Author: tirana

Regjistrohen përsëri raste të pakta infektimesh me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer: 1442 testime, ku kanë rezultuar 54 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.MSHMS apelon…

Read More

Forcat ruse kryen disa sulme në qytetin port jugor të Ukrainës, Odesën, duke e bombarduar atë me të paktën 6 raketa. Ky akt i ushtarëve rusë është dënuar me forcë nga zyrtarët ukrainas, me një zyrtar që i denoncoi ato si “dhurata të Pashkëve nga Putin”. Nga këto sulme mbetën të vrarë të paktën tre persona. “Banorët e qytetit dëgjuan shpërthimet në lagje të ndryshme të qytetit. Këto ishin sulmet me raketa si dhe puna e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore,” tha një këshilltar i ministrit të punëve të brëndshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko. Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm ukrainas,…

Read More

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ende përflitet në mediat rozë. Lidhja brenda shtëpisë së Big Brother Vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj duket se e ktheu atë në qëndër të vëmendjes. Pas mbarimit të formatit, mori fund edhe marrëdhënia mes tyre. Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar foto apo video që shpeshherë aludohen se janë dedikime për ish-të dashurin e saj, Donaldin. Së fundmi, këngëtarja nga Kosova ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instgram teksa shkruan se ‘’është ndjesia më e mirë kur shikons e gjërat më në fund po shkojnë në…

Read More

Sipas asaj që raporton “la repubblica”, nënsekretarja e shtetit për çështjet politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland ka deklaruar se nuk e përjashton aspak mundësinë që Rusia të vejë në përdorim armët e saj bërthamore në Ukrainë. “Askush nuk mund të përjashtojë mundësinë e një sulmi bërthamor. Për shkak se Vladimir Putin ka urdhëruar tashmë krime të tmerrshme dhe brutale, gjithçka mund të ndodhë. Mund të përdoren lloje të ndryshme armësh katastrofike”, tha nënsekretarja. Po ashtu, Nuland u shpreh se SHBA-të po përpiqen ta bëjnë Kremlinin të reflektojë se një hipotezë e tillë “do të ishte katastrofike…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet tashmë prej disa ditësh nnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Pas një sërë vizitave në Departamentin Amerikan të SHtetit si dhe institucione të tjera, Gjekmarkaj u prit në një takim edhe nga Kongresmeni amerikan Robert B.Anderholt, i cili njihet si një dashamirës i Shqipërisë. Në një postimin në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se gjatë këtij takimi me kongresmenin shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për…

Read More

Supersfida e sotme mes Arsenal dhe Manchester United e cila u luajt në “Emirates” përfundoi me fitoren e toçinjëve me rezultatin 3-1. Skuadra londioneze kaloi në avantazh që në minutën e 3-të të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Ndërkohë në të 28-ën, Nketiah dyfishoi shifrat por më pas u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Por pak më vonë, në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, C.Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët ku…

Read More

Këtëtë shtunë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua në Itali së pari me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes”, e cila i’u dha nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë. Po ashtu, Kreu i Shtetit u vlerësua edhe me Titullin e lartë  “Senator Akademik Nderi” me motivacionin: “Për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kontributin faktik, kulturor e social, për realizimin e idealeve dhe qëllimeve, në shkëmbimin e vlerave të paqes” Në sallën e Bashkisë së Anagni, në prani të Zëvendëspresidentit të Senatit italian, Roberto Calderoli; Prefektit të Doktrinës së Besimit dhe përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit…

Read More

Para pak ditësh, Crisiano Ronaldo dhe familja e tij pësuan një tragjedi pasi humbën foshnjën e tyre. Bashkëshortja e yllit portugez, Georgina Rodriguez ishte në pritje të dy binjakëve, por fatkeqësisht tashmë është në jetë vetëm vajza, pasi djali nuk mundi të mbijetojë. Megjithatë, pas humbjes së sfidës me Liverpool ku nuk mund të ishte prezent, CR7 u rikthye menjëherë në dispozicion të Man.United për transfertën që “djajtë e kuq” po luajnë në këto momente kundër Arsenal. “Topçinjtë” realizuan dy gola të shpejtë brenda 32 minutash, por dy minuta më pas, C.Ronlado ngushtojë shifrat. 5 herv fituesi i “Topit të…

Read More

Një shkrim nga Paul Kirby, “BBC” Dy kandidatët që po luftojnë për presidencën franceze kanë filluar sulmet e ashpra kundër njëri-tjetrit në një përpjekje përfundimtare për të fituar mbështetjen e milionave votuesve të pavendosur përpara zgjedhjeve të së dielës. Emmanuel Macron synon të bëhet presidenti i parë në detyrë që fiton një mandat të dytë në 20 vite. Macron është në krye të sondazheve deri më tani, por partia e djathtë ekstreme e Le Pen nuk ka qenë kurrë kaq afër pushtetit. “Macron apo Franca” Problemi kryesor në këto zgjedhje ka qenë rritja e kostos së jetesës, nga faturat e energjisë…

Read More

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë :• 220 Lekë/litri për gazoilin;• 200 Lekë/litri për benzinën;• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 21-vjeçar, i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë teksa policët rrugorë ishin duke kryer kontrolle rutinë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Teksa i bën testin e drogës, një 21-vjeçar rezultoi pozitiv duke bërë që të dërgonin në komisariat. Njoftimi i plotë Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave…

Read More

Ukraina është një skenë krimi dhe rusët përgjegjës për kryerjen e akteve të “tmerrit”. Këta të fundit mund të përballen me gjyqe të krimeve të luftës, si të Nurembergut, thotë ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara. Komentet e Dame Barbara Woodward vijnë përpara një takimi javën e ardhshme, në të cilin Karim Khan QC, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, do të paraqesë gjetjet e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar dezinformimin rus, raporton The Times. Ëoodëard, 60 vjeç, i cili është gjithashtu president i këshillit, shpreson të sinjalizojë se autorët e mizorive do…

Read More