Këtë të martë, Partia Socialiste pritet të mbledhë Grupin e saj Parlamentar e cila është programuar të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e selisë rozë dhe gjatë saj, deputetët do të depozitojnë propozimet e tyre për emrin e presidenti të ri. Në fakt, socialistët kanë ngritur një grup pune i cili do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera parlamentare në Kuvend. Kjo bëhet me qëllimin për të përzgjedhur një emër konsensual, ndërsa të mërkurën thuhet se do të ulet në një tryezë me opozitën. Për këtë çështje, Partia Socialiste ka mandatuar kreun e grupit…
Author: tirana
Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ruse kanë nisur tashmë ofensivën e tyre ushtarake për të marrë në kontroll lindjen e vendit. “Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë. Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë.” Kujtojmë se Presidenti rus, Vladimir Putin…
Efektivët e policisë së Komisariatit Nr. 5 në Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Filiali 2” ku u vu në pranga një person, i cili dyshihet se është një nga autorët e grabitjes së filialit të Postës Shqiptare në Kamzë. Shtetasi i arrestuar është identifikuar si Algert Kurti, ndersa bashkëautori i tij, Elis Suçi është shpallur në kerkim. Njoftimi i policisë: Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë. Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një…
INSTAT raportoi se popullsia e vendit në 1 janar 2022 ishte 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se skenari pesimist i projeksioneve të INSTAT për ecurinë e Popullsisë 2019-2030. INSTAT i përditëson projeksionet për popullsinë një herë në pesë vite, teksa kryen një cens ku numëron njerëzit qe jetojnë brenda vendit një herë në 10 vite. Censi i popullsisë pritet të kryhet në vjeshtë të këtij viti. Në vitin 2019 INSTAT publikoi projeksionet e reja të ecurisë së popullsisë 2019-2031, ku në vitin 2022 popullsia e vendit sipas skenarit pesimist duhej të…
Ditën e sotme, sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet se do të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht në territor, duke krijuar mundësi për momente të pakta dhe të izoluara me pika shiu në zonat veriore të vendit tonë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Mallakastrës, ku një person ka humbur jetën pasi mjeti tip “Man” me të cilin ai ishte duke punuar, është përmbysur duke i marrë atij jetën. Viktima është shtetasi F.M, 59 vjeç, banues në Boçovë, Mallakastër. Informacion paraprak Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Ka nisur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës ofensiva e ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës, pikërisht në rajonin e Donbasit. Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më herët ushtria e riorganizuar ruse nisi sulmin frontal në Donbas, rajon ky që ishte dhe një prej preteksteve të nisjes së të ashtuquajturit “operacion special” në Ukrainë. Përballje mes dy ushtrive janë regjistruar në Rubizhne e Popasna, ndërsa autoritetet raportojnë shpërthime të fuqishme në Kharkiv dhe Mykolaiv. Guvernatori ukrainas i rajonit të Luhanskut e konsideron situatën shumë të vështirë, duke e cilësuar atë një ferr të vërtetë. Gjithashtu raportohet se…
Dashi Disa njerëz po tentojnë t’ju tregojnë se si ta drejtoni dhe menaxhoni jetën tuaj, por ata nuk dinë asgjë rreth jush. Sigurisht, është mirë që t’ju ofrojnë këshilla, por askush më mirë se ju, nuk e di se çfarë ju nevojitet më shumë. E keni në kontroll të jetën tuaj, prandaj mos hezitoni t’ua kujtoni njerëzve këtë fakt. Demi Ndërkohë që jeni të zënë duke i frymëzuar të gjithë rreth jush, veprimet tuaja pa dashje do të vendosin një ide në lëvizje, duke bërë shumë njerëz të lumtur. Shfrytëzojeni këtë energji pozitive edhe në çështjet e dashurisë. Binjakët Me…
Derbi numër 167 mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit i luajtur të shtunën pasdite është me shifrat 0-0. Mediat serbe raportojnë se ndeshja ka qenë e një niveli të dobëtdhe fare pak raste për shënim. Protagonisti i ndeshjes ka qenë gjyqtari, i cili ka nxjerrë tetë kartonë të verdhë, 6 për Zvezdën dhe dy për Partizanin. Por lajmin e vërtetë e kanëbërë tifozët, teksa rrugët e Beogradit janë kthyer në arenë përleshjesh mes dy tifozërive. Mediat serbe raportojnë se nga përleshjet, një tifoz ka mbetur i plagosur rëndë. pic.twitter.com/VVmQyVi3h7— Kineskikolacic (@Kineskikolacic) April 16, 2022
Futbollisti Cristiano Rondaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë ndarë lajmin e trishtë se njëri nga binjakët e tyre ka ndërruar jetë. Lajmin e bëri të ditur futbollisti portugez përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se humbja e djalit të tij është “dhimbja më e madhe” që një prind mund të ndjejë. “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Duam të…
Djegia e disa kopjeve të Kuranit nga një grup ekstremistësh të djathtë ka shkaktuar trazira në Suedi. Grupe njerëzish janë përleshur me policinë e 5 qyteteve, ku më shumë se 40 persona janë arrestuar pas përleshjeve të dhunshme. Tre persona u plagosën në qytetin Norrkoping kur oficerët qëlluan për të paralajmëruar protestuesit. Sipas autoriteteve me shumë se 200 persona u përfshin në këto përleshje dhe rreth 20 automjete janë dëmtuar apo shkatërruar tërësisht. 26 oficerë policie mbetën gjithashtu të lënduar. Provokim dhe nxitje kundër myslimanëve e quajti Arabia Saudite këtë ngjarje ndërsa Irani dhe Iraku u bënë thirrje ambasadorëve suedezë…
“E rëndësishme është të gjejmë një President që të mos jetë si ai që kishim”. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, deklaroi në një intervistë për InfoWebTV, se Presidenti i ri duhet të jetë një figurë me integritet që të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë plane politike. Gjiknuri nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë antipodi i Ilir Metës në Presidencë. Sekretari i Përgjithshëm i PS hodhi poshtë edhe zërat që Lulzim Basha të jetë një kandidat i mundshëm për President. Pyetje: Po afron përfundimi i mandatit…