Author: tirana

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ tha se Ilir Meta është personi i vetëm në këto 30 vite që është sulmuar aq shumë politikisht dhe ia ka dalë të fitojë të gjitha betejat ligjore. Djegia e mandateve, për të cilën Kryemadhi është kritikuar nga Meta publikisht, ajo tha se vjen për shkak të shoqërisë maskiliste, që gjithmonë fajin duhet ta ketë gruaja. Sipas Kryemadhit edhe te çështja e Dritan Priftit, Rama ishte ideatori. “Sot Edi Rama dosjet e fasadave kur ka qenë ministër Kulture i ka atje. Pra dosja e fasadave të ministrive që…

Read More

Qendra ciklonike e pozicionuar në gadishullin Apenin, po zhvendoset drejt brigjeve të Adriatikut. Kjo do të sjellë stuhi dhe erë të fortë. Moti i keq ka goditur fillimisht pjesën e veri-perëndimit të vendit dhe në orët në vazhdim do të prekë të gjithë veriun për të zbritur nesër në Shqipërinë e mesme. Të hënën reshjet do të fillojnë që të largohen nga territori ynë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me…

Read More

Nga shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi kanë lançuar programin e ri, i cili do të bëjë të mundur kryerjen e depistimin dhe trajtimit të dhëmbëve falas për fëmijët e shkollave. Në fjalën e saj, Manastirliu tha se ky program do të pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. “Fëmijët janë të parët në politikat tona, ndaj po vijojmë të investojmë për programe që i shërbejnë shëndetit të fëmijëve dhe mirërritjes së tyre. Sot jemi të…

Read More

Arbana Osmani njoftoi ditën e sotme se po përgatiste diçka. Ndërsa pak minuta më parë, Arbana ka publikuar disa foto nga vendi i xhirimit ku shfaqet e veshur me kostum në ngjyrë të zi ajo dhe Edi. Ndonëse ky moment ka ngjallur shumë kureshtje, moderatorja nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Ndonëse projekti mund të ketë lidhje me filmin që Eduarti ka realizuar, ndjekësve do u duhet të presin për të kuptuar se çfarë po gatuhet. Megjithatë Grishaj ka ndarë disa postime nga studio duke pohuar se tashmë po merret me projektin e tij kinematografik.

Read More

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka deklaruar sot se synon që të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë. Ai ka deklaruar se do që të flasë me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky-n me shpresën se mund t’i binde për një takim në Turqi me synim përfundimin e luftës. Turqia , anëtare e NATO –s që ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues. Aty janë pritur bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe ndërmjet…

Read More

PD duket se po drejtohet me vendime gjykatash, ku thelb janë përplasjet sa i përket statuteve të partisë të miratuara gjatë kuvendeve të 11 dhjetorit nga mbështetësit e Berishës dhe 18 dhjetorit nga mbeshtësit e Bashës. Sëfundmi, Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar marrjen në shqyrtim të ankesës së Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të mëparshëm që njihte Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë si edhe përjashtimin e nënkryetarëve të PD-së dhe strukturave të tjera drejtuese. Në ankesën dërguar gjykatës, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese. Tashmë beteja do…

Read More

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur kompaninë mëmë të Google, Alphabet Inc pasi nuk mundi që të hiqte “video me përmbajtje të diskutueshme.” Gjigantit të teknologjisë amerikane iu komunikuan dy gjoba në shumën totale prej 11 milionë rubla (135,000 dollarë) për “shkelje administrative”. Gjykata e Qarkut Tagansky në Moskë tha se kompania kishte shpërndarë të dhëna të pasakta në lidhje me humbjet e trupave ruse dhe viktimat civile në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve TASS. Një nga videot thuhej se tregonte një bisedë telefonike midis ushtarëve rusë dhe të afërmve të tyre në shtëpi. Trupat thuhet se ankoheshin për viktima në…

Read More

Pas akuzave të bëra pak orë më parë nga ish-kryeministri SaliBerisha, i cili tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike, kjo e fundit ka reaguar duke i’u kundërpërgjigjur Berishës. Kim tha se Shba thjesht ka inkurajuar gjyqtarët dhe prokurorët që të bëjnë punën e tyre përtej kërcënimeve, si dhe garantoi që SHtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit. Reagimi i plotë i Yuri Kim: Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që…

Read More

Thuhet se javën e ardhshme, familja e futbollistit Kylian Mbappe do të udhëtojë në Madrid për t’u takuar me drejtuesit e Realit. Kohët e fundit, kanë qarkulluar shumë zëra se sulmuesi francez do të bashkohet me “Los Blancos” në merkaton e kësaj vere, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon më 30 qershor. Ndërkaq, nga sa bën me dije “RMC Sport”, takimi mes familjarëve të Mbappe dhe drejtuesëve të madrilenëve do të jetë mbi të drejtat e imazhit të yllit francez në rast se ai vendos të nënshkruajë për Real Madridin këtë verë. E ëma e Mbappesë, Fayza Lamari,…

Read More

Qyteti i Kuçovës dhe disa fshatra të saj kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike prej më shumë se 3 orësh. Shkak për këtë mungesë raportohet se është bërë era e fortë, e cila ka filluar që prej mëngjesit të sotëm. Mësohet se fshatrat që kanë ngelur pa drita janë: Lumas, Mbolan, Lapardha, Otllak, Moravë,Vodëz, Shegjëz, Perondi, Kozare etj. Shkëputja e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e stakimit automatik të Nënstacionit “Kombinat”, që në raste erërash të forta stakohet për të shmangur defektet e rënda në rrjetin elektrik. Burime zyrtare nga OSHE Berat njoftojnë se në raste të stuhive të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë ku i dorëzoi çelësat e apartamenteve 16 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si pasojë e tërmetit të Nëntorit 2019. Gjatë vizitës së tij në banesat e reja, kreu i qeverisë pati edhe një bashkëbisedim me banorët. Edi Rama: T’i gëzoni me shëndet me fëmijët me gjyshet. Qytetarja: Të ruajtë zoti, ta shpërbleftë Allahu! Edi Rama: Janë pronë e juaja falë edhe kontributit të Halilit që na u gjend. Qytetarja: Zoti të ruaj ishalla ty dhe kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu!

Read More

Tre të mitur janë lënduar mesditën e kësaj të premtje si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën e vjetër Lezhë-Laç. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Manati, ku një automjet përplas një ciklomotor. Ndër të tjera mësohet se të lënduarit janë fëmijë të moshës 13-15 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Sipas informacioneve të deri tanishme ato janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

Read More