Në fakt, superfuqia “e errët” që keni sipas shenjës suaj të Horoskopit ndoshta do të shpjegojë natyrën e talenteve tuaja të errëta më mirë se çdo gjë tjetër. Kur vetja juaj e brendshme “e keqe” zgjohet, qoftë nga dhimbja apo nga ndonjë formë humbjeje, nuk ka asgjë që mund ta ndalojë atë. I gjithë mendimi racional zhduket dhe nuk ka asgjë tjetër përveç zemërimit dhe pasionit. Dhe ne të gjithë e dimë se pasioni mund t’i vërë flakën gjithë botës, pavarësisht se çfarë i pengon. Jeta është një zonë e madhe gri. Duhet të bësh atë që duhet për të…
Author: tirana
Fjalimet që Volodymyr Zelensky përdori për të mbajtur popullin e tij të bashkuar dhe të vendosur dhe për të përcjellë mesazhe të rëndësishme në komunitetin ndërkombëtar që nga fillimi i luftës së Rusisë, janë shkruar nga Dmitro Litvin. Sipas mediave të huaja, Litvin është një ish-gazetar dhe analist politik 38-vjeçar. Në Twitter, ai ka vetëm rreth 200 ndjekës, por është ai që e ndihmon Volodymyr Zelensky-n të formulojë fjalimet që ai mban në kontekstin e luftës në Ukrainë. Me kalimin e kohës, Litvin është shprehur në favor të partisë së Volodymyr Zelensky dhe kundër Pedro Poroshenkos, kundërshtarit të Presidentit aktual…
Danilo Stojanoviç, oficer i lartë policie i cili u largua nga Serbia disa orë para se Darko Sariç të arrestohej, ka hyrë në Malin e Zi më 14 prill, njoftoi Administrata e Policisë së vendit fqinj. Dje, sipas Ministrisë së Brendshme vendase, ai ka mundur t’i shmanget policisë duke u arratisur me këmbë drejt Shqipërisë. Sipas medias serbe Vijesti, policia ka thënë se dje rreth orës 09:30 në pikën kufitare Grnçar, në dalje nga Mali i Zi, policia kufitare ka kontrolluar automjetet me targa malazeze të drejtuar nga V.R. (43), në të cilin Stojanoviç ishte shofer, por kishte dokumente serbe.…
Ka rënë në prangat e policisë greke 28-vjeçari sirian që ka grabitur në mënyrë sistematike udhëtarët në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”. I riui me te kaluar të rëndë kriminale, i cili ka vuajtur për disa herë dënim me burg për vjedhjet që ka bërë u arrestua të shtunën e 16 prillit nga autoritetet greke. Protothema.gr ka publikuar disa video në të cilat duket 28-vjeçari, i cili vjedh çantat, portofolat, telefonat dhe tabletat e udhëtarëve. Mësohet se emigranti sirian i shiste pajisjet e vjedhura në tregun e zi.
Çmimet tavan për 4 produkte të shportës të vendosura nga Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve qëndrojnë të pandryshuara për dy javë. Kështu për herë të fundit Bordi është mbledhur më 1 Prill ku ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes me shumicë dhe pakicë për vajin, sheqerin, orizin edhe miellin, duke qenë edhe si busull orientimi për konsumatorët në mënyrë që mos bien pre e abuzimeve. Vendimi ka hyrë në fuqi më 5 prill duke u bërë i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë. Por sipas aktit normativ në fuqi, lidhur me funksionimin e këtij organi,…
Në bazë të listëpagesave të bëra publike nga Kuvendi, në muajin shkurt rezulton që vetëm për karburant deputetët të kenë përfituar një shumë prej 4 443 348 lekë ose 40 mijë euro. Shifrën prej 40 mijë eurosh vetëm për karburantin e kanë përfituar të gjithë ligjvënësit, 124 të zgjedhur. Ajo që bie në sy është se asnjë deputet nuk e ka refuzuar këtë pagesë. Ata që kanë përfituar më shumë ose pagesën maksimale prej 40 mijë lekësh janë ata që përfaqësojnë edhe qarqet më të largëta. Në krye të listës qëndrojnë deputetët e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, të cilët kanë…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nismën e re për sensibilizimin dhe edukimin e fëmijëve për respektimin e sinjalistikës së qarkullimit rrugor. Rama shkruan se do të shkohet shkollë më shkollë që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër. Ai thekson se kjo nismë ka objektiv planin për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030. Statusi i kryeministrit Edi Rama Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët sot të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë…
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë publike Kuvendit të Shqipërisë që të mos përfitojë asnjë dietë deri në fund të mandatit si deputet. -800-0-615495f8317bb Ai shprehet se lëvizjet jashtë qarkut të Tiranës do i përballojë me të ardhurat e tij. Berisha thekson se sot ka mësuar se në llogarinë e tij është derdhur shuma prej 75250 lekësh për muajin shkurt.
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke bërë që maksimumi deri nga mesi i javës të shkojë deri në 17 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore. Në disa zona malore pritet që të regjistrohen edhe temperatura nën zero, ose zero gradë Celsius. Nën zero termometri pritet të zbresë në Bulqizë, Ersekë, Fushë-Arrëz, Bajram Curri ndërsa në zero temperaturat zbresin në Pogradec, Gjirokastër, Librazhd etj. Megjithatë, pas ditës së mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 25 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 19 apo…
Kryeministri italian Mario Draghi është infektuar me Covid-19. Si rrjedhojë kryeministri italian nuk do të shkojë në Afrikë këtë javë për të diskutuar rreth uljes së vartësisë nga gazi rus ashtu sikur ishte planifikuar në axhendën e tij, tha zyra e Draghi. Në vende të tij në Afrikë do të shkojnë ministra të ndryshëm të qeverisë italiane, shkruajnë mediet italiane. Draghi kishte në plan të vizitonte Republikën e Kongos dhe Angolën më 20 dhe 21 prill për të nënshkruar kontratat e energjisë. Italia, e cila importon rreth 95% të gazit që konsumon, është një nga vendet evropiane më të varura…
Policia e Tiranës i vuri prangat një 34-vjeçari i cili lëvizte me armë me vete dhe dy thika. Të riut iu kërkua të ndalonte makinën nga blutë e kryeqytetit, të cilët gjatë kontrollit në mjet konstatuam armën dhe thikat. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ivi Kola, 34-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, mëson “Panorama”.
Mediat italiane janë rikthyer për të folur për bosin shqiptar Elvis Demçe, i cili arriti që të merrte nën kontroll trafikun e drogës në Romë. Ai u arrestua në Janar falë një operacioni të madh policor. Demçe, i cili njihej edhe me nofkën “Spartacus” ishte një njeri shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli, lideri i një tifogrupi të Lazio-s. Piscitelli njihej me nofkën “Diaboliku” dhe u vra më Gusht të 2019-s. Prej vdekjes së tij, shumë gjëra janë trazuar në Romë dhe kanë pasuar me ekzekutime të tjera mafioze e deri në arrestime të ndryshme. Siç shkruan Il Giornale, 36-vjeçari…