Para pak minutash, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë ka ndodhur një aksident ku për pasojë, një makinë ka përplasur një fëmijë 7 vjeç. Vogëlushi u përplas teksa ndodhej pranë vijave të bardha, ndërsa menjëherë pas aksidentit ai u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Një fëmijë 15-vjeçar është raportuar i humbur prej 2 ditësh në Vlorë. Kallëzimi është bërë nga nëna e tij. Informacion paraprak Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Një grua për pak ka gjetur vdekjen pasi i ka rënë të fikët dhe ka rënë nën një tren në lëvizje. Skena e rëndë është regjistruar në C. Udhëtarja në qendër të dramës tregoi dje se si ndihej se kishte rilindur pasi i mbijetoi incidentit horror. Shikuesit kishin frikë nga më e keqja pasi ajo humbi ekuilibrin dhe u zhduk nën trenin që mbërrin në Stacionin e Pavarësisë në Gonzalez Catan në periferi të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires. Pamjet që publikon Daily Mail treguan se ajo pengohej përpara se të binte në shinat e trenit dhe më pas të zhdukej…
Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka uruar suksese kryetarit të sapozgjedhur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Fredi Ballës. Në postimin e saj, Kim thekson rëndësinë e madhe që ka funksionimi me integritet dhe transparencë i këtij institucioni, për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. Githashtu, ambasadorja garanton se do të vijojë të qëndrojë në mbështetje të të gjithë elementëve të Reformës në Drejtësi. Postimi i Ambasadores Kim: U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit…
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të Grupit Parlamentar të PS, ku u votuan emrat e propozuar për President, nuk u mor asnjë vendim për djalin e ish-deputetit Aqif Rakipi. Ditën e sotme pritej që të merrej vendim për ta përjashtuar ose jo nga grupi parlamentar i PS Orlando Rakipin, kjo pasi SHBA vendosi sanksione ndaj babait të tij dhe e shpalli atë në listën e zezë. Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se vendimet e SHBA duhen respektuar. “Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga te tjerët është se kurrë nuk kemi…
Pas lajmit të trishtë që dha dje ylli portugez, Crisitiano Ronaldo se një nga binjakët e tij të sapo lindur ndërroi jetë, të gjithë njerzit, miqtë e lojtarit, por edhe futbolldashësit në mbarë botën janë prekur dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Ndërkaq, Manchester United do të përballet me Liverpool mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 33-të të Premier League dhe sigurisht, kjo sfidë nuk i ngjan të tjerave për Ronaldon pas kësaj tragjedie familjare të përjetuar. Ky është një rast ku duhet të shikohet përtej futbollit pasi kjo lojë e bukur nuk njeh ngjyra. Kështu, sipas “Dayli…
Para se Abramovich të blinte këtë rezidencë madhështore në Chateau de la Croe, kjo ndërtesë ngjan shumë pak me atë që është shndërruar tani. Megjithatë, tashmë ajo i përket qeverisë franceze, e cila ia konfiskoi këtë pronë miliarderit si një formë ndëshkimi për lidhjet e forta me Putinin dhe Kremlinin. Pas një zjarri që përfshiu zonën në vitin 1970 dhe e ktheu vilën dikur madhështore të Rivierës në një “guaskë të djegur, ajo u la thuajse për 3 dekada në harrsë dhe e braktisur. Pemët, bimësia rreth saj dhe çdo gjë tjetër ishin shkrumbuar nga flakët dhe lëndinat e dikurshme…
Ditën e djeshme, Cristiano Ronaldo ndau me të gjithë se njëri nga fëmijët binjakë që partnerja e tij lindi, ndërroi jetë në spital. Ky lajm i preku të gjithë dhe sigurisht mesazhet ishin të shumta në drejtim të çiftit. Por u vu re diçka pas ndeshjes së Manchester United dhe Norwich, ku rezultati përfundoi 3-2 për “Djajtë e Kuq”, dhe sigurisht ishte Cristiano Ronaldo protagonisti numër një me tre golat e tij. Ajo që u vu re në fushë pas përfundimit të ndeshjes ishte Cristiano i cili mori topin pas tre gola ve të shënuar, dhee futi nën bluzë, duke…
Ata zgjodhën nuancat e blusë në meshën e Pashkëve me të gjithë familjen mbretërore. Princi William dhe Kate Middleton erdhën në ceremoninë fetare të kombinuar në mënyrë perfekte me fëmijët e tyre George dhe Charlotte të Kembrixhit. Trashëgimtari i fronit mbretëror është shfaqur më serioz se motra e tij e vogël, që është gjithmonë qesharake dhe e vrenjtur. Në këtë galeri zbuloni pozat e paharrueshme të fëmijës së dytë të Dukës së Kembrixhit…
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë ruse në Detin Egje si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Anija ruse, me 19 anëtarë rusë të ekuipazhit në bord, u sekuestrua më 19 prill pranë qytetit bregdetar të Karystos në bregun jugor të ishullit Evia. “Ajo është sekuestruar si pjesë e sanksioneve të BE-së”, tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit. Roja bregdetare tha se urdhri i konfiskimit kishte të bënte me vetë anijen dhe jo me ngarkesën e saj. Anija kishte pasur probleme mekanike dhe po shoqërohej…
Një 51-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gjetur e masakruar me thikë dhe e paketuar në një çantë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Queens, New York, ku Orsolia Gaal u pikas fillimisht brenda një çante nga një kalimtar i rastësishëm në Forest Hills, i cili vuri re gjakun e shpërndarë në trotuar, shkruajnë meidat e huaja. Ndërkohë, mjekët sqarojnë se viktima 51-vjeçare ka marrë gjithsej 58 plagë me thikë në qafë, gjoks, krahë dhe këmbë. Llahtaria nuk mbaron këtu, pasi si ç’bëjnë me dije mediat amerikanë, edhe bashkëshortit të 51-vjeçares i është dërguar një mesazh nga autori fill…
“The Economist“ Tangërlleku kushton. Targa “53ngh”, që duket si emri “Singh”, u shit për 61 010 paund (79,780 dollarë) në një ankand qeveritar të targave të personalizuara në fillim të këtij muaji. “8toy” ishte targa e dytë më e shtrenjtë, me 43 010 paund; Blerësit kinezë e lidhin numrin tetë me pasurinë dhe fatin. “bot 7ox” u shit për 10 010 paund, megjithëse “ldy 8o5s” shkoi për vetëm 3 160 paund. Britanikët zotëronin targa të personalizuara me vlerë 3 miliardë paund në vitin 2020, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Ata janë të lidhur me automjete të kushtueshme dhe modeste. Farm Plates,…