Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në “Facebook” se duke filluar që nga data 30 prill, të gjitha sportelet e shërbimeve me dokumente në vendin tonë do të mbyllen. Në këtë mënyrë, qeveria synon t’i japë fund korrupsionit, radhëve dhe zvarritjeve që përjetojnë qytetarët për të marrë dokumente shtetërore. Ndërkohë, Rama ka publikuar në postimin e tij edhe një raport të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku Shqipëria renditet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, nga vendi i 33 që mbante më parë. Postimi i kryeministrit Rama: “Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e…
Author: tirana
Shtohen kontrollet nga Policia e Rrugore e Sarandës me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar në ndëshkimin dhe evidentimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidentet rrugore. Kësisoj në pranga ka rënë 31-vjeçari N. M., i cili ishte duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi e madje, gjatë ndalimit të policisë ka munduar të korruptojë me një shumë parash këto të fundit. Njoftimi i plotë i policisë: Policia Rrugore e Sarandës intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar…
“Klienti im, Vijard Kotorri i gjeti paratë në rrugë, në afërsi të Laprakës”. Kështu deklaron avokati i të riut që tashmë qëndron pas hekurave për akuzën e mashtrimit me monedhat. Pasi gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për Kotorrin dhe Ervin Kamollin si dhe Edmond Dokushin, avokati i të riut tregoi versionin e tij në një prononcim për mediat. Ai tha se i riu sapo kishte marrë vesh që ishte shpallur në kërkim, ishte dorëzuar në polici. Sipas tij, i riu i rritur në fshatin SOS, pasi prindërit e kishin braktisur, kishte menduar se me ato para do…
Rusia “nuk u beson më” negociatorëve ukrainas, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-24. “Nuk kemi pasur besim tek këta njerëz për një kohë të gjatë,” tha ajo, duke përsëritur akuzën për “mospërputhje” në pozicionin negociator të Kievit. “Nga zyra e një njeriu që e quan veten president i Ukrainës dhe është i pajisur me kompetenca adekuate, është bërë një kërkesë për të zhvilluar negociata. Rusia nuk e ka refuzuar këtë kërkesë. Pastaj, si gjithmonë, filloi një cirk, fjalë për fjalë dhe figurativisht, nga regjimi i Kievit: fillimisht vijnë, pastaj nuk…
Policia e Fierit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë vënë pranga shtetasit Frederik Borova 24 vjeç dhe Alfons Zonja 42 vjeç, pasi shpërndanin lëndë narkotike. Në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën Borovës doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje dhe 2 aparate celularë. Në aksin rrugor Fier-Patos, gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” me drejtues shtetasin Zonja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 krehër pistolete, një sasi fishekësh dhe 1 aparat celularë. Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në…
Tarifat e administrimit në pallate do të jenë tituj ekzekutivë duke lehtësuar kështu mbledhjen e tyre. Disa ndryshime të bëra në ligjin për “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” parashikojnë mes të tjerash edhe shtimin e një pike që lidhet pikërisht me këtë aspekt. Në shpjegimin që bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për që është edhe propozuese e këtyre ndryshimeve thuhet se në tërësi ligji sjell futjen e koncepteve të reja që në ligjin ekzistues mungojnë. Të tilla janë ato të administrimit të komplekseve me vila përveç pallateve që tashmë është në funksion. “Është vlerësuar që…
Rruga Rrajcë – Sutaj në Bashkinë Prrenjas është një tjetër investim i përfunduar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës dhe e lidh atë me Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan rrugën e re me gjatësi 3 km, e cila do të rrisë potencialet turistike të gjithë zonës. Gjiknuri siguroi se mbështetja e qeverisë shqiptare do të vijojë edhe në projekte të tjera për këtë zonë e cila gjithnjë e më shumë po tërheq…
Gjatë paradites së sotme, kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku kanë zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku këta të fundit e pyetën kryekomisionerin nëse do ta linte postin që mban aktualisht po t’i vinte mundësia për të marrë pozicionin e kreut të shtetit. Me buzëqeshje, Celibashi u shpreh se kjo ishte e hera e parë që dëgjon se ai mund të jetë një kandidat për president. Megjithatë, ai sqaroi se një gjë e tillë nuk është ambicia e tij, “E dëgjoj për herë të parë. E di që gjithkush, ndoshta gjithkush mund të përkedhelej nga kjo. Por…
Brenda Gonzalez është fytyra e re e emisionit të njohur sportiv Tiki Taka në Itali, në një formë më të mirë se kurrë. Mis Argjentina në vitin 2013 u rrit me një dashuri shumë të fortë për sportin dhe si fëmijë ajo ushtrua me patinazh dhe volejboll. Tani ajo bën boks për të stërvitur pjesën e sipërme të trupit, shkon të paktën 3 herë në javë në palestër, pa harruar kërcimin me taka të larta, e domosdoshme për në studiot televizive ku ajo shfaqet kryesisht për sportin. Gonzales pohon se idhulli i saj është Lionel Messi, madje ka zbuluar se…
Një 20-vjeçar është marrë peng në Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar në Krastë. Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar autorin, D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky i fundit kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas policisë, shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në…
Këngëtari i njohur dhe i shumë i dashur nga publiku shqiptar, Alban Skenderaj feston sot ditëlindjen e tij dhe në gamën e urimeve për artistin nuk mund të mungonte dhe ai i bashkëshortes së tij, Miriam Cani. Përmes një postimi në “Instagram”, Miriami i ka dedikuar disa fjalë speciale Albanit. ‘Happy birthday to the men of my dreams and the love of my life ❤️You mean the world to me. Gëzuar ditëlindjen burrit të ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime ❤️Ti je bota për mua, shkruan Miriami, teksa poston edhe një foto të këngëtarit më urimin.”, shkruan Miriami.…
Në një komunikim me gazetarët paraditen e kësaj të mërkure, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, iu përgjigj pyetjes së kush e drejton Partinë Demokratike. Celibashi deklaroi se deri tani nuk ka qenë nevoja që ta marrin këtë informacion pasi nuk ka pasur ndonjë konfrontim, por shtoi se ky informacion mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Sipas Celibashit ky është i vetmi institucion që mund ta thotë, ndërsa KQZ mund të thotë vetëm se kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit. “Sot s’ta themi për sa kohë nuk kemi pasur një nevojë për konfrontim dhe s’kemi…