Selman Hodaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Hodaj e ka ushtruar për vite me radhë këtë detyrë, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar në marrjen e vendimit për t’u dorëhequr nga ky post. Po ashtu, kujtojmë se ai ka qenë më parë kryetar i Partisë Socialiste në Berat e më pas ka kaluar në krye të Drejtorisë Arsimore të qytetit.
Author: tirana
Para pak ditësh, një lajm që qarkulloi nëpër meidat italiane bënte me dije se tranjeri i kombëtares shqiptare, Edy Reja i kishte sugjeruar presidentit të Napolit, De Laurentiis emrin e fantazistit kuqezi Nedim Bajrami për ta marrë në skuadër. Me sa duket, kjo çështje mbetet ende në tryezë. Megjithatë, në një intervistë të fundit për prestigjozen “La Gazzetta dello Sport”, Reja ka folur për talentin tjetër shqiptar i cili luan tek Empoli, Kristjan Asllani, për të cilin shprehet i bindur se është gati për të bërë një hap të madh në karrierë: “Asllani është një djalosh shumë interesant, për mua…
Guardia di Financa e Komandës së Provincës në Perugia ka vënë në pranga një shtetas shqiptar si dhe ka sekuestruar 24 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Madje, është përllogaritur se nëse droga do të hidhej në treg, ajo do të gjeneronte një shumë prej 150 mijë eurosh. Ushtarakët e GDF mbërritën në banesën e shqiptarit pasi mblodhën një sërë elementesh hetimore që sinjalizonin një prani të re në tregun e marijuanës. Pas një shërbimi vëzhgimi dhe ndjekjeje, financierët kryen një kontroll, me ndihmën e njësive të qenve, duke gjetur dy çanta me drogë të fshehura në një dollap. Menjëherë…
Ditën e sotme do të ketë sërish proces zgjedhor në strukturat e Partisë Demokratike, ku kësaj here do të votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së kësaj partie në Dibër. Procesi i votimit u hap në orën 8.00 dhe është caktuar të mbyllet në orën 17.00. Megjithatë, do të ketë ende votues në Qendrat e Votimit procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Në rast shtyrje të votimit, do të vihet në dijeni Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i…
Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njofton se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të bllokuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol tregon dëshirën e Rusisë për të vënë në kontroll rezistencën në qytetin jugor të Mariupolit dhe për të çliruar forcat ushtarake që do të vendosen diku tjetër në Ukrainën lindore. “Një sulm i plotë tokësor nga Rusia në termocentral ka të ngjarë të shkaktojë viktima të konsiderueshme ruse, duke ulur më tej efektivitetin e tyre të përgjithshëm luftarak,” tha Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj…
Gjykata e Korçës ka caktuar sot masën e sigurisë për disa prej të arrestuarve gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar disa ditë më parë në këtë qytet. Ata janë: Klajdi Avramushi, Juxhin Kulla, Mateos Aliko, Olger Hasan, Rodolf Mara, Romeo Starovecka. Për këta personat gjykata vendosi: – Lënia në fuqi të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale vendosur me vendimin Nr.106 Regj, date 19.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjithashtu Gjykata e Korçës vendosi masën “arrest në burg” edhe për Kristo Shkëmbi dhe Emanuel Muka. Kujtojmë se operacioni në fjalë u zhvillua…
Policia e Shtetit është duke kryer kontrolle të imtësishme në territorin e rrethit të Krujës me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nga sa bëhet me dije, kontrollet po bëhen nga Policia e Krujës, me mbështetjen e 10 grupeve të FNSH Tiranë dhe Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shetit. Për të kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera. Në zonat me risk, në kontrolle janë përfshirë edhe forcat operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, prej 72 orësh ka nisur kontrolli…
Policia ka goditur një tjetër rast të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit, ku efektivët e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë, arrestuan një 35-vjeçar me inicialet, D.B. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:– D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të…
Policia izraelite ka ndërhyrë të premten në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pasi të rinj palestinezë kanë hedhur gurë në portën e xhamisë, ku ishin të vendosur policia. Associated Press raportoi se pas hedhjes së gurëve, policia izraelite hyri në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, duke shtënë plumba gome dhe duke hedhur shok bomba, teksa është raportuar edhe për të lënduar. Rikthimi i dhunës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami, vizita që nga palestinezët janë parë si provokim. Gjatë javës së kaluar, palestinezët…
Nga Dejana Saric & Pierre Morcos, “Center for Strategic and International Studies” Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon në muajin e saj të dytë, një shqetësim i madh ka lindur në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Imazhet që vijnë nga Ukraina, kanë ringjallur kujtimet e tmerreve që përjetoi rajoni në vitet 1990, sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Duke pasur parasysh lidhjet e forta ekonomike, ushtarake, dhe ato të fuqisë së butë të Rusisë, lufta aktuale ka ngritur shqetësime se Moska mund të përpiqet të destabilizojë më tej rajonin e Ballkanit, për ta shmangur vëmendjen nga fushata…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi i njohur nga Kosova Arian Gushi, i cili njihet artistikisht me emrin e artit Gold AG, bëri me dije se një person i ka vjedhur atletet para derës së shtëpisë. Ai ka shpërndarë edhe një video e cila tregon momentin e vjedhjes. Postimi i plotë i reperit: “Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato. Ramazani dikuj s’ja len shejë. Me mi…
Një kirim tronditës brenda familjes ka ndodhur në Aicurzio të Italisë, ku pas një sherri, djali 24-vjeçar Davide Garzia ka qëlluar për vdekje me grushta dhe shkelma të ëmën e tij, Fabiola Colnaghi, 58 vjeç. Më pas, vetë autori i krimit ka njoftuar policinë italiane duke i’u rrëfyer krimin e rëndë. Nënë e bir jetonin së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur. Tashmë, 24-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit. Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa edhe fqinjët e kanë pohuar këtë fakt.…