Duke komentuar luftën, ish-ambasadori britanik në Ukrainë, Leigh Turner deklaroi se konflikti që ka nisur që prej 24 shkurtit do të jetë i gjatë, prandaj është e rëndësishme është që Perëndimi ta furnizojë Ukrianën me armë. Në një intervistë të dhënë për “Sky News”, ish-diplomati u shpreh gjithashtu se do të sihte mjaft thelbësore të vazhdohej të bisedohej me Rusinë. “Duhet të mbahen rrugë të hapura për të parandaluar më shumë vdekje në këtë luftë tepër të përgjakshme”. “Populli ukrainas ka vuajtur jashtëzakonisht shumë dhe po vazhdon të vuajë. Qindra njerëz po vriten çdo ditë.” “Familjet ruse në të gjithë…
Author: tirana
Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Taxi”, i cili kishte për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Në sajë të këtij operacioni u sekuestruan 900 gramë kokainë dhe një aparat celular, si dhe u arrestua një shtetas 24-vjeçar i cili posedonte kokainën dhe e shpërndante atë në zona të ndryshme të Tiranës. Po ashtu, gjatë ketij operacioni u goditën edhe dy raste të tjera të shpërndarjes së drogave në doza dhe janë vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim…
82,178 individë duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill, pasi kanë detyrimin pёr tё plotёsuar “Deklaratёn individuale vjetore tё tё ardhurave” pёr vitin 2021. Nga këta, 13.521 individë duhet ta bëjnë deklarimin pasi kanë paga bruto vjetore mbi 2 milionë Lekë. Ndërsa 68.657 individë kanë detyrimin për të bërë deklarimin e të ardhurave pasi kanë qenë të dypunёsuar tё paktёn nё njё periudhe tё vitit, ku në total paga e kёsaj periudhe ishte më e lartë se 30,000 lekë, dhe në total paga bruto vjetore është më e ulët se 2 milionë lekë. Shifrat…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka mbyllur hetimet për shtetasin Elton Bengaj (Meta), i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçaren Sabrina Bengaj. Tashmë, dosja e tij është dërguar për gjykim ku pritet që Eltoni të njihet me masën e sigurisë. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 10 tetorit 2021, ku Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte…
Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, ka folur sot lidhur me terroristin rus Vladislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai madje është shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi. Ndër të tjera, bashkangjitur kësaj çështje, Karamuço bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe këtë e ka vërtetuar një raport nga qendra e NATO-s. “Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here…
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë se si ndryshimi i klimës ashtu edhe lufta kundër Ukrainës, janë të lidhura ngushtë me lëndët djegëse fosile– dhe me varësinë tonë prej tyre. Qeveria gjermane e pranon që klima dhe siguria kombëtare janë të lidhura me njëra tjetrën. Por deri tani kjo nuk ka mjaftuar për ta shkëputur Gjermaninë nga varësia prej naftës dhe gazit rus. Forca e pushtimit rus, financuar nga shitja e gazit, qymyrit dhe naftës, tregon se furnizimi fleksibël dhe…
Është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së mbrëmshme në Shkodër të shtetasit Edis Reçaj. Duke i’u referuar dëshmisë së këtij të fundit por edhe mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë pranë zonës ku ndodhi ngjarja, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Megjithatë, emri i tij mbetet enigmë për publikun për arsye hetimore. Sipas informacioneve që vijnë, në omentin e ngjarjes autori dhe i plagosurit kanë qenë në të njëjtën makinë. Policia raporton se pasi autori e ka plagosur Reçajn në këmbë ( në gjurin e majtë), i dëmtuari ka dalë nga mjeti dhe ka…
Policia e Korçës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion anti-drogë ku mësohet se në kuadër të tij më shumë se 20 të shtetas. Uniformat blu kanë sekuestruar gjithashtu edhe sasi droge. Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Korçës lidhur me rezultatet e këtij operacioni.
Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani ka sfiluar në rrugët e New York me një fustan kuq e zi dhe mbi taka. Në këtë sfilatë, ai pozon për “Pride Icon”, pasi kjo industri e ka zgjedhur Eltonin si një nga ikonat e saj, për faktin se ai ai lufton për të njëjtat vlera që ka edhe ky projekt: Barazinë! Biznesmeni homoseksual i cili aktualisht jeton në SHBA ka krijuar Indeksin e Barazisë në Punësim për personat LGBTQ+, duke motivuar kështu sektorin privat dhe atë publik të adoptojnë politika të barazisë në vendin e punës në Ballkanin Perëndimor. “Pride Icon” është…
Një shkrim nga “Nga Liberation.fr” “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendit të vogël në bregdetin e Adriatikut mund të materializohet më shpejt se sa pritej për shkak të ofensivës së Putinit në Ukrainë. Synimet janë të qarta: të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.” Shtatëdhjetë e pesë avionë luftarakë sovjetikë ndryshken në buzë të pistës në aeroportin ushtarak të Kuçovës, një ish-bazë komuniste në Shqipërinë qendrore. Por këto objekte, të thirrura për të akomoduar një qendër të re operacionale të NATO-s, janë gati të rifitojnë shkëlqimin e tyre. Rinovimi i vendit, i nisur në vitin 2018,…
DashiAshtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikoni lëvizjet e njerëzve të tjerë dhe të qëndroni disa hapa përpara. Kjo nuk është për konkurrencë, por për të mos humbur shumë kohë. DemiMë shumë njerëz se kurrë kanë rënë në dashuri me idetë tuaja dhe ata janë të interesuar të flasin me ju tani. Pra, jini me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe shijoni ndjenjën e të qenit një yll. BinjakëtTë qenit i kujdesshëm me paratë nuk do të thotë se jeni koprrac. Paratë tuaja janë tuajat për të shpenzuar, megjithatë mos i shpenzoni ato…
Vazhdon me intensitet puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës që konsiderohet si një projekt madhor, nga i cili pritet të burojë një hvillim i madh ekonomik dhe turistik. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, edhe kryeministri Rama ka shpërndarë pamje nga ky kantier ku punimet kanë përparuar ndjeshëm. “MIRËMËNGJES dhe me karvanin që vazhdon përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.