Author: tirana

Lëngu i boronicës së kuqe ka demonstruar efekte të rëndësishme që zgjasin jetën në një varg studimesh. Pija gjithashtu mund të ulë ndjeshëm kolesterolin e lartë. Cilësitë e bimëve i atribuohen kryesisht përmbajtjes së tyre flavonoid – një antioksidant i fortë që ul inflamacionin, duke shmangur kështu sëmundjet. Boronica është një shembull i mirë i bimëve që ofrojnë efekte të forta pro jetëgjatësisë, për shkak të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve. Sipas disa studiuesve, vetitë antioksidante të boronicës së kuqe rrisin nivelet e qelizave gama delta T, të cilat janë të përfshira në përgjigjen imune, si dhe në…

Read More

Në aksident janë përfshirë 3 makina dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 2-vjeçar. “Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Grupi i themelimit në PD ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pasi kjo e fundit dënoi gjestin e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PD në detyrë, Enkeleid Alibeaj. Reagimi ka ardhur nëpërmjet deputetit Edi Paloka. ‘Është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më, se vjen një moment që thjeshtë bëhesh qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban…!’, shkruan Edi Paloka. Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh më herët se: ‘Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija…

Read More

Basketbolli ka Ligën Unike ndërsa futbolli atë të Epirit. Idenë e pazakontë e hedh një nga njerëzit më kontroversë të sportit shqiptar, presidenti I Flamurtarit, Sinan Idrizi. Numri 1 i klubit kuqezi thekson se ekipet, kryesisht të jugut duhet të krijojnë një ligë të përbashkët me ekipet greke. Sipas tij, kjo ligë sjell më shumë të ardhura dhe përfitime për çdo ekip, jep motivim dhe bën që stadiumet të jenë plotë e klubet mos të falimentojnë dhe të shkojnë drejt shkrirjes. Idrizi argumenton se më afër shkon për të luajtur në Janinë sesa me Kukësin, kështu që kjo ligë është…

Read More

Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj 29 figurave politike, mediatike dhe biznesit amerikan si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së për pushtimin e Ukrainës. Mes personave të përfshirë në listën e zezë ruse, përveç nënpresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe bashkëshortes së tij, është edhe presidenti dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg .

Read More

Një shqiptar është gjetur i vdekur në Reggio Emilia të Italisë. Viktima është identifikuar si Aineo Redo 49 vjeç, me origjinë nga Bulqiza por banues prej vitesh në shtetin fqinj. Ai nuk ka asnjë precedent penal. Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari u gjet me fyt të prerë me thikë. Ka qenë një kalimtar që e konstatoi në rrugë të vdekur dhe më pas lajmëroi policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por nuk përjashtohet as pista e vrasjes dhe që autori i pretenduar të ketë vendosur thikën në dorën e…

Read More

Vitamina C është një antioksidant që mund të ndihmojë te ftohjet, shërimi i plagëve pas operacionit ose përgjithësisht te forcimi i sistemit imunitar të trupit. Ndryshe nga vitaminat e tretshme në yndyrë, vitaminat e tretshme në ujë nuk mund të ruhen në trupin tuaj, kështu që ju duhet të plotësoni rregullisht vitaminën C, duke ngrënë ushqime të pasura me të ose duke marrë suplemente. Megjithatë, marrja e vitaminës C në formë suplementi nuk lejohet në çdo moment të ditës. Ekspertët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandojnë që meshkujt të marrin 90 miligramë vitaminë C në ditë, kurse femrat 75. Nëse…

Read More

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, pati kritika dhe pikëpyetje për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit , i cili kërkoi shpjegime sesi përcaktohej çmimi më parë. Kjo pasi sipas Braçes, ka qenë e njëjta metodologji dhe nuk ka asnjë ndryshim. Braçe tha se nuk ka transparencë të plotë, ndërsa shtoi se prej javësh po kërkon transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona. ‘Të kesh një çmim unik, siç kemi sot në treg pa asnjë mundësi zgjedhje, produkt i një zinxhiri transaksionit, për mua, jo i…

Read More

Reperin Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si “Stresi” nuk e kanë mbajtur më nervat. Policia ndërhyri mbrëmë për të ndërprerë koncertin e reperit të njohur Stresi në një nga lokalet e njohura në Tiranë, duke iu bazuar rregullit të vendosur nga Komitet Teknik i Ekspertëve. Nga mesnata kur e gjithë skena ishte plot me njerëz që kishin ardhur për ta ndjekur për të performuar, efektivët mbërritën në club duke vendosur që të ndalinin “qejfin”, por vendimi nuk ështtë pritur mirë. I nervozuar, reperi shau ç’mundi pa u drojtur nga turma. “Muzikën e kanë mbyll se ka ardhur Policia. Prit pak!…

Read More

Ministrja e Evis Kushi, ishte në interpelancë në Kuvend e thirrur nga deputetja e PD Ina Zhupa. Në kuadër të Paktit për Universitetet, mes të tjerash Kushi tha se përfitojnë bursë 1200 studentë ndërsa përjashtohen nga tarifa mbi 88 mijë të tjerë. Vitin e ri akademik, ministrja tha se do ketë pagesë ekstra për disa kategori. “Studentët shqiptarë me rezultate të larta mbështeteshin për të studiuar në universitetet më të mira europiane apo botërore. Duke pasur prioritet politikën e qeverisë që të rinjtë dhe të rejat të studiojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për vendin, bashkë me kartën e…

Read More

Ilir Murataj, vëllai i grabitësit të Rinasit Admir Murataj është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Çerem të Tropojës, Muratajt i janë gjetur në banesë një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Read More