Kryeministri Edi Rama ishte sot në Valias, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të reja. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat me qytetarët, sidomos me ata demokratë. Rama iu drejtua duke i thënë se “për ju demokratët e Kamzës ka qenë kjo botë”, ndërsa i kujtoi se apartamentet qe do te marrin sot do ti kenë falas dhe janë prona e tyre e paluajtshme. “Më vjen shumë mirë që ne sot çelin dyert për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do strehohen në këtë lagje të re. Së shpejti edhe për…
Author: tirana
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur për situatën në Partinë Denokratike, parti në të cilën ai ka aderuar deri në vitin 2019 kur u dogjën mandatet. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi. “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit. As se mund të bashkohen disa mendje “ të ndritura” që janë bërë deputet pa qenë anëtarë të PD, e pa votuar kurrë ndonjëherë për PD…
Në Top Channel do të nisë së shpejti një emision i ri. “A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards. 13 Episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore. Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liço, i cili në promon e publikuar shihet se do shfaqet në ekran e nuk do të jetë…
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 84 pacientë ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 297. Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.…
Përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023 në programet e ciklit të dytë që japin akses në fushën e mësuesisë për gjuhët e huaja, do të mund të vijojnë studimet e larta 695 studentë të rinj. Sipas ndarjes së miratuar tashmë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës për pranimet e reja në ciklin e studimeve “Master” për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, bëhet e ditur se pjesa dërrmuese e kuotave të pranimit janë për programet e nivelit “Master shkencor” në të cilat do të pranohen 655 studentë të rinj. Për këtë cikël gara do të zhvillohet në tetë profile të…
Qepët e reja janë shumë ushqyese dhe të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Është një perime ideale pranverore, e cila është burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, ndërsa përmban shumë fosfor, kalium dhe kalcium nga mineralet. Për shkak të vetive të tij antibakteriale, mbron trupin nga shfaqja e proceseve inflamatore, dhe sasia e madhe e squfurit në të rrit oreksin dhe përmirëson tretjen. Ruajeni zemrën Qepët janë plot me antioksidues që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Përmbajnë gjithashtu shumë vitaminë C, e…
Lela Bërdica do të jetë drejtuesja e re e Kadastrës së Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blerina Hakën. Lela Bërdica ka qenë kandidate e PS për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që deri tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës së ADISA-s.
Pesë persona janë arrestuar në Lushnje në një makinë tip Benz ku janë gjetur dhe doza të vogla kokaine. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Karbunara”, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”. Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjerë shtetasit B. K.,…
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim. Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me…
Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, raportoi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit gjatë vitit 2021. Në raportimin e tij, Drejtori Bendo theksoi se, referuar Strategjisë së Zhvillimit 2020- 2023 dhe Strategjisë së Burimeve Njerëzore 2020-2023, SHISH ka realizuar procesin e rekrutimit të kandidatëve të rinj, duke përzgjedhur e diplomuar punonjës të rinj, me shkollim shumë të mirë, që ndoqën me sukses edhe kursin bazë të përgatitjes profesionale të linjës informativo-operative. Drejtori Bendo nënvizoi se, “SHISH ka përmbushur detyrat ligjore, ka vijuar me konsolidimin e strukturës së re, ka rritur dinamizmin dhe…
Për të kaluar në Maqedoni që nga mesnata e sotme nuk do të jetë e nevojshme që të paraqitni certifikatën e vaksinimit. Kjo masë u hoq me vendim të Qeverisë, sipas rekomandimit të Komisioni për sëmundjet infektive. “Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të certifikatës së vaksinimit, certifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend. Në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej…
Rreth orës 14:10, në lagjen nr.15, Durrës, është gjetur në pemë, trupi i pajetë i shtetasit I. A., 61 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.