Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke thënë se dëshiron që godina të jetë e sigurt. Ushtarët e fundit të Ukrainës në këtë qytet, janë strehuar në fabrikën gjigante dhe me ta janë edhe rreth 1 mijë civilë. Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes. Ai e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin. Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2000…
Author: tirana
Ka kaluar në debate të forta mbledhja e grupit të PD-së, ku protagonistë edhe këtë herë ishin kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në diskutim e sipër, Berisha i ka thënë Alibeajt se është i zgjedhur i Taulant Ballës dhe jo i grupit parlamentar demokrat. Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur Berishës duke i thënë se ai është peng. Berisha – Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles. Alibeaj-Berishes: Peng je ti. Noka…
“Blutë” e Beratit kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e plagosjes me mjet prerës thikë të dy të rinjve në këtë qytet. Policia njofton: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon…
Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “First”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave. Gjatë kontrolleve të ushtruara, u zbulua se në një banesë ishte përshtatur një ambient për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim pronarin e banesës dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilët kishin përshtatur banesën për të kultivuar bimë narkoitke me anë të llambave. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen…
Duke filluar nga 1 maji 2022, paga e re minimale në Greqi do të rritet në 713 euro (613 neto), nga 663 që është so, ndërsa paga ditore rritet në 31.85 euro nga 29.62 që është sot. Ndërkohë, nëse merret parasysh pagesa prej 14 pagash në vit, pagesa mujore arrin në 831.8 euro nga 773.5 euro që është aktualisht. Me një rritje prej 7.5%, ose 50 euro në muaj të shpallur nga kryeministri, Greqia renditet e 9-ta në mesin e 21 vendeve të BE-së që kanë një pagë minimale ligjore. Konkretisht, me rritjen në 831.8 euro me bazë 12-mujore, pagat…
Këtë mëngjes, kreu i Grupit Parlamentar ka thirrur në një mbledhje në selinë blu deputetët e kësaj force politike. Mbledhja ishte programuar të mbahej dje, por për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi deputetit Luçiano Boçi, i cili humbi babain, ajo u shty për sot. Ndërkaq, ditën e sotme, të mandatuarit demokratë pritet që të vendosin mbi qëndrimin që do të mbajnë për negociatat me maxhorancën lidhur me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Po ashtu, interes të madh ka që të mësohet qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij në Komisionin e Rithemelimit teksa kujtojmë se…
Këtë mëngjes, një drejtues mjeti ka shtypur një punonjës policie në Tiranë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se përplasja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” ku mjeti tip “Ford”, në pronësi të D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, goditi punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme. Për pasojë, punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ish-presidenti Donald Trump doli jashtë kontrollit gjatë një interviste. Pasi ka quajtur gazetarin Piers Morgan të pandershëm dhe budalla, ai është çuar dhe është larguar menjëherë nga intervista. Debati “u ndez” mes dyshesh lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, ku sipas Trump nuk ishin të ndershme. Trump: Unë mendoj se jam një njeri shumë i ndershëm … shumë më i sinqertë se ju, në fakt. Gazetari: Vërtet? Trump: Po Trump: Vetëm një budalla do ta mendonte këtë. Gazetari: Ti mendon se jam budalla? Trump: E bëj tani, po. Gazetari: Me respekt, ju nuk keni paraqitur provat e…
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se bota do të përballet me një krizë ushqimore në vazhdën e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Ashtu si pandemia Covid-19, tha ai, kriza e ushqimit do të godasë më së shumti njerëzit më të varfër në botë. Në një intervistë me redaktorin e ekonomisë së BBC-së, Faisal Islam, Malpass tha se rezervat globale të ushqimit janë të mëdha sipas standardeve historike dhe ka ushqim të mjaftueshëm në botë për të ushqyer të gjithë, por do të duhet të vendoset një proces për t’u çuar ushqimin tek ata më në nevojë.
Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.…
Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Q., 56 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste për ta vrarë me mjet prerës. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë në fshatin Krutje, ku është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi në kohë e autorit, i cili i ka kërcënuar shërbimet e Policisë se do të dëmtonte ata ose veten, në rast se do të ndërhynin.
Juventusi kërkon që të sigurojë sot ndaj Fiorentinës një tjetër finale të Kupës së Italisë, ku e pret Interi. Skuadra bardhezi ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 1-0 në transfertë dhe sot do të përpiqet të administrojë këtë rezultat ndaj një prej ekipeve më në formë në Serinë A. Alegri ka zgjedhur të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen Vlahoviç-Morata, në një rreshtim ku i mungojnë alternativat sidomos në mesfushë për shkak dëmtimesh. Ndërsa Italiano i është përgjigjur me Saponarën si futbollit ofensiv krahu, në një 4-3-3 që pritet të jetë agresiv ndaj bardhezinjve për të synuar…