Author: tirana

Në përditësimin më të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Janë kryer 1161 testime, ndërsa 71 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht, 47 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1161 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 71 qytetarë, në këto bashki:30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje Sali Berishës në lidhje me akuzat për sektorin energjitik. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se Berisha sot tentoi të rikthehet në sytë e shqiptarëve si ëngjëll ndonëse është varrmihësi i sektorit energjetik.“Gati 9 vite pasi na la në duar “kufomën energjetike”, Sali Berisha tentoi sot të rikthehet në sytë e shqiptarëve si ëngjëll ndonëse gjithësecili prej nesh e di se maska e ëngjëllit nuk rri mbi fytyrën e varrmihësit të sektorit energjetik. Do apo nuk do, i pëlqen apo nuk i pëlqen, ai do të mbahet…

Read More

Arbana Osmani nuk është tip i ‘gender reveal’, që është zbulim i gjinisë së bebit në një mënyrë të veçantë dhe publikimi i videos në rrjetet sociale. Ajo ka treguar në një komunikim në rrjetet sociale se ka zbuluar gjininë e bebit që po pret kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim. “Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura…

Read More

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në këtë kallëzim pretendohej se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është optimist se Presidenti i ri do të jetë fryt i një konsensusi të gjerë edhe me opozitën. “Nëse Konferenca e Kryetarëve zhvillohet me 6 maj i bie që në 11-12 maj të kemi raundin e parë. Jam shpresëplotë që ne mund të zgjedhim një President apo Presidente me shumicë përtej 3/5. Ka plot personalitete në Shqipëri që mund të marrin përtej kësaj shumice që garantohen zgjedhjen në raund të parë. Në 24 maj procesi duhet të ketë filluar. Nëse do kemi mundësi që kur të shkojmë te kriteret dhe pastaj…

Read More

Një 44-vjeçar në Lushnje është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në afërsi të stacionit të trenit në rrethana të paqarta. Policia thotë se i plagosuri është me iniciale K.M. nga Sarava e Lushnjes. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

Read More

Bashkia e Burrelit vijon investimet për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e saj. Kryetari i Bashkisë Agron Malaj ka publikuar foto nga punimet që po bëhen në qytet për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve që do të zgjidhin problematikën disavjeçare të furnizimit me ujë të pijshëm në qytet. “Burreli 24 orë ujë të pijshëm. Vijon puna për shtrimin e rrjetit i cili do të zgjidhë problematikën e ujit të pijshëm në qytetin e Burrelit”, shkruan kryebashkiaku Malaj.

Read More

Kandidatët për mësues në institucionet publike duhet të nisin me kopsitjen e dosjes profesionale, në përbërje të së cilës janë plot 13 dokumente, me qëllim që t’i futen garës e cila mund t’i çojë drejt një vendi pune në vitin e ardhshëm shkollor. “Mësues për Shqipërinë” çelet zyrtarisht në 20 maj, e për dy javë me radhë, deri në 3 qershor, zyrat vendore arsimore do të presin aplikimet me dosjet e mësuesve. Ministria e Arsimit u ka nisur letër katër drejtorive rajonale me procedurën që duhet të ndjekin me konkurrentët, nga pranimi i dosjeve deri te ngritja e komisionit të…

Read More

Parlamenti Evropian pritet që të miratojë një tjetër rezolutë në Komitetin e Punëve të Jashtme, dhe më pas në seancën plenare përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raporti është përgatitur nga eurodeputetja Isabel Santos, raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian në të cilin theksohet nevoja për të mbështetur vendin tonë në rrugën drejt Evropës. Sipas Raportit të përpiluar nga Santos, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Pavarësisht raportit, ajo që i kërkohet Shqipërisë është që të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar funksionimin…

Read More

Vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale të herëpashershme kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës si dhe në orët e vona të mbrëmjes.Ashtu si sot edhe për nesër parashikohet erë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi që arrinë deri…

Read More

Dojna Mema ka ndarë detaje nga jeta personale. Njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren për pasiguritë në adoleshencë. “Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohë kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova te dilja me një çun I.98 të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll. Morali: Nëse nuk arrin ti tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti”, u shpreh ajo. Kujtojmë që…

Read More

Pasi mësuesit të njihen me të gjitha alternativat e teksteve për çdo lëndë mësimore do të vendosin për tekstin që është më i përshtatshmi për të punuar me nxënësit e secilës klasë. Përzgjedhja e alternativës së duhur për çdo lëndë duhet të bëhet me konsensus. Për rastet kur mësuesit e klasave, apo të ekipeve lëndore nuk do të bien dakord për të njëjtën alternativë, procedurat do të zhvillohen me anë të votimit. Kështu, fitues do të jetë teksti i cili do të marrë shumicën e votave në këtë proces. Autoritetet e MAS bëjnë me dije se në përzgjedhjen e teksteve…

Read More