Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme në vendin tonë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet që të sjellin dhe shira të pakët. Por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore e më pas dhe në zonat Veriore të territorit Shqiptar. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat…
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, një automjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në zonën e Llogarasë. Për fat të mirë shoferi i ka shpëtuar flakëve, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ky është përfundimi në të cilin arrin media franceze “Liberation”. Përmes një shkrimi mbi Shqipërinë dhe rolin e saj në Ballkan, media franceze shkruan se synimet Perëndimit janë të qarta ndaj Shqipërisë dhe rajonit; të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor. Duke iu referuar vendosjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, Liberation shkruan se kjo qendër e re operacionale e forcave të Aleancës e vendos Ballkanin Perëndimor në pikë strategjike përballë vendeve perëndimore.
Shtimi i ushqimeve të shëndetshme dhe të freskëta në dietën tuaj të përditshme mund të ndihmojë shumë në uljen e kolesterolit dhe shëndetin e përgjithshëm. Përqendroni dietën tuaj në ushqime me vlera ushqyese si frutat dhe perimet dhe yndyrnat e shëndetshme për zemrën si arrat, farat, avokadot, vaji i ullirit dhe peshqit yndyrorë si salmoni. Shtoni tërshërën Tërshëra është e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore, pasi ndihmon në funksionimin e duhur të zorrëve, menaxhimin më të mirë të peshës, përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe ul kolesterolin. Tërshëra përmban një fibër të quajtur beta-glukan, e cila në fakt ndihmon në…
Vedat Muriqi thyen rekord. Edhe pse u transferua vetëm në janar te ekipi i Mallorcas, sulmuesi dardan ka treguar se mund të përshtatet shpejt. Ai shënoi sonte gol në ndeshjen me Alaves. Kjo ishte rrjeta e tij e katërt sezonale, ndërsa ka dhënë edhe një assist. E thënë shkurt, Muriqi ka kontribuar në 5 gola, çka nuk e ka bërë askush te Mallorca për këtë edicion futbollistik. Ky Klub duhet të mendohet dy herë përpara se të vendosë nëse do shfrytëzojë të drejtën e blerjet së kartonit që zotërohet nga Lazio. Vendimi do vijë në fund të sezonit.
Prokuroria e Mantovës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Bomës, e ndodhur korrikun e kaluar, kur një shqiptar mbeti viktimë e pritës së dy afrikano-veriorëve. Akuzat e ngritura ndaj dy afrikano-veriorëve të arrestuar janë për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje me paramendim rrethanë rënduese, për këtë arsye dy të arrestuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka ndodhur natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur Atilio Ndrekaj, 24-vjeçari shqiptar dhe Pierfrancesco Ferrari, 35-vjeçari nga San Giorgio. ata ishin sulmuar me një shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Boma. Shqiptari kishte vdekur pas 48 orësh agoni,…
Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar ditën e nesërme. Mbledhja është planifikuar që të zhvillohet në orën 16:00, në një kohë që po diskutohet zgjedhja e presidentit të ri. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj bën me dije se në fokus nuk do të jenë negociatat për Presidentin e Republikës, por edhe platforma e bashkimit e prezantuar rreth 3 ditë më parë. 24 orë përpara se socialistët t’i presin në tryezë në Kuvendin e Shqipërisë për të negociuar për emrin e Presidentit të Republikës, demokratët kanë një kërkesë. Enkelejd Alibeaj e sheh zgjedhjen e…
Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Njoftimi është bërë në faqen e ministrisë ndërsa më herët drejtoresha aktuale Zana Çela, e cila kërkon një mandat tjetër, tha në një intervistë për News24 se afati duhej shtyrë pasi me mbylljen e aplikimeve më 19 prill ministria kishte bërë shkelje. “🟢 NJOFTIM!!!🟢Duke marrë shkas nga kërkesat e vazhdueshme për informacion, për të gjithë të interesuarit, afati i aplikimit për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shtyhet deri në…
PSG do sfidojë të mërkurën Angers në kampionat. Para këtij takimi ka dalë për mediet, trajneri i parisienëve, Mauricio Pochetino. Pochetino është pyetur për të ardhmen e tij pas zhgënjimit në Champions dhe përgjigja e tij ka qenë tejet diplomatike, duke thënë se do respektojë kontratën dhe vlerësimet do bëhen vetëm në fund. “Vlerësimet për sezonin do të bëhen në fund të kampionatit, pasi të kemi fituar titullin. Për klubin, objektivi ishte Liga e Kampionëve dështimi na solli një zhgënjim të madh. Sa për mua, kam një kontratë njëvjeçare” – tha ai. Argjentinasi është i padëshiruar te kjo skuadër dhe divorci…
Në një intervistë për gazetën italiane ”Il Giornale”, analisti Alessandro Politi, drejtor i Fondacionit të Mbrojtjes së NATO-s, e vetmja qendër kërkimore joqeveritare e lidhur drejtpërdrejt me aleancën, shpjegon arsyen pse anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në paktin atlantik, nuk do të jetë aq i afërt, dhe vetëm në verë do të kuptojmë se cila do të jetë formula më e mirë për anëtarësimin e tyre të mundshëm. Politi paralajmëron se rreziku i vërtetë i një luftë të re botërore nuk vjen dhe aq shumë Rusia, sesa nga tensionet midis Kinës dhe SHBA-së në rajonin e Paqësorit. Pse Ukraina dje,…
Qindra besimtarë i janë drejtuar këtë të martë kishës së Shën Ndout në Laç. Mesha e shenjtë u celebrua nga ipeshkvi, Dom Gjergj Meta. Në këtë të martë të gjashtë të pelegrinazhit, si gjatë ditës, edhe në mbrëmje, numri i besimtarëve që kanë zgjedhur që destinacioni i ditës së martë të jetë Kisha e Laçit, ka qenë i lartë.
Sot Grupi Parlamentar socialist vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj deputetit Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi iu vendosën sanksione nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Edi Paloka, deputet i PD, tha se pas këtij qëndrimi të Edi Ramës nuk pati asnjë reagim nga ata që në rastin e PD u shprehën se do të ndërpresin raportet me këtë parti, nëse nuk përjashtohej Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. “Unë një pyetje kam: pse në rastin e z. Rakipi nuk pati asnjë reagim nga ata që në rastin e PD, sipas Lulzim Bashës, e kushtëzuan përjashtimin e…