Një nga diskutimet më të rëndësishme që kemi rreth problemeve të peshës është se sa ujë duhet të konsumojmë. Nutricionistët dhe mjekët kanë folur vazhdimisht për rëndësinë e ujit në humbjen e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme. Në fakt, nëse pini më pak ujë se sa ka nevojë trupi juaj, kjo mund të rrezikojë qëllimet tuaja për humbje peshe. Ndërsa dëgjojmë shumë këshilla si psh të pini ujë para vaktit, apo menjëherë pasi zgjoheni ose të siguroheni që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos ngatërroni urinë me etjen, e gjitha ka të bëjë me…
Author: tirana
Ditën e djeshme deputetët e grupit parlamentar të PS propozuan nga tre emra “sekret”, për presidentin e ri të Shqipërisë. Ndërkohë, nga votimi i parë i deputetëve të Partisë Socialiste për kandidaturat e mundshme për presidentin e ri të vendit kanë dalë 67 emra të ndryshëm personalitetesh. Mësohet se kandidatja me votuar nga grupi parlamentar socialist për Presidente, ka dalë Mimi Kodheli. Pas Kodhelit, vjen Vali Bizhga dhe Valentina Leskaj, të dyja me vota të barabarta.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur sot hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa, duke kërkuar shkarkimin e tij për shkelje në vendimin e dhënë për uljen e dënimit ndaj një të dënuari me burgim të përjetshëm. Mësohet se Taulant Tafa vendosi t’i ulë me 720 ditë dënimin të burgosurit Arben Gori, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e “të fortit të Tiranës”, Naim Zyberit. ILD thotë se “janë konstatuar veprime/mosveprime të shprehura në dhënien e vendimit për uljen e dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin A.G, në kundërshtim me nenin 63 të ligjit nr.…
Një rënie e papritur e numrit të abonentëve e ka detyruar Netflix të marrë në konsideratë disa ndryshime në shërbimet që ofron, duke diskutuar kështu reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimin e një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat. Qëllimi i ndryshimeve të tilla, të cilat pritet të vihen në jetë shumë shpejt, është të ndihmohet kompania t`i rikthehet hovit, të cilin e humbi vitin e kaluar. Platforma iu gëzua një boom-i abonentësh në kohën e karantinave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por baza e klientëve të saj nisi të tkurrej me 200,000…
Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot një tryezë konsultimi publik mes PS dhe Organizatave të Shoqërisë Civile. Takimi ishte thirrur nga shumica parlamentare, në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Balla u kërkoi Shoqërisë Civile që propozimet e tyre për emra konkretë kandidaturash t’i dërgojnë në emailin zyrtar të PS, jo të thuheshin gjatë këtij takimi. “Mendoj që në këtë fazë të parë do mirëprisnim më shumë sugjerime për procesin, kandidaturën ta bëni përmes adresës email, se nga eksperienca ime, pa…
Dy ditë pas grabitjes së rreth 100 mijë lekëve në filialin e postës shqiptare në Kamzë, policia ka arrestuar Elis Suçin. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim si organizator i grabitjes mesditën e së hënës. Pas arrestimit nga uniformat blu, Suçit iu sekuestruan dhe paratë e grabitura në postë në bashkëpunim me Algert Kurtin të prangosur pak orë pas ngjarjes. Elis Suçi u fiksua nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi grabitja teksa largohej me qesen e parave me vete. 30-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i dënuar për vjedhje. Prej muajsh ai…
Vladimir Putin dyshohet se e ka ngujuar vajzën e tij dhe e ka detyruar dhe penguar që të udhëtojë jashtë vendit për ditëlindjen e saj, me frikën se nuk kishte ndërmend të kthehej më në Rusi. Shkencëtarja Dr Maria Vorontsova dëshironte të fluturonte në një vend ‘miqësor’ për disa ditë pushimesh tropikale në plazh, për të festuar ditëlindjen e 37-të javën e ardhshme, sipas një raporti në Moskë. Ajo planifikoi një “arratisje” romantike me Yevgeny Nagorny, 33 vjeç, partneri i saj i ri pas ndarjes nga bashkëshorti holandez, i biri i një koloneli të NATO-s, sipas kanalit Telegram General SVR.…
Dy gra, njëra 56 vjeçe dhe tjetra 61 vjeçe janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme në Tiranë duke detyruar policinë që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit. Sherri ka shkuar deri aty sa njëra porej tyre, pikërisht 56-vjeçarja ka goditur me gurë gruan tjetër duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas ndërhyrjes së policisë, 61-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e parë ngë mjekët, ndërkohë që gruaja tjetër është dërguar në polici, ku tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave raportoi ditën e sotme Raportin e Performancës 2021 KLSH. Gjatë seancës së dikustimit, deputetja Jorida Tabaku u shpreh e shqetësuar për gjetet e 3 raporteve të lexuara nga KLSH, teksa u shpreh me nota pozitive për punën e KLSH duke evidentuar se institucionet qeveritare përgjithësisht refuzojnë të kthejnë përgjigje dhe janë jo serioze në raport me deputetët. Ajo propozoi që të shtohej në rezolutën e përbashkët parlamentare pika për të forcuar llogaridhënien e institucioneve qeveritare ndaj institucioneve. “Të dhënat që u paraqitën dhe raporti i performancës shoqëruar me dy analizat për COVID-19…
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit Taulant Tafa. Sipas ILD-së, gjyqtari shkeli ligjin, pasi i uli 720 ditë të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Grori. 46-vjeçar Grori është një emër i njohur për drejtësinë, pasi vuan dënimin për dy vepra penale. Ai është deklaruar fajtor nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit në 6 gusht 1997 në spitalin San Paolo, Milano, vrasësit të vëllait të tij, Artur Grori. Ndërkohë është akuzuar dhe dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafik droge. Kërkesa e plotë e ILD Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim…
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar Radio Evropa e Lirë. Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash. Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin…
Histori frymëzuese për telenovela. E tillë është ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku një vajzë e re u bë mollë sherri për pengmarrjen e një të riu, i cili i kërkonte asaj që t’i kthente borxhin. Detajet që publikoi dje BalkanWeb bënë xhiron e rrjetit, ku u zbulua se si Denada Çezmja kishte organizuar gjithçka me dy miqtë e saj për të marrë peng të riun me inicialet E S.. Tashmë e reja qëndron pas hekurave, bashkë me Shkëlqim Koçekun, ndërsa i treti, Sulltan (Marku) Piraçi vijon të jetë në arrati, ndërsa ata akuzohen për heqje…