Këtë të shtunë, Policia në Uusimaa të Finlandës njoftoi se kishte goditur një rrjet të madh të trafikimit të drogës, duke shkatërruar një bandë e cila sipas raportimeve, njihej me emrin “Mantaqa”. Mediat e huaja bëjnë me dije se droga trafikohej nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas, nëpërmjet postës përfundonte në Finlandë. Mikko Minkkinen , kryeinspektor i policisë tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rrugore rreth 700 mijë euro. Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë. Hetuesit thanë se…
Author: tirana
Presidenti Amerikan, Joe Biden ka habitur sërish të gjithë me veprimin e bërë. Teksa mbaroi fjalimin e tij në Seattle, Uashington, ai është kthyer sërish duke tentuar që të shtrëngojë duart me të pranishmit nga pas, po aty s’ka qenë askush. Kjo nuk është hera e parë që Biden bën diçka të tillë. Më herët, ai ka bërë të njëjtën gjë në Karolinën e Veriut. Mos ndoshta, presidenti amerikan shikon fantazma?
Sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në “Kukësi Arena”, impiantin më të ri në Shqipëri, ku vendasit e rikthyer më në fund në shtëpinë e tyre do të ndeshen përballë Laçit kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi si verilindorët ashtu edhe kurbinasit luftojnë për vendin e dytë në kampionat. Kukësi gjithashtu ka një arsye më shumë për të fituar, për të inaguruar me sukses stadiumin e ri para tifozave të tyre. Ndërkohë, tranjeri Longo do të duhet t’ia dale…
Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në degët e Partisë Demokratike në Poliçan, Kolonjë dhe Dimal. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave. Ndërkohë në Kolonjë, kryetar u shpall Viktor Avni Duro me 61% të votave. Ndërsa në Dimal, kryetar i degës së PD u zgjodh Bujar Dhembo, me 127 vota.
Deputeti demokrat dhe njëheresh anëtar i grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka qënë sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ndër të tjera ka komentuar edhe incidentin e ndodhur në parlament mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Këlliçi theksoi se gjatë mbledhjes që kishin patur të enjten në mëngjes, Alibeaj provokonte Berishën dhe të tjerët, ndërsa tha se nga ana e Alibeajt duhet të tregohej më shumë respekt për ish-kryeministrin, së pari për moshën, por edhe për faktin që ai e bëri atë ministër, “Një moment që pati një lloj shkëndije që në mengjës.…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Kjo Javë” në televizionin News24, Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ka folur për situatën me me çmimet në vendin tonë dhe krizën aktuale ekonomike. Ndërkohë, teksa u pyet nga moderatorja Nisida Tufa nëse e ndjen edhe ajo rritjen e çmimeve, ministrja Balluku tha se edhe ajo është një qytetare si gjithë të tjerët, i bën pazaret vetë dhe kjo rritje është reflektuar padyshim dhe tek ajo. Rritja e naftës Padyshim që qeveria e mbështet tregun e lirë. Ne kemi ndërtuar një treg të lirë dhe nuk ndërhyjmë. Po presim të mbarojë kjo periudhë…
Kohëve të fundit ka patur një sërë përplasjesh mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky I fundit jo pak here e ka sulmuar kryediplomaten e SHBA-ve në Tiranë. Madje jo më larg se dje, Berisha e akuzoi Kim se kjo e fundit ka ndërhyrë në procesin e drejtësisë, lidhur me pranimin e ankimimit të bërë ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, nga Enkelejd Alibeaj. Gjithashtu, në reagimin e djeshëm, Berisha i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të reagojë lidhur më qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Kim. Ndërkaq, DASH ka reaguar sot për “Top News”,…
Është gati e pamundur që aty ku ka drogë, të mos ketë shqiptarë. Mesa bëjnë me dije mediat e huaja, “bosi” i kokainës Daniel Joseph Kinahan ka bashkëpunuar ngushtë me një shqiptar, për të bërë të mundur transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latine në Bashkimin Evropian. Madje përveç shqiptarit, Kinahan bashkëpunonte edhe me shefin e një bande serbe. Të dy përkrahësit e “perandorit” irlandez të drogës lidhen me bandat e tjera për t’u siguruar që “e bardha” të kalojë përmes porteve përpara se të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe gjetkë. Ndërkohë, mësohet se Shtetet e Bashkuara…
Ndoshta për shumë nga ju nuk janë emra të njohur, por Victor Vazquez dhe Juanjo Clausi ishin 2 lojtarë të mrekullueshëm të cilët luanin në akademinë e Barcelonës së bashku me Lionel Messin. Madje, ata mbaheshin si mjeshtra të faulleve. Si ç’thotë edhe një nxënës tjetër i La Masia, Roger Giribe, Vazquez dhe Clausi shpesh shënonin nga gjuajtjet e lira dhe Messi pothuajse kurrë nuk e bëri këtë. “Mbaj mend që Leo dhe Victor ishin lojtarët tanë më të mirë me një diferencë të madhe,” kujton Cesc Fabregas. Ndonjëherë ata filluan të ndaheshin qëllimisht me njëri-tjetrin. Nëse njëri shënonte katër,…
Në orën 18:00 pritet të fillojë ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A, Inter-Roma. Të dyja skuadrat duhet të luftojnë për të marrë 3 pikët pasi në këtë fazë të sezonit nuk ka vend për gabime. Nga njëra anë zikaltërit synojnë titullin kampion, ndërsa Roma e Mourinho-s lufton për një vend në Champions League. Formaconet zyrtare:
2 gjeneralë të tjerë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë ndërsa një i tretë po lufton me jetën në spital, teksa ndodhet në gjëndje kritike. Kështu, ushtria e Vladimir Putinit vazhdon dita-ditës të pësojë humbje të mëdha. Burime zyrtare nga Kievi bëjnë me dije se dy gjeneralët janë eliminuar pranë Kherosnit, një qytet i pushtuar nga rusët tashmë. Sakaq, thuhet gjithashtu se një gjeneral i tretë ndodhet në një gjëndje mjaft të rëndë për shkak të plagëve të shumta të marra në trup.
Prej ditësh qarkullojnë shumë thashetheme se ish-çifti i njohur i ShowBizz-it shqiptar, Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar sërish me njëri-tjetrin. Zërat për këtë pretendim u përhapën pas disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku ata shfaqeshin herë veshur me të njëjtin jelek jeshil e një herë tjetër me të njëjtat çizme. Madje, jo vetëm kaq pasi ata së fundmi shpërndanë edhe foto të së njëjtës çantë dhe të së njëjtës valixhe. Të gjithë fansat e tyre janë bërë shumë kurioz për atë që shumë janë ata që shpresojnë për një ribashkim të tyre. Por në fakt, si qëndron e vërteta?…