Author: tirana

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj. “Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet.Të mos përsëritet.” The days of storming buildings, beating or shoving others off podiums, threatening those who rightly say “no!”, accusing others of the misdeeds…

Read More

Në Shqipëri burrat me rritjen e moshës kanë një tendencë për të qenë të varur nga alkooli. Sipas të dhënave të përgjithshme statistikore 31,8 % e burrave në vend, kanë deklaruar se pinë alkool 1 deri në 3 ditë në muaj ose më pak. Abuzimi me alkoolin është një problem serioz i cili në vetvete mbart një rrezik të madh në shëndetin e popullatës, si dhe shumë probleme familjare, sociale dhe të punësimit.Nga të dhënat e INSTAT rezulton se tek meshkujt në vendin tonë grup mosha 35-39 vjeç është më e predispozuar të konsumojë shumë alkool. Ndërsa, vërehet se alkooli…

Read More

Detaje të reja dalin nga vdekja e Ilir Markut, 36-vjeçarit që u gjet i pajetë në një bunker në zonën e Institutit në Tiranë. Mësohet se është arrestuar Mariglen Isufi, 28 vjeç, i cili akuzohet nga policia për veprën penale “fshehje të kufomës”. Ditën e ngjarjes, bashkë me Ilir Markun kanë qenë në afërsi të bunkerit, në një lëndin me bar, ndërsa kanë konsumuar lëndë narkotike. Nga mbidoza, Ilir Marku ka humbur ndjenjat. Menjëherë pas ngjarjes, Mariglen Isufi është larguar për në banesë, duke e lënë mikun e tij të vetëm. Mëngjesin tjetër ka shkuar sërish tek i njëjti vend…

Read More

Maks Haxhia është rizgjedhur në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri. Ai ka marrë 76 vota pro, ndërsa në garë për postin e kreut të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ishte edhe Saimir Vishaj, i cili ka marrë 9 vota pro. Maks Haxhia është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “ Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013). Gjatë karrierës së tij ai ka kryer disa specializime në Shqipëri dhe…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka shkaktuar dy aksidente të njëpasnjëshme pasi është vënë në ndjekje nga blutë. Sipas policisë Denis Shima është konstatuar duke ecur me shpejtësi në zonat e banuara dhe është sinjalizuar për të ndaluar. Por jo vetëm që nuk është bindur, por është larguar me shpejtësi duke përplasur një këmbësor në afërsi të shkollës Vasil Shanto dhe një automjet taksi në rrugën Sulejman Delvina. Më pas 30-vjeçari është kapur në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë…

Read More

Shtatzënia kriptike është një fenomen i rrallë, thënë ndryshe shtatzëni e fshehur. Studimet tregojnë se 1 në 475 e gra nuk kupton që po pret një fëmijë. Është shumë e frikshme për një grua të zbulojë që është shtatzënë në muajin e shtatë, tetë apo të nëntë, madje ndodh që t’ju vijnë dhimbjet e lindjes pa e kuptuar që po presin një fëmijë. Para pak ditësh në vendin tonë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bëri publik rastin e një 20-vjeçareje që shkoi në urgjencën e QSUT me dhimbje të forta barku dhe përfundoi në tualet duke sjellë në jetë fëmijën…

Read More

Në mbledhjen e djeshme të OKB-së ka pasur një debat midis ambasadorit të Shqipërisë Ferit Hoxha dhe ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviç i cili përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se qëllimi i Kosovës është krijimi i saj dhe jo formimi i shtetit. Duke i replikuar akuzave të tij Hoxha tha se agjenda e vetme e Shqipërisë është hyrja në Bashkimin Europian dhe krijimi i një Ballkani të Hapur. “Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse se kemi pasë një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar.…

Read More

Emanuel Loku, alias Ferdinand Luka, është arrestuar nga njësia speciale e Policisë “FAST Albania” teksa ishte nisur nga Kurbini për në Tiranë. Ky shtetas është dënuar me 5 vite burg për vjedhje nga Gjykata e Ankonas dhe tashmë pritet të ekstradohet për të vuajtur dënimin. “FAST Albania, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për 1 shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili po qarkullonte nga Kurbini në drejtim të Tiranës, menjëherë është organizuar operacioni policor i koduar “Ancona”. Si rezultat i mirëkoordinimit të FAST Albania, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Interpol Tirana, u bë e mundur…

Read More

Teksa ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku po fliste për faturat e energjisë elektrike, në Kuvend është ndërprerë papritur energjia elektrike. “Në një situatë emergjence si kjo me të cilën po përballemi na është dashur krijimi i bordit për të bërë transparencë. Përmes këtij akti normativ, krijimi i bordit të transparencës është kaq i rëndësishëm. Bordi mblidhet sa herë ka luhatje të karburanteve në bursë. Qeveria shqiptare po kompenson çdo litër nafte të transportit publik që të mos rritet bileta. Qeveria ka indeksuar disa muaj më parë pensionet që ishin parashikuar të bëheshin pas 6-mujorshit të dytë. Nuk duhet…

Read More

Kriminologu, Ervin Karamuço ka publikuar një fakt tornditës për publikun shqiptar. Sipas tij në vendin tonë ka hyrë ilegalisht një lloj droge e quajtur Kanabinoidi Sintetik JWH-18. Sipas Z. Karamuço, ky është një sinjal alarmues, pasi mund të jetë një kërcënim për rininë shqiptare, të cilët bien pre lehtë e këtyre substancave. Postimi i plotë: Kanabinoidi Sintetik JWH-18, i quajtur ndryshe “Bonzai” preku dje për herë të parë tregun ilegal shqiptar. Ky është një alarm i madh, për shkak të incidencave të larta vdekjeprurëse që jep kjo drogë tek të rinjtë. Prindër Kujdes!!! Kanabinoidi Sintetik është një kimikat analgjezik nga…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë thirrje që SPAK që të marrë në pyetje Sali Berishën. Nga foltorja e Kuvendit, Balla hodhi akuza ndaj Berishës për skandalin CEZ-DIA, ndërsa foli për rinisjen e hetimeve. Balla kërkoi që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe theksoi se asnjëri nuk duhet të vërë në dyshim ato që thotë SHBA për ish-kryeministrin. Sipas tij, DASH e akuzon Berishën si të përfshirë në korrupsion dhe drejtësia nuk guxon ta marrë në pyetje. “Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat më në fund SPAK kanë…

Read More

Nga Jonathan Haidt, The Atlantic Dekada e fundit e jetës amerikane ka qenë mediokre në mënyrën më unike të mundshme, sipas Jonathan Haidt. Ne po rijetojmë edhe një herë një Babel modern, argumenton ai. Kulla e Babelit përshkruhet në Bibël si një monument që e shtyu Zotin të ndëshkonte ndërtuesit e saj të lashtë hebrenj duke i shpërndarë në të gjithë botën duke i bërë ata të flisnin në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që të mos jetonin më në solidaritet ose kuptonin njëri-tjetrin. Në Librin e Zanafillës, thuhet se pasardhësit e Noeut ndërtuan një qytet të madh në tokën e…

Read More