Pavarësisht se ndodhemi në stinën e pranverës, moti i keq ka përfshirë sërosh vendin tonë gjatë orëve të fundit duke bërë që të ketë edhe reshje shiu dhe dëbore. Kështu, Thethi është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga bardhësia e borës. Për rrjedhojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një postim në “Facebook” ku informon qytetarët në lidhje me gjendjen e rrugëve për shkak të pranisë së borës. ARRSH thekson në postimin e saj se kalimi deri më tani bëhet pa probleme, megjithatë është e rëndësishme është që shoferët të kenë kujdes. Njoftimi i ARRSH-së: “Në Theth sot ka pasur…
Author: tirana
Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita. Raporti i ri i “Freedom House” flet edhe për emra të përveçëm, konkretisht për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, personalitetet e të cilëve i lidh me krimin e organizuar dhe…
Detaje të reja që “fundosin” akoma më tej Roula Pispirigou-n, 33-vjeçaren qe dyshohet të ketë vrarë tre vajzat e saj të mitura, janë duke u publikuar në Greqi. Detajet e publikuara janë nga pediatrët që janë kujdesur për vajzën kur ajo ka pasur “kriza”. Sipas raportimeve, Roula është përpjekur që të bindë mjekët për episodet e krizave që vajza e saj 9-vjeçare Georgina kalonte. Vogëlushja dyshohet që te ketë humbur jetën nga administrimi i një doze vdekjeprurëse ketamine. Megjithatë, mjekët nuk i panë kurrë episodet të ndodhin dhe ky fakt kishte bërë që të kishin dyshime. Një gabim i bërë…
Fjoralba Ponari ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër nga momenti kur Jonida Maliqi flet për të në “Ëndërrtjerrësit”. Ndër të tjera, këngëtarja dëgjohet të thotë që ka dashur shumë që Ponari ta zgjidhte kur ishte pjesëmarrëse në “The Voice Albania”, por ajo zgjodhi Gentin. “Kur Fjoralba nuk shkoi në gjysmëfinale mbaj mend që i thashë: ‘Po të më zgjidhje mua do kishe shkuar në finale’. Ajo bëri një performancë shumë të bukur”, tha ndër të tjera Jonida. Përveçse tregoi që deklarata e Maliqit e preku dhe e gëzoi, Fjoralba i kërkoi publikisht edhe një…
Robert Lewandowski, në këtë fund sezoni, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, kjo për vetë faktin se sulmuesi ka një kontratë me Bayern Munich që i përfundon në 2023. Në këtë periudhë palët janë përpjekur të gjejnë një kompromis për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre. Vetë Lewandowski nuk është shumë i bindur, dëshira e tij është të provojë një aventurë të re jashtë Gjermanisë. Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Barcelonës, me blaugranët që e kanë vendosur në majën e listës së dëshirave. Sipas Sport, Lewandowski tashmë e ka një…
Një sulm me bombë u bë mëngjesin e sotëm ndaj një autobusi që transportonte gardianë burgu në Bursa të Turqisë. Paraprakisht mediat turke raportojnë për një të vdekur dhe 4 të plagosur, ku njëri është rëndë. Dyshohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Në një reagim për mediat, ministri i Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se po punohet për kapjen e autorëve të mundshëm. Turqia është në prag të zgjedhjeve dhe është bërë rutinë tashmë që sulme të tilla të ndodhin para fushatave elektorale në vend me qëllim rritjen e tensioneve.
Skuadra e Skënderbeut po përjeton këtë vit sezonin më të vështirë të kohëve të fundit, pasi aktualisht ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Pavarësisht se matematika i mban ende në lojë për mbijetesë, duket se ky mision për korçarët do të jetë i pamundur. Megjithatë, duket sikur tek skuadra e Skender Gegës problemet nuk kanë të sosur pasi raportohet se kanë filluar edhe përplasjet mes lojtarëve. Sipas “Panorama Sport”, raportohet se lojtarët për të cilët behët fjalë janë kapiteni i skuadrës, Vangjel Zguro dhe sulmuesi Elvi Berisha.…
Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshmen të radio-televizionit publik shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të 3 anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave ka kaluar për gjykim. Bëhet me dije se ata kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar, raporton BW. Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”. Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre punonjësit e televizionit kanë abuzuar “Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë…
Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Parmas në Itali pasi akuzohen se kanë vjedhur një shtëpi në zonën e stadiumit, pikërisht në rrugën “Puccini”. Sipas mediave italiane, të rinjtë ishin konstatuar në rrugë nga karabinierët dhe këta të fundit ia u kishin bërë me shenjë që të ndalonin, por ata kanë vrapuar. Në këtë moment, karabinierët italianë u janë vënë nga pas të rinjve duke i ndjekur ata për disa minuta nëpër rrugicat e qytetit dhe brenda disa minutave kanë mundur t’i kapin. Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në garazhdin ku ata qëndornin dhe…
Qytetarët që përdorin transportin publik urban do të mund të qarkullojnë më shpejt në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me GIZ po studion planin për të kthyer tre linja në kryeqytet me korsi të dedikuara për autobusët, ashtu sikurse funksionon në Vjenë apo në Stamboll. Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në prezantimin e flotës së gjelbër të autobusëve, ku sqaroi dhe çështjen e metrosë. “Ajo që ne duam të bëjmë për ta bërë akoma më të pëlqyeshëm dhe akoma më të frekuentueshëm përdorimin e autobusit, është projekti që kemi me GIZ-in ku ne…
Pavarësisht se Cristiano Ronaldo nuk mund të ishte prezent mbrëmjen e djeshme në radhët e Manchester United për të ndihmuar ekipin e tij ndaj Liverpoolit, tifozët e këtyre të fundit nuk ngurruan të tregojnë mbështetjen e tyre për portugezin. Tifozët e pranishmëm mbrëmë në Anfield i emocionuan të gjithë dje me dashurinë dhe ngrohtësinë e dhuruar në shkallët e stadiumit. Duke marrë shkas nga ai veprim i bukur i tifozerisë së Liverpool, familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpool për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për sulmuesin e Man United dhe partneren e tij pas vdekjes tragjike të djalit…
Një furgon është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra pas daljes nga tuneli. Raportohet se flakët kanë përfshirë në pjesën e pasme të furgonit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa qarkullimi është bllokuar për disa minuta.