Author: tirana

Punonjësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut vijojnë javën e dytë të grevës së përgjithshme, pasi bisedimet midis sindikatës së arsimit dhe Qeverisë për rritjen e pagave dështuan. Sindikata e Arsimit refuzoi ofertën e Qeverisë për rritje prej 10 për qind duke theksuar se kërkon rritje fillimisht prej 18.4 për qind dhe zbatimin në faza të “Marrëveshjes Kolektive”, që u garanton atyre paga dyfish më të larta. Në kundërpërgjigje, qeveria deklaroi se asnjë punonjës nuk do të paguhet për aq kohë sa gjendet në grevë. Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar…

Read More

Poetja Rita Petro ka treguar mënyrën se si ajo e nis mëngjesin, madje foli dhe për jetën e saj sentimentale. Gjithashtu poetja është ndalur edhe te ndarja e dhimbshme nga jeta e bashkëshortit të saj si dhe dhimbjen e madhe që ai i ka lënë pas. Rita Petro ka treguar se në marrëdhënien e tyre, askush nuk ishte i varur nga tjetri dhe pikërisht kjo pavarësi në marrëdhënie e ka mësuar Ritën të jetojë edhe pa partnerin e ndjerë. Sa i përket dashurive të reja, ajo i ka hapur dyert për këtë ndjenjë të bukur, në çdolloj forme. “Në fund…

Read More

Deputeti Blendi Klosi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe të gjithë procesin që po ndiqet. Sipas tij, Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët politike, duke shtuar se duhet të jetë një figurë e sprovuar dhe mos të eksperimentojnë në përzgjedhje. “Zgjedhja e Presidentit s’është e thjeshtë. Ne jemi përpjekur që të jetë proces real e të mos jenë negociata në moment të fundit. Prej vitesh emri i Presidentit është zgjedhur në moment të fundit. Edhe pse PS ka të drejtën për të zgjedhë një President me votat…

Read More

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka vizituar ditën e sotme Tiranën. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme, ai ka pasur një takim edhe me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga pritja e ish-kryeministrit britanik në zyrën e tij. “Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair”, shkruan Ahmetaj. Tony Blair ka drejtuar qeverinë e Britanisë së Madhe nga viti 1997 deri në vitin 2007.

Read More

Teksa në mbledhjen e sotme të zhvilluar nga socialistët pritej që të merrej një vendim për përjashtimin e Orlando Rakipit nga Grupi Parlamentar për shkak se i ati i tij, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall “non-grata” nga SHBA, një gjë e tillë nuk ndodhi. Për këtë ka reaguar para pak minutash ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili akuzoi Ramën se është mburojë e personave “non grata”. Në postimin e tij në “Facebook”, Basha thotë ndër të tjera se pyetja që shtrohet në këtë rast është, “për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25…

Read More

Elvis Demçe ëndërronte shumë dhe synonte të kontrollonte shpejt të gjitha sheshet e trafikut të drogës në kryeqytetin italian. Kjo mund të kuptohet qartë nga përgjimet e zbardhura së fundmi në kuadër të hetimeve nga prokurori i Romës. Grupi u arrestua janarin e kaluar, por hetimet po vazhdojnë përpara gjyqit. ADHURIMI I ESKOBARIT “Kivi” nga Ekuadori, marrëveshjet me kupolën ushtarake marokene, marrëveshjet me “Kartelin e Gjirit” në Kolumbi, kontejnerët plot drogë që mbërrijnë në portin e Gioia Tauro, nderimi për bosin Raffaele Cutolo dhe stemat e fisnikëve të zgjedhura si foto profili për të nënvizuar përkatësinë ndaj asaj që ata…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po diskutohen dy aktet normative për krijimin e bordit të transparencës ku deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se është e shqetësuar për mënyrën se si është sjellë qeveria ndaj situatës në treg të monopooleve të hidrokarbureve. Po ashtu, Tabaku deklaroi se krijimi i Bordeve të Transparencës është një sajesë komuniste që në fakt e prish akoma më keq tregun e hidrokarbureve, për të cilin ajo thotë se është jo konkurrues. “Më duket e paparanueshme që pas 9 vitesh të thuhet për prodhimin vendas ‘Nuk dimë gjë dhe pyesim qeverinë paraaardhëse’,…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka folur ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për rritjen e çmimeve në vendin tonë. Braçe ka deklaruar se tregu në vendin tonë është deformuar për shkak se ka probleme të mëdha të konkurrencës. Ai shprehet se abuzimi vjen nga mungesa e konkurrencës në treg ndërsa shton se shoqatat që përcaktojnë çmimet funksionojnë si kartele. “Tregu ynë është i deformuar. Ka probleme të mëdha të konkurrencës. Janë evidente për sa kohë ne shkojmë dhe ndërtojmë një bord për të ndaluar abuzimin. Nga se vjen abuzimi. Nga mungesa e lirisë dhe e konkurrencës në…

Read More

Një shtetas 35 vjeçar raportohet i humbur nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, e cila këtë të martë ka bërë kallëzim në polici. Bruime pranë uniformave blu bëjnë me dije se 35-vjeçari ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej ditës së djeshme. Ndërkohë, ka nisur punën për gjetjen e tij. Policia njofton: ‘Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”

Read More

Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës” kërkon gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Pas kërkesës së ish-kryebashkiakut, GJKKO ka nisur gjykimin. Ky i fundit kërkoi gjykim te shkurtuar. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Të njëjtën formë gjykimi kërkojnë edhe 18 nga 20 të bashkëpandehurit e tij, ish-zyrtarë të bashkisë. Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë në tendera në procedurën e një tenderi për një kanal vaditës në njësinë Administrative Kolonjë, me vlerën vlerë 24 milionë lekë Të pandehurit kanë dhënë në kundërshtim me ligjin për persona privatë…

Read More