendjen maksimalë të mediave shqiptare në ditët e fundit, jo vetëm për shkak të incidenteve që shkaktuan, por edhe si pasojë e natyrës së tyre. Nw rrjetet sociale nuk munguan dhe videot virale sikurse ishte puthja e dy gazetareve shqiptare. Gazetaret Glidona Daci dhe Ema Shazivari, të dyja protagoniste të këtyre momenteve virale shprehen se ndonëse këto momente do i kujtojnë përgjatë gjithë karrierës së tyre personale, janë ndjerë të fyera nga komentuesit shqiptarë. “Komente nga më fyese, arritën që përveç komenteve në faqe dhe TikTok, por dhe Instagramin tim. Ka patur një boom shumë…

Read More

Ankesa e këngëtares Shakira për një rast mashtrimi fiskal, është hedhur poshtë nga gjykata spanjolle. Këngëtarja kolumbiane akuzohet se i detyrohet shtetit spanjoll taksa prej 15 milionë dollarësh për të ardhurat që ka fituar nga 2012 deri në 2014. Rezidenca e Shakira-s është vënë në pikëpyetje pasi prokurorët argumentojnë se ajo jetonte në Spanjë, ndërsa rezidenca e saj zyrtare ishte në Bahamas në atë kohë,. Ligji spanjoll thotë se nëse një individ kalon më shumë se 183 ditë në vend, ai konsiderohet rezident i ligjshëm dhe përgjegjës për pagimin e taksave mbi të ardhurat e fituara ndërkombëtarisht. Ata që kalojnë…

Read More

“Dubai Porta Potty” vijon të bëjë jehonë edhe në Shqipëri, nisur nga fakti që shumë modele shqiptare deklarojnë se fundjavat e tyre I kalojnë në vendin arab.Ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili, e konsideroi në Neës 24 si “diçka të shpifur” si skandal. “Një gjë shumë e shpifur, nuk do e kisha bërë kurrë. Por nuk paragjykoj njeri çdokush ka të drejtë ta bëjë jetën ashtu siç do, kështu që është zgjedhja e personit që e ka bërë.”– u shpreh Fjorentina.Ndër të tjera ish-banorja e “Big Brother” bëri një krahasim mes brezave, ku sipas saj brezi i ri nuk është…

Read More

Gazment Bardhi i ka konsideruar shpifje akuzat e lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj tij për vrasjen e ndodhur në Elbasan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në përgjigjen e tij, Bardhi thekson se roli i tij në Elbasan ka qenë “dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën”. “Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD…

Read More

Gjithë media online u mbush me lajmin e qëndrimit të Ina Zhupës, e cila po aq sa mbështeti Lulzim Bashën, po aq mbështet edhe Sali Berishën. Në programin ‘Abc e Pasdites’ , ajo u shpreh se është munduar gjithmonë që zgjedhjet e saj politike të jenë parimore duke u lidhur me atë që i bën më shumë dobi Partisë Demokratike dhe demokratëve, jo me qëndrime individuale. “Pjesëmarrja ime në Kuvendin e datës 30 prill ishte totalisht e ndikuar nga ajo që ishin demokratët e bazës time, nevoja për bashkim, nevoja për të fituar zgjedhjet lokale, nevoja që shumicës së demokratëve…

Read More