Author: tirana

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi rolin e luajtur nga ish-Presidenti Bujar Nishani në postin më të lartë shtetëror, por edhe brenda PD. “Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, shkroi Basha në një status në Facebook. Pas ndarjes së madhe në PD, që kur Basha vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar sepse ishte shpallur…

Read More

Hoxha i njohur Ahmed Kalaja, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Ai thotë se Nishani është i pari president shqiptar që shkoi bashkë me familjen në vendet e shenjta islame. “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! “Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm” (Kur’an Enbija 34). I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”, shkruan Kalaja ndër të tjera. “Bujar Nishani ishte presidenti i parë shqiptar i cili në përfundim të mandatit si president, bashkë me…

Read More

Nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milionë lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot. Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive. Në momentin që nga prona do të fitohet më pak, atëherë vlera që do të paguhet në tatime është 13%. Por sërish këto të ardhura do të mblidhen me paratë që shitësi merr nga paga, biznesi apo burime…

Read More

sh-konkurrentja e “Love Story” Marinela, ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër moderatores Rudina Magjistari pasi sipas saj ajo nuk ka pranuar ta marrë në emision. Në një video live në rrjetin social Tik-Tok, Marinela ndau me ndjekësit e saj një histori të ndodhur para 3 vitesh. Sipas saj ajo kishte kërkuar që të shkonte në emsionin e Magjistarit dhe kjo e fundit nuk e ka pranuar. Por më vonë Marinela shprehet se pasi u bë pjesë e “Love Story” i ka ardhur një ftesë për të shkuar në emisionin “Rudina”, të cilën ajo e ka refuzuar. “Më ftoi Rudina Magjishtari.…

Read More

Një 40-vjeçar është dënuar me 15 vjet burg për tradhti ndaj Ukrainës pasi ka ndihmuar trupat ruse në Donetsk duke iu dhënë atyre informacion të rëndësishëm mbi lëvizjet e ushtrisë ukrainase.trupat ruse Ai u shpall fajtor pasi u verifikua që kishte siguruar informacion për rusët në lidhje me vendndodhjen e objekteve ushtarake ukrainase në qytetin e Kharkiv, të cilat më pas u bombarduan nga trupat ruse. 40-vjeçari u ndalua në Uzhhorod, afër kufirit me Sllovakinë, ku prokurorët thanë se ai kishte lëvizur për të kryer aktivitete të mëtejshme subversive.

Read More

Partia Socialiste është e vendosur që brenda qershorit t’i japë vendit një President të ri. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, anëtari i Kryesisë së PS, Erion Veliaj deklaroi se nëse PD nuk do të propozojë edhe në raundin e tretë një kandidat të sajin, atëherë PS ka gati listën me 10 burra dhe gra dinjitozë, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti I ri. “Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në familjen Kola në Fushë Arrëz. Sipas informacioneve, mësohet se nëna bashkë me dy vajzat humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Viktime te kësaj tragjedie kane mbetur Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç humbën jetën. Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe…

Read More

Dominim i Ferrarit në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monacos, pasi kohën më të shpejtë e regjistroi Charles Leclerc, i ndjekur nga Carlos Sainz. Ata lanë pas makinat e Red Bull Racing. Sergio Perez do të niset i treti, kurse kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen pas tij. Sa i takon Lewis Hamilton, britaniku do ta nisë garën nga vendi i tetë, pas Fernando Alonso dhe para Sebastian Vettel, dy kampionë bote në Formula 1.

Read More

Ministrat britanikë po planifikojnë një deportim masiv gjatë javës së ardhshme të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e bëri të ditur britanikja “Daily Mail”. Ky operacion, sipas saj, përfshin deri në 300 shtetas të huaj dhe besohet të jetë aksioni më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda 24 orëve. Fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme britanike nisen për në Kurdistan-in e Irakut, Shqipëri dhe Bangladesh të martën. Ata që po deportohen po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit Heathrow, ndërsa presin fluturimet, shkruan…

Read More