Author: tirana

Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba inspektuan punimet në këtë rrugë që do të lidhë gjithë zonën me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se një investim i tillë është treguesi më i qartë i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm brenda qytetit, por dhe në zonat rurale. “Ta gëzoni rrugën e cila është drejt përfundimit. Eshtë një rrugë që i vjen në ndihmë komunitetit këtu. Një…

Read More

Gazeta italiane shkruan se lufta që ka nisur Putin në Ukrainë, ka nxjerr në pah armiqtë e tij në Perëndim, megjithatë ka zbuluar edhe ata që në një mënyrë pak a shumë të fshehtë e simpatizojnë Putinin dhe janë të gatshëm që ta marrin Putinin si një model që duhet ndjekur. Këtu përmendin veprimet e presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan në Kurdistan, ato të presidentit kinez Xi Jingping në Tajvan, dhe kërcënimet që Aleksander Vuçiq ia ka bërë Kosovës. Gazeta italiane teksa e përmend Vuçiqin, i referohet si “fans” i Vladimir Putinit. “Me pakë fjalë, duket se shumë Putin…

Read More

Këshilltari presidencial i Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse po përpiqen të kryejnë operacione për të sulmuar uzinën e Azovstal. Kjo fabrikë që ndodhet pranë detit Azov është batoni i fundit i ukarinasve. Në të ndodhen të strehuar rreth 1 mijë civilë. Ata janë aty prej javësh, ndërsa rusët rrethuan qytetin. Në fabrikë ndodhen të strehuar po ashtu edhe trupat e fundit ukrainas. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Këtë javë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut. Mariupoli është…

Read More

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) do të detyrohet të ndërmarrë sot një manovër evazive të paplanifikuar për të shmangur përplasjen me objekte hapësinore. “Motorët e anijes kozmike ‘Progress MS-18’ do të ndizen në orën 16:30 (13:30 GMT)”, tha agjencia ruse e hapësirës ”Roscosmos”. Anija e ngarkesave është ankoruar në stacion. Kjo do të bëjë që ISS të përshpejtohet me një shpejtësi prej një metër në sekondë dhe ta zhvendosë atë 1,8 kilometra më lart. ”Pas korrigjimit, ISS do të fluturojë në një lartësi prej 414 kilometrash mbi Tokë”, sipas ”Roscosmos”. Lartësia maksimale e stacionit hapësinor është pak më shumë se…

Read More

Qyteti i Kukësit është përfshirë një atmosferë festive këtë fundjavë. E shtuna do të jetë një ditë e shumëpritur për kuksianët, klubin e Kukësit, por edhe për futbollin shqiptar. Pas më shumë se dy vitesh tashmë shtëpia e re e futbollit kuksian, “Kukësi Arena” është gati dhe do të hapë dyert për klubin dhe futbolldashësit. Impianti më i ri modern i futbollit shqiptar ka përfunduar dhe do të presë këtë të shtunën ndeshjen e “Abissnet Superiore” midis Kukësit dhe Laçit, që starton në ora 20:00. Tashmë kemi edhe një tjetër vepër madhore infrastrukturore të futbollit shqiptar, i ndërtuar falë një…

Read More

Prokurori Hysni Mulaj i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu. Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e të premtes Ballkanin, ku lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Disa prej vipave shqiptarë kanë reaguar nëpërmjet ‘InstaStoryt’ e tyre në lidhje me lëkundjet e forta që u ndjenë edhe në Tiranë. Midis tyre ishte dhe aktori i humorit, Donald Veshaj i cili bëri një batutë duke shkruajtur “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?” Pas këtij shkrimi ka ardhur dhe një video ‘funny’ në ‘Tik Tok’ e aktorit i cili ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe-…

Read More

Hidhte në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në prangat e policisë 23-vjeçari. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Klaudio Bleda, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe vendimin e gjykatës për ankimimin e Alibeajt. Berisha tha se ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Sa i përket ambasadores, ai deklaroi se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve. “Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas votimit për kreun e degës 2 në qytet. Berisha tha se kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ai deklaroi se demokratët firmosin me votën e tyre opozitën e vërtetë. “Dua të uroj nga zemra çdo demokrat dhe demokrate të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në PD, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më…

Read More