Një gazetar, Ed Ram, ndërsa kthehej nga rajoni i Donbasit, tha se qytetarët atje janë shumë të frustruar dhe të lodhur nga konflikti që sipas tij vijon që nga 2014, raportoi BBC. “Ka pak ndjenja pro-ruse, por kjo ndjesi është në rënie”, tha ai. Gazetari tha se sipas tij vendasit i kishin pohuar se lufta i ka trazuar ndjenjat dhe tashmë ndihënmë shumë ukrainas se më parë. Në një vizitë të fundit në Kremina – ku Rusia ka marrë kontrollin – Ram ndihmoi në evakuimin e 17 civilëve në një autobus të blinduar. “Qyteti dikur ishte shtëpia e 18,000 njerëzve,…
Author: tirana
Rusia ka testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi testimin e suksesshëm të raketës ultra të avancuar Sarmat , të quajtur “Satan 2” nga analistët perëndimorë. Presidenti Putin u shfaq në televizionin shtetëror duke ndjekur lëshimin e raketës ditën e sotme dhe duke u mburrur për aftësitë e saj. “Raketa e re është në gjendje të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes raketore,” tha Putin, duke shtuar: “Nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë të krahasueshme në botë. Kjo armë do t’i bëjë ata që përpiqen të na kërcënojnë në vapën e retorikës agresive të mendojnë përsëri.”,…
Një postim në rrjetet sociale, ka bërë jo pak bujë sot. Një faqe Facebooku që nuk administrohet nga Armando Broja shkruante për Chelsean: “Mezi pres të vesh këtë fanellë përsëri”. Të shumtë ishin ata që shpërndanë këtë postim, por lojtari kuqezi i huazuar te Southampton sqaron se s’ka llogari të këtij rrjeti social. “Thjesht për t’i bërë me dije se nuk kam një llogari në ‘Facebook’ apo ‘Tik Tok’. Çdo përmbajtje aty nuk është postuar prej meje” – ishin fjalët e tij në adresën e vërtetë të Instagramit. Kartoni i Brojës zotërohet nga Chelsea, ekip në të cilin ka luajtur…
Detaje të reja janë zbardhur nga 36-vjeçari i cili u gjet i vdekur ditën e sotme në Institut. Viktima quhet Ilir Marku dhe njihet si përdorues i lendeve narkotike. Nga kqyrja paraprake s’ka shenja dhune dhe është çuar ne morg per ekzaminim te metejshem per te përcaktuar shkakun e vdekjes Kujtojmë se ai ishte denoncuar i zhdukur dy ditë më parë nga familja dhe i shpallur në kërkim.
Forcat ruse kanë shtuar 17 grupe taktike batalioni (BTG) në Ukrainë gjatë javës së kaluar, me katër BTG të tjera vetëm në 24 orët e fundit, tha të mërkurën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes. Në total, SHBA vlerëson se tani ka 82 BTG brenda Ukrainës. Nga katër BTG-të e shtuara në 24 orët e fundit, tre prej tyre “kanë shkuar në lindje” në zonën e Donbasit, shtoi zyrtari. Këta BTG nuk janë domosdoshmërisht vetëm ushtarë këmbësorie. Ata janë “të rregulluar funksionalisht”, tha zyrtari. “Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se disa prej këtyre grupeve taktike të batalionit, ne…
Prilli ka qenë një muaj i paharrueshëm në kozmos, pasi ka sjellë disa ngjarje astrologjike që ndodhin një herë në jetë dhe prapavija e parë planetar në pothuajse tre muaj. Gëzimi jashtëtokësor do të vazhdojë me forcë deri në fund të muajit, pasi hëna e re e prillit 2022 më 30 prill është një eklips diellor. Është gjithashtu hëna e dytë e re që ndodh gjatë muajit kalendarik, gjë që i jep asaj titullin e një “Hëne të Zezë” të rrallë. Si eklipsi i parë i vitit, hëna e re e prillit na fut në terrenin e trazuar të sezonit…
Agjencia e mbikëqyrjes policore i kërkon prokurorisë së Tiranës që të kryejë hetime ndaj disa oficerëve të policisë që dyshohen se ushtruan dhunë ndaj një të mituri gjate orëve të fundit. I mituri u shoqërua ne komisariat menjëherë sapo përfundoi shkollën, teksa u konstatua se po drejtonte një automjet pa dokumenta. 17 vjeçari K.J dyshohet se u pyet pa praninë e psikologëve dhe pa vënë në dijeni prindërit ashtu siç kërkon ligji për të miturit. Veç kësaj, akuza është se fëmija gjatë marrjes pyetjes u qëllua me shuplaka në fytyrë. Dy të miturit u dorëzuan në komisariatin e Kamzës nga…
Dy persona janë arrestuar në zonën e Shëngjinit pasi kanë kërcënuar me armë zjarri një ish-efektiv të policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure ky dy shtetasit me iniciale E.M. dhe E.S. u futën në një lokal ku qëndronte ish-efektivi i policisë, shtetasi Gj.N. Pasi janë konfliktuar me ish-policin, dy personat e arrestuar e kanë kërcënuar me armë. Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi për makinën. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë.
Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa është gjetur i pajetë. Policia thotë se 36-vjeçari u gjet pa shenja jetë brenda një bunkeri në zonën e Institutit Bujqësor. Sipas policisë, ditën e djeshme vëllai i viktimës kishte bërë denoncimin se ai ishte larguar nga banesa. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërsa trupi i 36-vjeçarit është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte…
Autoritetet zvicerane i kanë dhënë dritën jeshile një projekti pilot i cili do të lejojë shitjen e kanabisit për përdorim vetjak. Ky projekt, i aprovuar ditën e djeshme, do t’i lejojë disa qindra banorëve mbi 18 vjeç në qytetin e Bazelit, që të blejnë kanabis në farmaci pa qenë nevoja e një recete nga mjeku. Projekti do të nisë në fund të verës 2022 dhe do të përfshijë pushtetin vendor, Universitetin e Bazelit dhe Klinikat Psikiatrike Universitare të këtij qyteti. Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij projekti por atyre do t’iu duhet…
Viti 2021 ka shënuar numrin më të lartë të raportimeve për raste të dyshuara për pastrim parash në pesë vitet e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bën me dije se në drejtim të saj kanë mbërritur 1,581 raportime, me një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë. Institucioni bën me dije se raportimet për transaksione të dyshimta janë bërë më së shumti nga bankat, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total të RAD, e ndjekur nga raportimet nga subjektet noter me 30 % dhe institucionet financiare për…
“Po t’u kthehesha çështjeve të mia në gjykatë, do të merrja të njëjtat vendime”. Ështe kjo deklarata e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha gjatë një interviste për emisionin Sot në Euronews Albania. Hoxha thotë se vendimet i ka marrë me gjykimet dhe bindjet e saj, në raport me zbatimin e ligjit. “Janë vendime, gjykime të cilat janë gjykuar mbi bindjen time të brendshme dhe mbi një bindje profesionale gjithmonë në zbatim të ligjit. Janë çështje, të cilat janë trajtuar, janë shqyrtuar drejtë dhe edhe nëse i kthehem prapë këtyre vendimmarrjeve patjetër do të merrja të njëjtat vendime”, u shpreh ajo. Hoxha beson…