Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter goditi mbrëmë pak para mesnate Bosnjën, ndërsa shënoi edhe një viktimë. Ndërkohë, një minutë para se të fillonin dridhjet e forta të tokës qytetarët boshnjakë morën një mesazh për atë që do të ndodhte. Për çfarë bëhet fjalë? Mediat boshnjake raportojnë për një sistem “ShakeAlert” i cili ka kohë që përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Android ka filluar të dërgojë paralajmërime për tërmete në Evropë.
Author: tirana
Të paktën 3 civilë kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të futen në lindjen industriale të vendit. Guvernatori Pavlo Kyrylenko në fjalën e tij ka fajësuar bombardimet ruse për vdekjen e “tre banorëve të tjerë paqësorë” në një qytet të vogël dhe dy fshatra. Ndër të tjera, Kyrylenko ka bërë me dije se rusët kishin hapur zjarr në 20 vendbanime në rajon dhe kishin shkatërruar ose dëmtuar 34 objekte të infrastrukturës civile. Gjithashtu të premten, zyra e prokurorit lokal në rajonin verilindor të…
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore, ku dhe herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do të fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi…
Mbrëmjen e kaluar, në fashtin Katund i ri, në orën 22:20 ka ndodhur një shpërthim, si pasojë e një sasie eksplozivi të vendosur në derën e dyqanit të efektivit të Policisë Hysen Gashi, 54 vjeç. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të pranishëm në objekt kur ka ndodhur shpërthimi. Lënda plasëse është hedhur në derën e jashtme ku ndodhet qepeni, raporton BW. Dyqani tregtonte ushqim për kafshët. “Shpërthimi është dëgjuar në gjithë fshatin Katund i Ri dhe më tej. Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se ka qenë një automjet që ka kaluar me shpejtësi dhe ka hedhur eksplozivin, me…
Ndonëse çmimet janë rritur me ritme të shpejta, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave të konsumit për një shportë mallrash, është ndër më të ulëtit në Evropë. INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 8%. Inflacioni në shtetet e Evropës është ndikuar ndjeshëm nga shtrenjtimi i energjisë dhe gazit, ndërsa në Shqipëri ndikimin kryesor në inflacion e luajnë çmimet e ushqimeve, për shkak të peshës së madhe që ato zënë në shpenzimet e një…
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal e quajti situatën në Mariupol “katastrofën më të madhe humanitare” që nga pushtimi i Rusisë dhe ndoshta katastrofa më e keqe e shekullit, pasi qyteti port juglindor përballet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse. Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington të premten, Shmyhal tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol, duke shtuar: “Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët”. Ai tha se trupat ruse po “shkatërrojnë absolutisht gjithçka”, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët. Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e stadiumit të ri të Kukësit për të uruar fundjavë të bukur. Rama shkruan se ky stadium është pasqyrë e fjalës së mbajtur. “MIRËMËNGJES 😊dhe me Stadiumin e Ri te Kukësit që sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e fjalës së mbajtur si edhe e respektit të vërtetë për komunitetin kuksian, ju uroj një fundjavë të bukur🙏”, shkruan Rama.
Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndje në shumë shtete të rajonit. Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:07 me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë. Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para. Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën. Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit dhe një viktimë është…
Sizmiologu i IGJEUM Edmond Dushi, në një lidhje telefonike për Klan News, thotë se tërmeti i fuqishëm në Bonje-Hercegovinë që u ndje edhe në vendin tonë, ka qenë goditja kryesore. Sipas tij, tërmeti është ndjerë në të gjitha vendet e Ballkanit. “Ka prekur vendet kufitare me vatrën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë por është ndjerë pothuajse në gjithë pjesën e Ballkanit, në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Magnitudë paraprake 6 e shkallës Rihter dhe jemi duke pritur akoma një version të fundit për magnitudën, por duket qartë që është një tërmet i cekët dhe për rrjedhojë ka shkaktuar dhe një ndjeshmëri…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fortë që ra në Bosnje, por që u ndje edhe në Shqipëri. “Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thellësia 10 km, 202 km nga Tirana. Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e kësaj të premteje Ballkanin. Epiqendra ka qenë në Sarajeve, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Shqipëri lëkundjet janë regjistruar në orën 21:07 me orën lokale dhe epiqendra ka qenë Bosnje Hercegovina, 10 km në jug perëndim të Mostarit dhe 202 km nga Tirana.
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth. Po ashtu mësohet se lëkundjet e termetit jane ndjere edhe ne Shkoder, Durrës, Berat. Lezhë dhe Vlorë.