Author: tirana

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur sërish në Itali në lidhje me lojtarët e Shqipërisë. Këtë herë ai është fokusuar te Bajrami, të cilin e ndoqi nga afër në stadium në ndeshjen e fundit, bashkë me Ismajlin dhe Asllanin. Reja ka përsëritur mendimin e tij se Bajrami është gati për një skuadër big në Itali, sepse ka të dhëna teknike shumë të mira dhe gjatë sezonit të fundit është rritur shumë. Fantazistin kuqezi trajneri ia ka propozuar edhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis. Bajrami është një lojtar që përshtatet shumë mirë në mesfushë dhe në sulm. Roli i…

Read More

Deputeti socialist Taulant Balla reagon për një spekulim që disa media shpërndan pasditen e sotme, në lidhje me një efektiv të arrestuar. Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me të. Edhe pse Autoritetet policore në njoftimin e tyre bënin me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, media të caktuara e raportuan ndryshe. Për këtë, reagoi disa minuta më parë dhe vetë deputeti socialist. “Mua Zeni.TV vetëm me shton jetën, po kur mendoj boronicat e Gërdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhëndrit dhe SPAKUN që nuk të…

Read More

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një mbledhje e grupit parlamentar në selinë blu. Mbledhja do të mbahet një orë para takimit që është planifikuar të zhvillohet mes përfaqësuesve të opozitës dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe deputetët që përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit dhe a do të ketë përballë Sali Berishën, i cili është shprehur kundër negociatave me PS për kreun e ri të shtetit. I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve…

Read More

Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku edhe emri i saj është lakuar shpesh në media, për të qenë kryetarja e re e shtetit. Duke folur për ABC, se si ndihet kur dëgjon se emri i saj lakohet për të qenë numri një i shtetit dhe a e beson realisht, Kodheli tha se kjo është diçka që të përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep dhe shumë përgjegjësi. Ndërkohë Kodheli ka refuzuar të bëjë publike tre emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa zbuloi…

Read More

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik në Kukës, ku një automjet përfundoi në liqen, pasi shoferi humbi kontrollin. Nga aksidenti mbeti i vdekur 55-vjeçari, Sul Demnushi dhe fatmirësisht shpëtoi djali i tij. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në liqen. Nuk dihet ende shkaku se pse drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar për të shmangur aksidentin. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Read More

Publikohet video e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.Krimi ndodhi në 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Siç shihet dhe në pamje, krimi ka ndodhur në orën 05:54 minuta të mëngjesit. Bujar Çela ndodhet i ulur në lokal nën shoqërinë e një tjetri personi.Ngjitur me ta janë dhe persona të tjerë që qëndrojnë në dy tavolina. I gjithë krimi ka ndodhur për rreth 20 sekonda dhe kanë marrë pjesë 3 persona.Autorët kanë qëlluar fillimisht në drejtim të Bujar Çelës nga një distancë rreth 5-6 metra. Më pas i afrohet njëri prej tyre,…

Read More

Përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare qeveria bën me dije se ndalohet peshkimi në liqenet e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit. Sipas vendimit të firmosur nga ministrja Frida Krifca, thuhet se bëhet ndalimi i peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve në këto liqene. Vendimi parashikon që një gjë e tillë të futet në fuqi nga data 20 prill 2022 deri më 20 korrik 2022 për këto liqene. Po ashtu përcaktohet edhe periudhat…

Read More

Ministrja e i bujqësisë dhe zhvillimit rural Frida Krifcaka firmosur një urdhër qeveria ku përcaktohen mjetet për peshkimin argëtues. Sipas vendimit të qeverisë lejohen jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam, jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar dhe rrjetë dore. Po ashtu, qeveria bën me dije se peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg. Ndërkohë gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit…

Read More

Një efektiv policie është arrestuar nga Angjensia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ndaj tij ka patur disa denoncime se terrorizonte banorët duke qëlluar herë pas here me armë. Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga efektivin Taulant Balla, punonjës i Komisariatit numër 1 në Tiranë. Në momentin e arrestimit, Ballës i janë gjetur në banesë dy armë automatike si dhe municion. Efektivi iu vu në pranga pas një hetimi disa mujor, pas sinjalizimeve se ai herë pas here qëllonte në ajër në lagjen ku banonte duke krijuar panik tek qytetarët e tjerë, por edhe duke iu rrezikuar jetën.

Read More

Një djalë i ri me vath në vesh e bëri nostalgjik kryeministrin Rama, i cili kujtoi kohën e rinisë së tij, kur vetë mbante një aksesor të tillë. Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Teksa iu drejtua Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, Rama u shpreh se futja në parti e detyroi atë të heqë vathin nga veshi. Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ja jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qevrisë…

Read More

Grumbullimi i përfaqësueses U15 të Shqipërisë sheh këtë radhë një lojtar shumë të veçantë mes emrave të përzgjedhur nga trajneri Armand Dama. Isak Aleçenu është mbrojtësi shqiptar me origjinë nigeriane, i cili është bërë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka spikatur me ekipin e Dinamo Junior. Kjo nuk është hera e parë që futbollistë me origjinë afrikane grumbullohen për testime me përfaqësueset e moshave shqiptare, por historia e Isak është pak më e veçantë. Babai i tij është ish-mbrojtësi nigerian Abraham Aleçenu, i cili ka bërë emër në futbollin shqiptar duke luajtur për 13 vite në vendin tonë me skuadra…

Read More

Duke kujtuar Sali Berishën, Rama u tha banorëve në Valias të Kamzës se ata nuk kanë punë me Gjykatën e Parisit, pasi shtëpitë tani i kanë në pronësi të tyre dhe nuk kanë nevojë që të shkojnë nëpër gjykata për t’i marrë. Rama u shpreh se zona e Kamzës është si parrulla e parë e Partisë Demokratike “ne qeverisim dhe bota na ndihmon”. “Me demokratët e kam prapë, bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri-tjetrit. Mos bëni shakara të tilla se nuk ka lezet. Shikoni punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos…

Read More