Author: tirana

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të socialistëve edhe për Këshillimin Kombëtar. Ai i’u drejtua ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive duke iu thënë të nisin një tur në të gjithë vendin në periudhën maj-qershor për të dëgjuar dhe adresuar problematikat qytetarëve në komunitetet e tyre. Ngë fjalën e tij lidhur me këtë çështje, Rama u shpreh se do të vijojë puna me draftet në lidhje me çështjet e trajtuara nga Këshilli Kombëtar. “Do doja të flisja dhe për një temë tjetër, për të cilën besoj se të gjithë deputetët do të angazhohen, siç e kemi premtuar që…

Read More

Deputetët socialistë kanë nisur të depozitojnë secili në një zarf sekret tre emrat që ata propozojnë për të qënë President i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë. Pasi kreu i Grupit Parlamentar ka sqaruar procedurën, deputetëve u është dorëzuar një formular me 3 hapësira emrash që mund të zgjidhen dhe më pas do të vlerësohet shuma e emrave të mbledhur. Ndërkohë, ditën e nesërme është thënë se do të ketë një mbledhje me grupet e shoqërisë civile, për të pritur edhe propozimet e tyre.

Read More

Në mbledhjen e sotme të Partisë Socialiste, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tregoi disa nga detajet se si do të bëhet përzgjedhja e kreut të ri të shtetit. Balla u shpreh se do të ketë disa raunde bisedimesh për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se që një kandidat të merret parasysh, duhet të ketë votat e të paktën 20 deputetëve. “Siç jeni në dijeni, kushtetuta për zgjedhjen e presidentit të Republikës, është e qartë lidhur me afatet. Mund t’ju them se nga premisa për zgjedhjen e presidentit, duhet të nisë jo më vonë se 24 maj. Ne…

Read More

Biznesmeni italian Francesco Bechetti, ish-pronar i televizionit “Agon Channel” në Shqipëri i cili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 17 vite burg për mashtrim, e ka ankimuar vendimin e kësaj gjykate duke kërkuar pafajësinë. Mësohet se përveç Bechetit, ankimin e kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë. Çështja e Bechetit pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku aktualisht ndodhen edhe dy dosje të tjera të tij të cilat i përkasin viteve 2018 dhe 2020 dhe që qëndrojnë akoma në pritje për shqyrtim. Ndërkohë kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata ka dënuar me 17 vite…

Read More

Në një kohë që në mediat shqiptare po transmetohet live mbledhja e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu aktual i shtetit Ilir Meta ka postuar foto nga Italia. Ai ndodhet në një takim me arbëreshët atje. “Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Meta.

Read More

E hëna e 18 prillit 2022 ishte një ditë e tmerrshme për C.Ronaldon dhe bashkëshorten e tij Georgina Rodrigez, pasi humbën djalin e tyre. Çifti prisnin 2 binjakë, por gjatë lindjes djali nuk mundi të shpëtojë, duke bërë që në jetë të vinte vetëm vajza e tyre. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë ylli portugez me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ku ndër të tjera kërjoi privatësi dhe mirëkuptim nga të gjithë në këtë moment dramatik. Ndërkohë, krahë sulmuesit ka dalë edhe klubi i Manchester United dhe e gjithë bota e futbollit, miq, kolegë…

Read More

Ka nisur tashmë mbledhja e socialistëve në selinë rozë, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh, por fokusi kryesor mbetet ajo e Presidentit të ri të Republikës. Në këtë mbledhje pritet që deputetët të depozitojnë emrat e propozuar nga ana e deputetëve për emrin e kreut të ri të shtetit. Fjalën e parë në nisje të kësaj mbledhjeje e mori kreu i PS-së, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat për presidentin Ilir Meta, ndërsa specifikoi disa nga elementët që duhet të ketë kreu i ri i shtetit. “Mirëdita të gjithëve. Sot siç…

Read More

Nga Ben Blushi DRITARET E BOJKEN LAKOS Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg. I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund te takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj. U takuam te Rruga e Ambasadave. Ça bën, i thashë Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit. Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit. Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken. Me ça shkon në punë kaq herët, i thashë Lëre, tha, paguaj 200…

Read More

Pak ditë më parë, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi u fut në listën e zezë të SHBA-ve si person “non-grata”. Ky vendim ka shkaktuar shumë zhurmë në skenën politike shqiptare dhe një vëmendje të madhe ka marrë djali i Aqif Rakipit, Orlando Rakipi, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Shumë kërkojnë largimin e tij nga lista e deputetëve, ndërsa PS pritet të mbajë sot një qëndrim zyrtar për fatin e tij. Pritet që gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00, të jepet edhe verdikti final për deputetin e PS.…

Read More

Për herë të parë në Shqipëri, shoferët nëpër rrugët e vendit nuk do të testohen më vetëm për konsum alkooli, por edhe për dorgë. Policia Rrugore tashmë ka një risi, dragerin e drogës i cili bën të mundur zbulimin në kohë të shkurtër dhe të shpejtë nëse një drejtues mjeti ka konsumuar apo jo lëndë narkotike. Nga sa mësohet, shoferëve tashmë do u kërkohet që gjatë kontrolleve, të kryejnë veç testit të alkoolit edhe atë të përdorimit të drogës.

Read More

Vdekja tragjike e dy vogëlusheve, Irisi dhe Malena në Patras të Greqisë ka shokuar të gjithë opinionin publik atje dhe jo vetëm, ndërsa autoritetet vendase vijojnë hetimet. Së fundmi, ka ardhur dhe një reagim nga një ekspert mjekoligjor, i cili përmes një postimi në “Twitter”, tregon se si mund të jetë mbytur njëra nga vajzat, konkretisht Malena. “Te rasti i Malenas, është e rëndësishme që të vlerësohen të vrarat në fytyrën e fëmijës nëpërmjet fotove të bëra. Lartësia e çarjeve në bazën e hundës është plotësisht e pajtueshme me mbytjen. Autori i fotos (nga bibliografia) është mëngjarash”. Kujtojmë se zhvarrimi…

Read More