Author: tirana

The Economist Peter ley, një nëpunës civil në pension që jeton në Londër, u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2017. Operacioni për heqjen e tumorit rezultoi i suksesshëm, por kimioterapia i dobësoi  sistemin imunitar dhe ai u shtrua për dy javë në spital duke ndërprerë në këtë mënyrë edhe trajtimin për kancer. Gjithçka që mund të ishte shmangur vetëm më një test të thjeshtë. Testi identifikon një gjen që kodon një enzimë të mëlçisë të quajtur dihidropirimidin dehidrogjenazë (ose shkurt dpd). Enzima “shkatërron” efektevitetin e ilaçeve të zakonshme të kancerit. Pa këtë enzimë, do të krijoheshin…

Read More

Tre ditë më parë, Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës bëri publik në llogarinë e tij në Facebook, rastin e një personazhi “VIP” që sipas tij frekuenton rregullisht poligonëte  qitjes. Ky personazh shumë i njohur i showbizz-it, thotë Karamuço, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. I ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin eksperti i kriminalistikës nuk e bëri të ditur emrin e personazhit në fjalë por theksoi se ai që është për t’u shqetësuar në këtë rast është fenomeni. Ai theksoi se këto sjellje mund të jenë fare miri indiciet e para të një sjellje që mund të…

Read More

Autoritetet në portin e Durrësit kanë sekuestruar një shifër prej 16.500 eurosh pas një kontrolli të imtësishëm në një autobuz që vinte nga shteti italian. Sipas policisë, autobuzi drejtohej nga shtetasi Sh. V., 55 vjeç. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në ventilatorët e kondicionerëve u konstatuan të fshehura 16.500 euro, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i plotë i policisë: Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në Portin e Durrësit, goditet një rast i mosdeklarimit të një shume parash në euro, sekuestrohen 16.500 euro. Në Kapshticë, goditet një tjetër rast i…

Read More

Ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Me zemër ta hapur’, Fatjon Hoxha foli mes lotësh për vrasjen e partneres së tij Merushe Hazizaj nga babai i tij. Merushja u masakrua me thikë disa ditë më parë në Roskovec, nga i ati i Fatjonit, Xhevahiri, i cili pas krimit vari veten në pemë. Fatjoni nis të qajë teksa në transmetim, shfaqet kronika për vrasjen e grave, që kohët e fundit në Shqipëri kanë qenë të shumta. Ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por dëshiroi që emisioni të vazhdonte, duke thënë se preferon të rrëfehet.

Read More

Policia Rrugore gjatë javës që lamë pas kanë ndëshkuar shoferët e pabundur të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat bëhet me dije se për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit janë arrestuar 27 shoferë dhe janë hequr 150 patenta. Gjithashtu janë vendosur 6,349 masa administrative, me një mesatare 907 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan zhvilloi një takim me Asamblenë e kësaj force politike të Librazhdit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri nënvizon se pjesë e diskutimeve ka qenë dhe procesi zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e PS.“Diskutuam mbi detyrat e ngarkuara nga Kongresi Kombëtar ku përfshihet edhe procesi zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do përfundojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë.Ristrukturimi i forcës sonë politike në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të Partisë Socialiste…

Read More

Orland Paplekaj ka dëshmuar në polici rreth rrethanave të atentatit që iu bë të shtunën e 16 prillit.Paplekaj shprehet se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit, por një person tjetër, që kishte kaluar pranë tij.Por ai nuk përjashton as mundësinë që sulmi me armë ndaj tij mund të jetë mesazh edhe për punëdhënësin e tij.Kometet Paplekaj i bëri gjatë një prononcimi për mediat.“Në momentin që u bë atentati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua…

Read More

Sherri mes dy kunatave në Korçë ka degraduar deri në dhunë fizike dhe është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Blutë bëjnë me dije në një njoftim për mediat se kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasen S. T., 30 vjeçe. E reja, “dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj shtetases A. T., 43 vjeçe”.

Read More

Derbi i Madonninës Milan-Inter është një nga përballjet më emocionuese, më rivalizuese dhe më epike në ftubollin botëror. Ajo nuk është kurrë një ndeshje e zakonshme, por mbart në vetëvete një rivalitet të pashtershëm. Madje, këtë fund sezoni sfida mes kuqezinjve dhe zikaltërve bëhet edhe më e bukur pasi të dyja diskutojnë së bashku fatet e sezonit, konkurrojnë për titull por edhe kush do të sigurojë një biletë për në finalen e Kupës së Italisë. Theksojmë se jashtë kampionatit italian, dy skuadrat janë ndeshur plot 31 herë mes tyre, ku Milan numëron 13 fitore, Inter 8, ndërsa 10 ndeshje janë…

Read More

Që nga viti 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë shqyrtuar dosjet e 513 magjistratëve nga 800 në total. Nga këto vendime janë shkarkuar në total 191 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë konfirmuar në detyrë 199 të tjerë. Shumica e të larguarve nga vetingu kanë pasur probleme të theksuara me pasurinë. Ndërkohë mbeten edhe gati gjysma e magjistratëve që duhet të kalojnë në filtrat e KPK dhe KPA. Baza për verifikimin e magjistratëve ngrihet mbi tre parime kryesore ai i ligjshmërisë së pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Procesi i vetingut përbën një…

Read More

Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se hidhnin në qarkullim kartmonedha të falsifikuara. Nga sa bëhet me dije, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas disa javësh hetimesh organizuan operacionin e koduar “50 Dollars”. Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga 29-vjeçari Viard Kotori, 32-vjeçari Etmond Dokushi dhe 32-vjeçari Ervin Kamolli, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Të rinjtë dyshohet se kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.…

Read More

Media shtetërore ruse raporton se ushtria e saj goditi me raketa gjithsej 315 objektiva në Ukrainë gjatë natës. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander, një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, raporton agjencia e lajmeve TASS. “Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan 16 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov. Ai shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy avionë luftarak ukrainas.

Read More