Author: tirana

Ka nga ata që e bënë në frontin e luftës, të kamufluar me një buqetë të improvizuar dhe një vello nën helmetë dhe të tjerë që u martuan në qytete, duke i lejuar vetes të përjetësohen në foton e zakonshme mes rrënojave të bombardimeve. Lufta në Ukrainë nuk e ndali dashurinë dhe dëshirën për të bërë mbi 22,000 martesa të regjistruara, që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 1,800 vetëm në qytetin e Kievit. “Asgjë nuk frymëzon shpresë për fitore se sa lindja e një jete të re. Qyteti jeton! Në kryeqytet lindin çdo ditë familje të reja dhe jetë…

Read More

Dhjetëra biznesmenë dhe qytetarë të identifikuar për lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në biznese dhe në shtëpi private në lagje të ndryshme të Elbasanit kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Elbasanit. Shoqërimi i tyre është bërë pasi janë evidentuar si vjedhës të ujit të pijshëm nga rrjeti kryesor duke realizuar lidhje të paligjshme. Dhjetëra punonjës të UKE, të policisë bashkiake të mbështetur nga policia, të shoqëruar edhe nga Administratori i UKE Leli Kaja ndoqën nga afër verifikimet që po kryhen në terren ku edhe po bëhet ndërprerja e lidhjeve të paligjshme nga tubacionet kryesore që furnizojnë me…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës që ajo është duke zhvilluar në Ukrainë. Në shënjestër të sanksioneve më të fundit ishte banka tregtare “Transkapitalbank”, si dhe një rrjet global i përbërë nga 40 individë dhe entitete. Sipas CNN, nga sanksionet goditen dhe 635 qytetarë rusë të cilët nuk do të mund të marrin dot një vizë amerikane. Gjermania ka njoftuar së fundmi se do të ndërpresë furnizimin me naftë nga Rusia brenda këtij viti, duke qetësuar shumë nga vendet partnere, të cilët e kishin akuzuar se nuk po…

Read More

Kundërvënia mes projektit të Superleague-s dhe UEFA-s vijon të bëjë zhurmë në Europë dhe jo vetëm. Beteja ligjore mes palëve vazhdon dhe si duket do kohë të marrë verdiktin përfundimtar. Megjithatë, derisa të vijë koha e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës, Gjykata e Madridit e cila i kishte vendosur Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për tërheqjen e dënimeve të parashikuara për Barcelonën, Juventusin dhe Real Madrid, pranoi së fundmi ankesën e UEFA-s duke risjellë një tjetër situatë. Për rrjedhojë, procesi i hetimit të UEFA-s do të jetë në gjendje të rifillojë dhe kjo mund…

Read More

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe është shumë e përkushtuar ndaj vajzave të saj. Shumë momente me to, ajo i ndan edhe në rrjetet sociale, siç ka ndodhur së fundmi. Vajza më e vogël e këngëtares, Abigail ka ka performuar para një publiku të gjerë, e veshur me një kostum lejla. Ajo ka dhuruar një atmosferë shumë të bukur për të gjithë, ndonëse, sipas Aurelës, Megjithatë, Abigail rrëmbeu zemrat e publikut. View this post on Instagram A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial) “Abi ime, e vogla e mamës .Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij…

Read More

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet M. S., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në vendin ku punonte. “Më datë 13.04.2022, ka bërë kallëzim M. P., përfaqësuese e një subjekti privat, se punonjësi i këtij subjekti, shtetasi M. S., kishte vjedhur produkte dhe shuma parash, duke falsifikuar firmat e faturave të produkteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri spanjoll kanë zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kiev, duke parë nga afër përmasat e tragjedisë.Kryeministrat e dy vendeve janë takuar me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët i kanë ofruar atij mbështetje të plotë për Ukrainën dhe popullin e saj.“Ne synojmë të dërgojmë më shumë armë në Ukrainë, kjo është diçka që do t’i ndihmonte forcat ushtarake”, ka thënë Frederiksen.

Read More

“Një mëngjes më thirrën nga zyra e komandantit të divizionit në Amur Oblast, ku ka shërbyer Pavliku”, tha një grua nga rajoni rus i Tambovit, e cila kërkoi që të identifikohej vetëm me emrin Yelena. “Personi më tha: ‘A e di se jemi duke e kërkuar djalin tënd, ai është zhdukur?’. Pavliku duhej të kishte hipur në tren së bashku me trupat e tjerë, por ai nuk hipi. Dhe pesë ushtarë të tjerë ishin me të”. Djali i Yelenës, Pavliku, po shërbente në rajonin e Amurit, që gjendet në Lindjen e Largët, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24…

Read More

Varësia nga pajisjet teknologjike dhe kalimi shumë kohë para tyre është një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të kujtesës. Mjekët e quajnë demenca dixhitale, çka nënkupton përkeqësimin e aftësive mendore të një personi për shkak të përdorimit të përditshëm të pajisjes, i cili shoqërohet me vështirësi në perceptimin e informacionit dhe mungesë të të menduarit kritik. “Pajisjet elektronike e shpëtojnë një person nga aktiviteti i tepruar mendor. Sigurisht, kjo e thjeshton shumë jetën tonë, por si reagon truri, i cili është përgjegjës për funksionin mendor të trupit, ndaj një ‘ndihme’ të tillë? Mungesa e punës së këtij organi të rëndësishëm…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Similar”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, si dhe një person tjetër i akuzuar për moskallëzim krimi. Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një automjet, dy aparate celulare dhe dy peshore elektronike. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë…

Read More

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar të enjten, 21 prill, debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka publikuar pjesët kryesore të këtij dokumenti. Disa folës në debatin e së enjtes kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe kishte dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Në debat kanë folur edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ata të shërbimit të Jashtëm të BE-së. Vasilis…

Read More

Ajo ka kohë që ka bërë një shkëputje nga muzika, ndonëse vazhdon të jetë një personazh i dashur për publikun. Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Ledina Çelo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur bashkë me familjen në Gjermani. Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe e video të ndryshme. “Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë një fotografie të hedhur në Instagram, aty ku numëron mbi 100 mijë ndjekës. Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në pjesën e komenteve nga miqtë e…

Read More