Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se në muajin e tretë të vitit numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2021, duke u ulur me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,8%. Në muajin Mars 2022, numri i të aksidentuarve (të…
Author: tirana
Pjesa e parë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa, sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h…
Sulmuesi Darwin Nunez është një prej lojtarëve më në zë të këtij sezoni dhe pritet të shihet me shumë interes nëse ai do të largohet diku gjatë merkatos së verës. Ndërkohë, së fundmi, mes shumë klubeve të tjera europiane të cilat interesohen për shërbimet e tij ka hyrë në garë edhe Paris Saint-Germain. Sipas asaj që shkruan “The Atletics”, skuadra pariziene ka kontaktuar me agjentin e tij dhe po merr informacion për të gjitha detajet. Ky sezon që po shkon drejt përfundimit ka qënë i shkëlqyer për sulmuesin 22-vjeçar, i cili ka arritur shifra të frikshme me ekipin portugez. Një…
Dashi Ndikimi i planetëve do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë kësaj dite. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental. Demi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe romantike. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë. Binjakët Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuzioni sa i takon sektorit të dashurisë, ku do të ndjeni nevojën për praninë e partnerit. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe…
Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është fotografuar për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Fotoja përkon me 11-vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21 prill 2011. “Një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit”, shkruan shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror…
Mediet greke kanë publikuar fotot dhe identitetin e 7 pjesëtarëve të një grupi kriminal në Greqi që kanë grabitur 1.4 milionë euro nga llogaritë bankare të grekëve nëpërmjet mashtrimeve elektronike. Pjesëtar i grupit kriminal është edhe një shtetas shqiptar, Iilia Matellari 25 vjeç. Protothem.gr shkruan se grupi kriminal ka kryer 231 mashtrime elektronike në të gjithë vendin që nga nëntori i 2020-ës, duke grumbulluar 1.400.000 euro. Të dhënat e tyre u bënë publike me urdhër të Prokurorisë së Nafplios, shkruan abcneës.al. Të arrestuarit janë janë 25-vjeçari Panagiotis Moschos nga Nafplio, 20-vjeçari Vassilios Moschos nga Argos, 38-vjeçari Christos Karagounis nga Nafplio,…
Rreth 40 mijë copë rasat peshku janë hedhur në Liqenin e Ulzës. Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj bën me dije se institucioni që ai drejton në bashkëpunim me kompaninë ‘‘Kurum’’ hodhën 40 mijë copë rasat peshku të llojit Krap, Ballgjan e Omur në Liqen ndërsa siguron se shumë shpejt do të hidhen dhe 40 mijë të tjerë. “Misioni ynë për pasurimin e Liqenit të #Ulzës vijon. Bashkia Mat, në bashkëpunim me kompaninë ‘‘Kurum’’ hodhën 40 mijë copë rasat peshku të llojit Krap, Ballgjan e Omur në Liqenin e #Ulzës. Shumë shpejt do të hidhen edhe 40 mijë copë…
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi krizën më të rëndë që po kalon PD që nga themelimi i saj. Intervista: Çfarë roli duhet të ketë PD për Presidentin? Ne kemi një kulturë të keqe me bojkotimin, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale. Largimi nga përgjegjësia, përballja për mua është fshehje. t’I ikësh realitetit. PD duhet të jetë pjesë e procesit paçka sa seriozisht mund ta ketë kryeministri edhe pse duket se ai e ka në mendje presidentin thjesht po bën teatrin e zakonshëm. PD…
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrë zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se me Ramën diskutuan në lidhje me anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Europian. “I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Ramën sot në Tiranë. Ne diskutuam nevojën urgjente për të kthyer valën dhe për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov. Honored to meet the Albanian Prime Minister @ediramaal today in Tirana. We discussed the pressing need to turn the tide and make a major…
Forcat Ajrore të SHBA-së, kanë krijuar sistemin e ri të droneve “Phoenix Ghost” për të përmbushur nevojat e Ukrainës, sipas një zëdhënësi të Pentagonit. Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën përfshin më shumë se 121 sisteme “Phoenix Ghost”, tha Pentagoni. “Kjo u zhvillua me shpejtësi nga Forcat Ajrore në përputhje të posaçme me kërkesat e Ukrainës”, tha sekretari i shtypit o Pentagonit, John Kirby. “Ai ka aftësi të ngjashme me serinë Switchblade të sistemeve pa pilot, aftësi të ngjashme po jo të njëjta” tha Kirby. Por Kirby nuk tha se cilat janë ndryshimet në aftësi midis sistemeve Switchblade…
Në Kukës po bëhen gati për fitoren më të rëndësishme të skuadrës në vitet e fundit, kthimin në stadiumin e tij të ekipit që për tre vite ka provuar çdo cep të Shqipërisë teksa rindërtohej stadiumi i tij. Safet Gjici e ka prezantuar stadiumin e ri nëpërmjet një videoje në profilin e tij në Facebook, ku tregohen etapat e rindërtimit të këtij stadiumi. Një video që shoqërohet nga dy kolona zanore. Njëra është “Coming Home” (Kthehem në shtëpi) e Diddy, Ndërsa tjetra është “Unstoppable” (I pandalshëm) e Sia. Pikërisht zgjedhja e kësaj kënge të dytë duket pak e çuditshme duke…
Shqipëria do të sigurojë 1 milionë doza të vaksinës Pfizer brenda vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila paraqiti sot në Kuvend, amendimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu u shpreh se përmes kësaj marrëveshje, qeveria shqiptare garanton vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike. “Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari,…