Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë konferencës me gazeetarët edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, për të cilin tha se është një proces “tipik si ai i Cosa Nostras.” Po ashtu, Berisha ngriti dyshimet se kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur “procedurat më mafioze të emrave të zarfeve sekrete” për të përzgjedhur emrin e ri të kreut të shtetit. Ndërkaq, ish kryedemokrati shkoi deri atje sa të veçonte një emër që sipas tij është i preferuari i socialistëve për postin e presidentes dhe ajo është Vali Bizhga. “Procesi i presidentit. Javën e kaluar këtu…

Read More

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të bordeve të ngritura nga qeveria për transparencën e çmimeve. Ai deklaroi se në një situatë si kjo, zgjidhja duhet të jetë kompensimi i qytetarëve për çmimet e shportës. Gjithashtu, Berisha nënvizoi se qeveria duhet të kthehet në mburojë ndaj qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe jo të grabisë xhepat e familjarëve nëpërmjet Bordeve të krijuara. Madje, ndër të tjera ai përmendi edhe Bitcoin-in, ku tha se ai është i kontrolluar nga qeveria dhe gllabëron energji falas nga jugu deri në veri. “Do të thoja që kanë…

Read More

Një supermarket është përfshirë nga flakët në Himarë. Bëhet fjalë për supermarketitn në pronësi të shtetasit F. Q., ku raportohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor. për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak Më datë 22.04.2022, rreth orës 10:45, ka rënë zjarr në supermarketin e shtetasit F. Q., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.…

Read More

Ende pa filluar merkato, Juventus është vënë në lëvizje intensive për të tentuar të bindë lojtarët që synon të ketë në sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Torino po kërkon një zëvendësues për Paolo Dybala-n, duke qenë se ky i fundit nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, një emër konkret është Raspadori megjithatë “Zonja e Vjetër” nuk do ta kishte problem të gjente edhe një lojtar tjetër, me më shumë eksperiencë. Sipas asaj që bën me dije “Sky Sport”, ditët e fundit ka pasur kontakte mes Juventusit dhe rrethit të Angel Di Maria, sulmuesit të…

Read More

Ish-shefi i Policisë në Dhërmi, Sokol Bode është dënuar me 12 vjet burg nga GJykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sokol Bode akuzohet për trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj. Pjesë e dosjes “Habilaj” është edhe ish-shefi Gjergj Kohila i dënuar 3 muaj më parë me 8 vite burg, si dhe ish-drejtori i Policisë sa Vlorës, Jaeld Çela. Është provuar tashmë se ish-shefi i Policisë rezulton i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të…

Read More

“Sa herë të jetë nevoja do të bëhen ndryshime”, kështu u shpreh gjatë një interviste për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai shtoi se çdo ndryshim në struktura do bëhet me qëllim për të pasur sa më shumë rezultate. “Ndryshimet nuk bëhen me faza, bëhen për të rritur performancën, për të kërkuar edhe më shumë rezultate nga drejtuesit e rinj që vijnë apo marrin përsipër apo komandohen në detyrë. Sa herë do të ketë nevojë Policia e Shtetit do të ketë ndryshime, me qëllimin e vetëm për të arritur ato rezultate dhe objektiva që ne presim”.…

Read More

Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare ‘Rruhi Allko’ në fshatin Katjel të qytetit të Prrenjasit kanë tashmë mundësinë që të studiojnë në kushte optimale, falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan rehabilitimin e kësaj shkolle e cila ka edhe sistemin parashkollor.“Kjo shkollë natyrshëm, meriton më shumë investime. Bashkia ka bërë gjithçka ka pasur mundësi. Ambienti është shumë i mirë. Klasat janë shumë të pastra! Duket që administrata dhe vetë personeli arsimor di…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz së fundmi ka deklaruar se është e rëndësishme që NATO të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë që mund të çojë në një luftë të tretë botërore. Në një intervistë për mediat vendase ai i është përgjigjur pyetjes për dështimin e Gjermanisë për të dorëzuar armë të rënda në Ukrainë , ku ka theksuarës nuk kishte asnjë libër rregullash që thoshte se kur Gjermania mund të konsiderohej palë në luftën në Ukrainë. “Për të shmangur një përshkallëzim drejt NATO-s është një prioritet kryesor për mua. Kjo është arsyeja pse është edhe më e rëndësishme…

Read More

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e raportit nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Mes të tjerash, Balla shkruan se PE shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Postimi i plotë: Përshëndes miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë. Sapo kam falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të…

Read More

Vendimi është marrë dy ditë më parë dhe rrjedhimisht pas tij duhet që Braho të rikthehet në detyrë. Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim, megjithatë pritet që vendimi të zbardhet për të mësuar detaje të tjera. Braho u shkarkua në nëntor të vitit 2021 pas disa deklaratave publike në lidhje me prezencën në drejtimin e bashkisë të Vangjush Dakos.

Read More

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg. Trupa e përbërë nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi mospranim të kërkesës. Ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekalaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale…

Read More