Author: tirana

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në një postim në Facebook shkruan se, nëse PS do të tregojë se është parti politike, kandidatin për President e ka. “Nëse PS do të tregojë që është parti politike e ka Kandidatin për President Fatos Nano, nëse do të vazhdojë humorin e zi me kandidate me e-mail, thjesht do e bëj vendin edhe me qesharak”, shkruan Ilir Kulla. Emri i ish-Kryeministrit dhe ish – Kryetarit të PS është përfolur edhe herë të tjera si kandidat për President.

Read More

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar një tjetër fshat arbëresh në këtë zonë. Kreu i shtetit ka shpërndarë një foto nga Pallagorio, fshatin e kambanave siç e quan ai në të cilin kumbojnë në arbërisht. Krahas postimit, presidenti shkruan edhe disa vargje të një kënge arbëreshe. Postimi i Metës: Në Pallagorio, fshatin e këmbanave që kumbojnë në arbërisht dhe që vështrimin e ka gjithmonë nga Mëmëdheu, Shqipëria. “Kumbor’e sheiteKëndò për ghith jetënLavdat’e Shën MërisëE lark e lark nka ajò an’e detitMe ghuhen’e tonë të bukurëFalna ArbërinëThuajiSe Puherizve i ka hjè t’e duanSi drita e sivetAtë…

Read More

Tre persona kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre një ditë më parë. Policia bën me dije se familjarët janë kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tyre. Mes të humburve është edhe një 17 vjeçare, e cila është denoncuar e humbur në polici nga vëllai i saj Gj. N., 35 vjeç. “Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N.,…

Read More

Forcat detare, këmbësoria dhe aviacioni turk vijojnë stërvitjen e madhe të quajtur “Atdheu Blu 2022”, në të cilët do të angazhohen mijëra ushtarë dhe qindra anije, avionë dhe helikopterë. Ishte vetë Presidenti Erdogan dhe ministri i Mbrojtjes Akar që përshëndeten nisjen e stërvitjes së madhe, e cila do të zhvillohet në ujërat e detit të Zi si edhe të Egjeut. Doktrina detare turke fokusohet mbi “Atdheun Blu”, e cila parashikon shtrirjen detare të Turqisë në detin e Zi, por më shumë në Egje në hapësira më të mëdha se sa ka aktualisht nën kontroll Turqia. Turqia do të angazhojë 144…

Read More

Sipas një njoftimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), norma globale e rasteve të infektimeve me COVID-19 ka vijuar të pësojë rënie gjatë muajit të fundit. Këtë gjë e tregojnë të dhënat globale të rasteve për periudhën 11-17 prill 2002, të cilat janë hedhur në raportin javor që publikon organizata. Bazuar në këtë raport, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 5.5 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën, ndërsa 18 215 persona kanë vdekur për shkak të virusit. Norma globale e rasteve ka shënuar një rënie në 24 për qind në krahasim me një javë më parë dhe rënia në rastet…

Read More

Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit kreativitet dhe rrit përqendrimin. Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh. Po sikur t’i bëjmë bashkë? Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë? Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që…

Read More

Ditën e martë pritet të fillojë emisioni investigativ “Piranjat’, i cili do të drejtohet nga Florian Binaj dhe Arilena Ara. Mirëpo, ende pa filluar emisioni ka nga ata që janë shqetësuar për materialet që do të transmetohen në të, pasi dyshojnë se mund të kenë rënë “në rrjetë”. Një ndër ta është ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili bëri një deklaratë të fortë përballë Enkel Demit dy ditë më parë. Gjuzi tha se nëse gazetarët nuk silleshin sipas protokollit ai nuk do të shkelte fare as në emisionin e Enkel Demit dhe as në ambientet e ABC. “Unë mund të vë…

Read More

Këtë të premte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të hapet kryqëzimi në një tjetër segment rrugor në ish-Sheshin Shqiponja. Mes të tjerash, mësohet gjithashtu se qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve. “Sot në orën 19:30 ⏰ do të bëhet hapja e kryqëzimit 🚗tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve 🚦duke kompletuar kështu planin definitiv 📑 të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, bëhet me dije në njoftimin e ARRSH-së.

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, së bashku me anëtarë të tjerë të këtij dikasteri janë duke zhvilluar një takim me drejtorët e Policisë së qarqeve, Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë. Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ministri Bledi Çuçi ka thënë se duhet një intensifikim i luftës ndaj trafikut të drogës dhe të mos krijohet ideja që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. “Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero…

Read More

Kryebashkiaku i Mariupol-it vazhdon t’u bëjë thirrje banorëve të qytetit që të largohen menjëherë të gjithë për t’i shpëtuar mizorisë së rusëve. Nga ana tjetër, Rusia pretendon se qyteti-port në jug të Ukrainës ka rënë në duart e saj, përveç fabrikës metalike Azovstal, e cila zotërohet nga presidenti Vladimir Putin. “Na duhet vetëm një gjë – evakuimi i plotë i popullsisë. Rreth 100,000 njerëz mbeten ende në Mariupol,” u shpreh kryebashkiaku Vadym Boichenko në televizionin kombëtar, i cituar nga Reuters.

Read More

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës. BBC shkruan se raportohet për viktima. Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia. Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.

Read More