Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në një takim me kryebashkiaken Emirjana Sako dhe projektuesit e Lungomares në plazhin e Durrësit. Rama tha ndër të tjera se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik, teksa theksoi se do e bëjmë si në Vlorë. “Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet . Mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, për tu bërë si duhet. Duhet folur me pronarët e…
Author: tirana
Prej mbrëmjes së djeshme qytetarët në Bosnjë Hercegovinë nuk po gjejnë qetësi nga lëkundjet e herëpashershme të tërmetit që pasuan pas goditjes prej 5.8 ballësh të shkallës rihter. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe nga Instituti Hidrometeorologjik Republikan janë regjistruar edhe 30 lëkundje të tjera pasuese ku më i fuqishme ka qenë në orën 4:20 të mëngjesit të së shtunës, me një forcë prej 4.4 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit. Ndërkohë deri më tani nga tërmeti ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë lënduardisa të tjerë. Ky termet i rënë në Bosnjë është ndjerë në…
Roula Pispirigou, nëna greke që akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura, mbetet në paraburgim në burgun e Korydallos. Prokuroria ka prova se ajo vrau vajzën 9-vjeçare Georgina, ndërsa hetimet për vdekjen e Irisit dhe Malenës vazhdojnë. Sot 33-vjeçarja do të ketë një vizitë të jashtëzakonshme në burgun e Korydalos. Atje do ta vizitojnë nëna, motra dhe babai i saj. Sipas informacioneve të pelop.gr, e vetmja gjë që Roula Pispirigou i kërkoi familjes për ta çuar në burg janë fotot e tre fëmijëve të saj, Georgina, Malena dhe Iris. Sipas të njëjtave informacione, ajo mësohet se është…
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot më dt. 23 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në disa degë. Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit. Një sasi lëndë plasëse është vendosur në dyqanin e një efektivi të Shqiponjave”, në fshatin Katund i të Ri, Durrës. Në një prononcim për abcnews.al pronari i biznesit Hysen Gashi është shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ndër të tjera ai ka theksuar se zhurma ishte e fuqishme dhe ka shkaktuar shumë panik te familjarët e tij.“Nuk kam pas kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm,…
Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se ditën e sotme është planifikuar hapja e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve, sipas CNN. “Evakuimi i banorëve të Mariupolit për në Zaporizhzhia pritet të fillojë nga qendra tregtare ‘Port City’”. Nisja është planifikuar në orën 12:00 në itinerarin: Mariupol-Manhush-Berdiansk-Tokmak-Orikhiv-Zaporizhzhia.” Andriushchenko tha se civilët mund të largohen me mjetet e tyre private por vetëm gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të mund të hipin në autobus. Gjithashtu lajmin e bëri të ditur edhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cila shprehu mundësinë për hapjen e një korridori humanitar nga Mariupol. Zyrtarët…
Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për municion luftarak. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale G.D. 38 vjeç banues në fshatin Bukovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak. “Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari që i posedonte. Në vijim…
Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini janë çifti i dytë që u larguan nga edicioni i trete i “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave. Çifti tashmë kanë festuar dhe përmujorin e tyre të parë dhe duken se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme. Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i…
Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë Bosnjën ka shënuar një viktimë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila banonte në Stolaci dhe tavani i shtëpisë së saj ra, si pasojë e lëkundjeve të forta. Mediat boshnjake raportojnë se ajo u soll ne spital me plage të renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekut dhe reanimacionit të gjatë, humbi jetën. Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe një numër i madh qytetarësh. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë Kroaci, Maqedoni dhe Serbi. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 23:08 në zonën e Stolacit, me magnitudë 5.7…
Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar dhe dhunuar fizikisht dy punonjës të uniformave blu. Sipas policisë është ndaluar drejtuesi i mjetit, shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat. Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit A. S., 22 vjeç…
Pasagjeri i avionit i goditur nga Mike Tyson pasi ai vazhdonte t’i fliste “në vesh” ka punësuar një avokat. Ylli i boksit Tyson lëshoi një sërë grushtash mbi Melvin George Townsend pasi thuhet se i kishte hedhur një shishe në bordin e një aeroplani JetBlue. Një përfaqësues i boksierit të lindur në Brooklyn pretendon se veprimet e tij ishin reagim ndaj Townsend, i cili dyshohet se e kishte ngacmuar atë në aeroportin e San Franciskos. Por një padi mund të vijë në rrugën e Tyson-it pasi Townsend, gjoja një hajdut dhe mashtrues i dënuar, ka punësuar një avokat, raporton “TMZ”.…
Tre zyrtarë janë arrestuar në Komunën e Novëbërdës, meqenëse kanë marrë paga pa shkuar fare në punë. Sipas raportit të Policisë, ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Periudha kur ata dyshohet se e kanë kryer këtë vepër është nga 1 prilli i vitit 2019 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Pas intervistimit, ata janë dërguar në paraburgim./