A është e kualifikuar dhe e licencuar Pamela Hasanaj për shërbimet, që ofron në qendrën e saj estetike? Gazetarja e “Stop” i drejtohet përmes një emaili zyrtar “Urdhrit të Infermierit” si dhe “Urdhrit të Mjekut” dhe përgjigja ishte se Pamela nuk është e kualifikuar. Qytetarja: Ndjek dhe studimet për “Infermieri”. E kam të sigurtë, që duhet të jetë diku në vit të dytë. Nuk është as e licencuar për “Infermieri”. Po për “Mjekësi” jo e jo njëherë. Estetistja Pamela Hasanaj: Po, unë jam doktoresha! Qytetarja: Po për “Mjekësi” jo e jo njëherë! Pra, nuk i ka mbaruar studimet, që ta marrim të mirëfilltë,…
Author: tirana
Sazan Guri ishte i ftuar në studion e Arian Çanit. Ka shpallur kandidaturën për president dhe bisedën e nisi me shpjegimin e kuptimit të emrit të tij. “Sazan do të thotë shkëmb”, tha ai. “Unë guxoj, sepse këtë e kam një dhunti që ma ka dhënë zoti. Janë 40 komunitetet nga 300 deri ne 1 mijë veta që kanë thënë se ti profesor ke të drejtën të kandidosh për të qenë president. Unë do të arrijë të bëj diferencën”, tha Sazani. Mos ishte më mirë që ata që propozuan të bënin deklaratën e jo ti? Këtu nuk ka asgjë. Unë…
Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu njoftoi ditën e sotme se do të ndihmojë kryeqytetin ukrainas Kievin, me 8 milionë dollarë. Me një video-telefonatë me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko ai bëri me dije se donacioni përfshin 3 milionë dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milionë dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale. Kjo është hera e katërt që Tajvani dërgon ndihma për vendin e shkatërruar që nga fillimi i luftës. Wu tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por gjithashtu kërcënoi rendin ndërkombëtar dhe komunitetin demokratik. Klitschko e…
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën “Ali Shefqeti”. Sipas policisë ka ndërruar jetë F.K 51-vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Njoftimi i policisë: Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Këngëtarja Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju një vit më parë, për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë, duke shqetësuar fansat me postimet e fundit. Dafina publikoi në Instastory një foto të gjuri të saj, të mbështjellë me një ku shkruan: “Rikthehemi përsëri”- duke treguar edhe gishtin e mesit. Në një tjetër story të publikuar, ajo tregoi se po merr…
Një nismë e veçantë është ndërmarrë sot në Mat në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Kryebashkiaku Agron Malaj bën me dije se Bashkia Mat bashkë me Vizion OJF, Qendrën Traditë Art Libra dhe nxënësit e shkollave të ndryshme, mbollëm sot trëndafila, lule të shumëllojshme dhe pemë dekorative në lagjet e qytetit. “Me Vizion OJF, Qendrën Traditë Art Libra dhe nxënësit e shkollave të ndryshme, sot mbollëm trëndafila, lule të shumëllojshme dhe pemë dekorative në lagjet e qytetit. Jo vetëm kaq, por vijuam nismën e kthyer në traditë tashmë për pastrimin e qytetit. Ne duhet ta duam tokën që ajo…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes në Lushnje. Mjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 B ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi, Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmë mjekësore.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, së bashku me kreun e PR, Fatmir Mediu gjatë kësaj jave takuan kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla për sa i përket negociatave për Presidentin. Duka sqaroi se nëse opozita do të marrë pjesë në konsultime, do të shkojë me emra konkretë. Xhokaxhi: Nëse Berisha nuk lejon përfaqësi nga PD në këto negociata, si do veprohet. Do t’i bashkangjiteni Alibeajt dhe atyre që do zgjedhë Alibeaj? Duka: Në grupin tonë ka njerëz me integritet dhe për një situatë të tillë duhet të mblidhemi dhe të vendosim. Nëse më pyet mua, do thosha që me…
Ish-kreu i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, ka dalë kundër kryetarit të sapozgjedhur të kësaj dege, Altin Kallapodhit, pasi thotë se zgjedhjet që organizoi Komisioni i Rithemelimit janë në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se Gjykata e Apelit pranoi ankimimin e enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Agron Zhukrit që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit, ndaj duhet pritur vednimi i kësaj Gjykate. Postimi i Hari Imerit: TE NDERUAR DEMOKRATE DHE DEMOKRAT ! Me poshte po ju paraqesim njoftimin mbi vendimin e Gjykates e cila ka pranuar ankimimin e Partise Demokratike kunder vendimit te Agron Zhukrit per regjistrimin e vendimit per…
Nuk ndalen zjarret në territorin e Bashkisë Vlorë. Ullishtet në zonën midis fshatit Mifol dhe fshatit Trevllazër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje. Një automjet zjarrfikës njoftuar nga banorë të zonës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe efektivët po luftojnë për lokalizimin e tyre. Mësohet se janë dhjetëra rrënjë ullinj shumëvjeçarë të djegur. Ndërkohë, në mesditë, një transformator mori zjarr në zonën pranë Radhimës. Favorizuar nga era e fortë, flakët dogjën sipërfaqe me shkurre e kullota.
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos thotë se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare. Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore. “Ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga…