Author: tirana

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar i prerë se nëse Sali Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike, qeveria do ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në. “Me Saliun nuk kemi punë. Ai ka vdekur për ne. Me të vdekurin nuk kemi punë. Ne nuk e zgjedhim. Ne do ndërpresim cdo marrëdhënie me PD nëse ju do zgjidhni Sali Berishën në krye të PD. Nuk ka gjë të rëndë për ju. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur që i udhëheq është gjallë është për mëshirim” deklaroi Rama.

Read More

Efektivët e Komisariatit nr.6 kanë bërë të mundur arrestimin dhe ndalimin e autorit që aksidentoi efektivin e policisë mëngjesin e sotëm në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë. Shtetasi i arrestuar është Ermal Muçolli, identifikimi i të cilit u bë pas dëshmisë së pronares së mjetit, D. Muçolli. Burime pranë policisë bëjnë me dije se fillimisht efektivi u afrua pranë makinës së Ermal Muçollit, e cila ishte e parkuar gabim për t’i vendosur gjobë. Mirëpo, Muçolli nuk e ka pranuar këtë veprim të policit dhe pasi kanë debatuar, i ka dhënë gaz makinës, duke dëmtuar në këmbë policin e Patrullës së Përgjithshme.

Read More

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë pasur një moment të sikletshëm në foltore. Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama si kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me të. I pari ka mbërritur Alibeaj në foltore, pak sekonda pas tij Berisha. Ky i fundit nuk ka dashur ta lërë Alibeajn të flasë dhe e ka shtyrë madje për të folur vetë. Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës. Shihni momentin.

Read More

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi theksoi sot se “Kodi i ri i Transmetimit do të synojë të adresojë më mirë gjuhën e urrejtjes nga një perspektivë ligjore dhe për t’u shndërruar në një dokument themeltar që do të orientojë zhvillimin e gjithanshëm të medieve audivizuale në të ardhmen”. Në fjalën e saj në takimin e organizuar nga AMA, me grupet e interesit për ndryshimet e kodit të Transmetimit, Krasniqi tha se “synimi ynë është që Kodi i ri i transmetimit të përfshijë edhe më tej përparësitë kryesore të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, njohur…

Read More

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka lëshuar një sërë akuzash lidhur me furnizimin me ujë dhe ndotjen e tij, ku tha nga foltorja e kuvendit se asnjë prej deputetëve nuk pi ujë në çezma për shkak të rrezikut të ndotjes. Tabaku vazhdoi edhe më tej dhe deklaroi se për bërë të realizuar një premtim të pa mbajtur, qeveria tashmë kërkon një borxh prej 80 milion eurosh. “Të jesh 9 vjet në qeveri dhe thoni si kemi qenë para 9 vjetësh. Vetëm tek ju e shohim këtë. Fakt se në 2017 u tha se do rritje tarifa e ujit me 44%. Dhe…

Read More

Javën ne ardhshme, 2 vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo pritet që të nisin emisionin e tyre të quajtur “Më ler të flas”, duke marrë spunto nga një shprehje e Donaldit e thënë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila më pas u bë virale. Binjakët janë mëse të angazhuar me këtë projekt në prag të fillimit të tij. Megjithatë, në një kohë kur rrjeti po gumëzhin lidhur me historinë e Borës dhe Donaldit, të gjithë pyesin nëse do jetë moderatorja e ftuara e tyre e parë? Në fakt, një sërë thashethehemesh qarkulluan në rrjet që ngrinin dyshimet se e…

Read More

Sali Berisha zhvilloi dje një tryezë për krizën energjetike. Akuzat i hodhi në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij përdor si justifikim argumentin se kriza në sektorin e energjetikës është shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkohë Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zgjodhi ditën e sotme që t’i kundër përgjigjej Sali Berishës. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku i kujtojë opozitës se si ishte situata energjitike në 2013. “Në një tryezë ishin faktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitike. Ata thonë që Shqipëria prodhon 98% të energjisë ujore. Në vitin 2013 pasi plaçkitën, ata morën edhe kaskadat ujore. Morën Matin dhe e…

Read More

Ashtu si çka ndodhur shpesh në mbledhjet e fundit, edhe në atë të sotmen ka patur debate të forta brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ka bërë që të lindë një tjetër përplasje mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Mirëpo, ndërsa diskutohej për përzgjedhjen e emrit të ri të kreut të shtetit, deputetja demokrate Ilda Dhori ka shprehur një tjetër shqetësim në këtë mbledhje. Dhori iu drejtua Alibeajt duke e pyetur se çfarë po ndodh me faqen zyrtare të PD-së në Facebook, pasi aty nuk po afishohen deklaratat e tyre. “Çfarë po ndodh…

Read More

Gjykata ka dënuar me burg përjetë Ervis Zotajn, autorin e vrasjes së Drita Saliajt në Mallakastër. Ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e  përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj. Ngjarja Në Janar të vitit 2020, tre të rinjt të fshatit Gjerbës të Mallakastrës, torturuan, përdhunuan dhe vranë 51-vjeçaren, Drita Saliaj. Një prej autorëve të krimit që tronditi mbarë vendin ishte edhe nipi i bashkëshortit të viktimës, 16-vjeçari, Luis Saliaj, ndërsa dy autorët e tjerë ishin, 16-vjeçari, Sindi Shehaj dhe 26-vjeçari, Ervis Zotaj.

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për trafikim kanabisi. Të arrestuarit janë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri dhe Astrit Sinani. Këta shtetas u kapën nga policia në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Uniformat blu bëjnë me dije tre të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal të goditur më parë nga policia. Për…

Read More

Tre senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën. Të tre senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor. Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror. Senatori, Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi në Twittermë 19 prill ka thënë se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e ShBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve ruse për…

Read More

Është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së 28-vjeçarit pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Elfat Salihi, 31-vjeç banues në Shkodër. Në datën 6 dhjetor 2016, Elfat Salihi është plagosur me armë në lagjen “Ahmet Haxhia”, në vendin e quajtur “Udha kryq”. 31-vjeçari i cili është shpallur në kërkim policor njihet si person problematik me precedent të mëparshëm kriminal, ku për shkak të konflikteve të ndryshme është ndaluar disa herë nga policia. Mësohet se policia dhe grupi hetimor në bazë të provave të grumbulluara dhe dëshmive të marra, rezulton se…

Read More