Studentja kosovare, Donika Nikollibibaj, ka vdekur rrugës për në Kosovë. Ajo ishte duke ardhur nga Italia. Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes…
Author: tirana
Partia Socialiste nisi një ditë më parë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Socialistët hodhën në zarf tre emra të propozuar për kryetarin e shtetit. Sot, socialistët nisin edhe fazën e konsultimeve me opozitën. Ditën e sotme në orën 16:00 kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu. Ndërkohë, takimi i parashikuar me kryetarin e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj sot në orën 17:00 do të shtyhet për një ditë tjetër. Shtyrja e takimit me Alibeajn, vjen pasi sot nuk u pezullua mbledhja e grupit…
Shqipëria duke nisur nga 1 maj do të liberalizojë vizat turistike me 8 vende të botës. Lajmi u dha nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila theksoi se kjo do t’i hap rrugë mijëra turistëve që të vijnë në Shqipërisë. Mes të tjerash Kumbaro shtoi se do të lehtësohet edhe mënyra e aplikimit nga shërbimet konsullore që kjo të realizohet sa më shpejtë. “Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende. Për qëllime turistike u lehtësohet edhe sistemi online që ofrohet nga shërbimet…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se ministria do të fillojë një program për depistimin e fëmijëve sa i përket shikimit. Ajo tha se janë rreth 270 mijë fëmijë nga klasat e para deri në gjimnaz që do të depistohen në lidhje me shikimin. Ministrja tha se shikimi ka një rendësi të veçantë sa i përket ecurisë së fëmijëve në shkollë. Manastirliu tha se fëmijët që do të hasen me problem me shikimin do të adresohen te mjekët përkatës për të korrigjuar problematikat, në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i situatës apo humbja e shikimit…
Policia e Korçës ka ushtruar kontrolle të detajuara dhe hetime të hollësishme për 5 muaj me radhë, me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që merreshin me trafik droge. Ky aksion u finalizua me sukses mbrëmjen e djeshme, ku u lëshuan 31 urdhër-arreste dhe u proceduan 101 persona. Burime zyrtare policore sqarojnë se janë shpallur në kërkim edhe 7 persona të tjerë. Bastisjet e shtëpive dhe sekuestrimi i miliona lekëve, mijëra eurove dhe sasive të konsiderueshme të drogës ishin pjesë integrale e aksionit. Gjithashtu bëhet e ditur, se mes gjërave të sekuestruara pikasin 20 automjete dhe 50 telefonë celularë. Sakaq,…
Më shumë se 400 autorizime të prokurorit për lejim përgjimesh janë firmosur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit të kaluar. Në raportin vjetor të kësaj strukture thuhet se përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Kjo veprimtari, deri ne 01 Shtator 2021, është ndjekur nga 9 (nënte) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe 3(tre) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme. “Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim…
Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka zbuluar disa detaje përsa i përket miratimit të projektligjit për legalizimin e hashashit në vendin tonë për përdorime farmaceutike. Ahmetaj tha se qeveria është aktualisht në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara, por ë shpejti do të ketë rezultate konkrete. “Këshillimi Kombëtar është një risi. Mënyrë e re e qeverisjes me qytetëtt pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrument publik. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë…
Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur një tryezë me ekspertët për çështjen e energjetikës, ku mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa mbajti fjalën e tij, Berisha rreshtoi disa nga arsyet që sipas tij e çojnë vendin drejt krizës energjetike. Ish-kryeministri theksoi se digat në vendin tonë po hapen në kundërshtim me ligjin dhe për më tepër, energjia shitet shumë lirë krahasuar me çmimin në bursë. “Energjia, ka qenë një problem që ka qenë kardinal, tani në hijen e luftës agresionin rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa edh më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që…
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të spostohet për ditën e nesërme, në orën 09:00. Ky spostim është bërë pasi babai i deputetit Luçiano Boçi ka ndërruar jetë dhe përcjella e trupit për në banesën e fundit do të behën këtë pasdite në 16:00. Sakaq, mbledhja do mbahej 1 orë para se kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj do shkonte në tryezën e thirrur nga PS për konsultimet për presidentit.
Parlamenti Europian pritet që të miratojë në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe më pas në seancën plenare edhe një rezolutë tjetër ku i bëhet thirrje vendeve anëtare, Këshillit Europian, për të hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një domosdoshmëri për të treguar besueshmëri dhe seriozitet për procesin e integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë në PE, eurodeputetja Isabel Santos, ritheksohet mbështetja e qartë për transformimin demokratik të Shqipërisë, të mbështetur nga orientimi strategjik dhe përkushtimi i palëkundur ndaj integrimit evropian. Santos rikujton…
Pas suksesit të padiskutueshëm të edicionit të parë të ”Big Brother VIP“ të gjithë po duan të dinë se kur do të nisë edicioni i dytë. Pjesmarrja e personazheve të njohur në këtë format u rriti akoma dhe më shumë famën atyre. Ndërkaq, së fundmi po qarkullojnë edhe thashetheme për “Big Brother VIP 2” dhe cilët do jenë pjesmarrësit e këtij edicioni. Ndër ta janë Eva Murati, Kejvina Kthella, Ledri Vula, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vin Veli, Roza Lati janë disa nga emrat e lakuar për momentin. Ende nuk ka patur nje konfirmim zyrtar,mirëpo shumë prej këtyre personazheve në intervista…
Një person është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet për vjedhje. Po ashtu, uniformat blu kanë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Policia njofton: DVP Elbasan Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin R. T., 40 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në dyqanin e shtetases L. T., ka vjedhur…