Sipas asaj që shkruan “BBC” duke iu eferuar të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 4.9 milionë qytetarë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus. Rreth 4,934,415 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt ndërsa lufta vazhdon ende. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së deklaroi se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treat, kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë janë zhvendosur gjithashtu në vendet fqinje. Pra, mbi pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit të vendit nga Rusia, çka dëshmon se…
Author: tirana
Ministri i brendshëm serb, Alexander Vulin është ankuar se furnizimi me armë i Kosovës sipas tij nga Britania e Madhe, përbën një hap jo miqësor kundrejt Serbisë. Përpara kësaj deklarate, Vecernje Novo-sti kishte raportuar se Anglia ka dërguar në Prishtinë sisteme Javellin e raketa anti-tank NLAW. Sipas saj, ishin transferuar 50 njësi e priten edhe 20 të tjera. Mediat serbe thonë se presidenti Aleksandar Vuçiç do t’i kërkojë llogari Boris Johnsonit për këtë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. Raportime të tilla nuk janë konfirmuar nga autoritetet britanike e ato kosovare. Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,…
Gjithçka është gati tashmë dhe “Piranjat” pritet të futen në aksion. Emisioni investigativ “Piranjat” ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe pritet që të fillojë së transmetuar të martën e ardhshme në ABC. Studioit janë gati, moderatorët, gazetarët dhe teknikët po ashtu. Me drejtues Florian Binon dhe Arilena Aran, “Piranjat” pritet të frikësojnë çdokënd që ka ngjyer sadopak duart me paratë publike duke u bërë zëri kryesor në ekran i problematikave të shoqërisë, ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet në thellësi, sepse në fund të fundit, asgjë nuk mund të rrijë e fshehtë përgjithmonë!
Një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve në arenën politike shqiptare ka qënë emri i ri i presidentit të Republikës, ku pritet që shumë shpejt të fillojë procesi i negociatave ndërpartiake lidhur me këtë temë. Emra që përfliten janë shumë, mirëpo fokusi mbetet tek gjinia femërore, duke qënë se nuk ka patur asnjë grua në postin presidentes në vendin tonë Kështu edhe moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka përfituar nga rasti për të shfaqur interesin e saj për këtë pozicion. Teksa bëri një postim në “Instastory”, ajo i pyeti ndjeksit e saj nëse do ta zgjidhnin atë si…
Deputetët socialistë po plotësojnë formularin për emrin e presidentit të ri të kreut të Shqipërisë. Çdo deputet do të propozojë deri në tre emra për postin e kreut të shtetit, që do i dorëzohet pastaj grupit të punës për këtë çështje që drejtohet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. PS do të mbledhë nesër grupin parlamentar ku një nga çështjet që do të shqyrtohet do të jetë pikërisht kjo, ndërsa një ditë më vonë Balla ftoi në takim krerët e grupeve parlamentare në diskutim në një nga sallat e Kuvendit.
Një filial i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur. Autori ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar. Deri më tani nuk dihet identiteti i tij. Deri më tani dyshohet se ai ka marrë 100 mijë lekë dhe e ka kryer grabitjen me një pistoletë të vogël lodër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. “Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e…
Ka shumë raste kur ne nuk duam që të tjerët të shohin se ne jemi online në Facebook. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndryshoni cilësimet tuaja dhe të zgjidhni kë dëshironi të shihni në internet. Facebook dëshiron që përdoruesit e tij të jenë të lidhur gjatë gjithë kohës dhe për këtë arsye është e vështirë, është e vështirë të shfaqet offline në chat. Por ju mund ta mbani privatësinë tuaj në një shkallë duke zgjedhur kë dëshironi të shihni në internet. Për ta bërë këtë siç duhet, duhen dy hapa. Së pari, organizimi i miqve në…
Aktorja e njohur, Thandiwe Newton është ndarë nga bashkëshorti i saj prej 24 vitesh. Ajo la në mënyrë dramatike rolin e saj në filmin e tretë “Magic Mike” dhe besohet se po lufton me gjendje të rënduar psikike mes ndarjes nga Ol Parker, 52 vjeç, me të cilin ka tre fëmijë. Sipas The Sun, Newton fluturoi nga Londra në ShBA javën e kaluar dhe ekipi i saj shpreson të marrë mbështetjen e saj mes frikës se ajo është në “një moment të keq”, Ndërkohë, sa i përket filmit, ajo u zëvendësua nga 55-vjeçarja Salma Hayek.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë për mediat se Konventa Kombëtare e LSI do të mbahet në datë 25 Korrik. Kjo datë përkon një ditë pas përfundimit të mandatit të presidentit Ilir Meta në postin e kreut të shtetit. Braimllari theksoi se konventa do të jetë një moment historik për opozitën shqiptare në tërësi dhe të ardhmen e përballjes me Rilindjen. Ai tha se konventa do të marrë vendime shumë të rëndësishme që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023, ndërsa do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë e re ka shkuar në Urgjencën e Sëmundjeve të brendshme me dhimbje të fortë barku. E reja më pas ka kërkuar të shkojë në tualet, sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton që ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet. Njoftimi i plotë: Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet. Burime per Shoqaten e…
Ngrohja e temperaturave si dhe tre ditët pushim janë shfrytëzuar më së miri nga dy deputetet socialiste, Ermonela Felaj dhe Elona Gjebrea.Të shoqëruar me bashkëshortët e tyre, dy deputetet socialiste kanë shkuar në kanionet e Osumit ku kanë bërë Rafting.Sikurse mund të shihni dhe nga fotot, fundjava ka qenë shumë sportive për dy deputetet socialiste, të cilat duket se po marrin energji të reja para nisjes së betejës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kujtojmë që dhe Presidenti Meta jo pak herë ka sfiduar Osumin duke bërë rafting. / tirananews.al
Paraditen e kësaj të hëne, ylli portugez i Manchester United, Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik teksa ishte rrugës duke shkuar për në stërvitje. Makina me të cilën po udhëtonte fantazisti ishte një “Porsche Panamera” elektrik me vlerë 94 mijë paund, kur në një moment, mesfushori është përplasur me një fuoristrade tip “Volkswagen”. Fatmirësisht, lojtari ndodhet në gjëndje shumë të mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime ndërkohë që shihen vetëm dëme të konsiderueshme të automjetit. Si ç’tregohet dhe në këto foto të publikuara, ai qëndron në këmbë dhe diskuton rreth ngjarjes.