Author: tirana

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, ku një 27-vjeçar nga Berati është proceduar penalisht, pasi kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës të cilën shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Read More

Polciai e Lushnjës ka vënë në pranga dy persona të cilët tentuan që të vidhnin një banesë. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me inicialet Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për vjedhje të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Dy hajdutët u kapën në flagrancë ndërsa tentonin që të vidhnin banesën e Sh. Ç. Në cilësinë e provës u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur…

Read More

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj publikoi pak ditë më parë projektin e saj muzikor më të ri të titulluar “Ma shumë se ti”. Fillimisht, u përhapën plot thashetheme se kjo këngë ishte për Donald Veshajn, me të cilin ajo krjoi një lidhje në spektaklin “Big Brother VIP” por që pas përfundimit të tij, ata u ndanë. Ndërkohë, ditët e fundit është bërë publike një video e cila po bën xhiron e rrjetit, ku Trixa thotë gjatë kohës që ndodhej brenda shtëpisë së BB se këngën në fjalë e ka realizuar përpara se të bëhej pjesë e lojës. “Ishalla më kanë…

Read More

Mediat e huaja kanë publikuar imazhet e para të anijes kryesore ruse Moskva, e cila u hodh në erë nga raketat ukrainase javën e kaluar. Fotot, që janë marrë nga një anije shpëtimi pranë anijes luftarake, tregojnë dëmtime të shumta të saj në anën e majtë, bashkë me flakët pop o digjnin pjesën e poshtme të kuvertës. Moskva është zhytur poshtë në ujë, e përkulur në anën e portit dhe duket se ka vendosur varkat e saj të shpëtimit pa asnjë ekuipazh të dukshëm në bord. Duket se ka edhe një anije zjarrfikëse pas anijes, në anën e kundërt të…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj Orlando Pepkola në Shijak, që për fat të mirë rezultoi i dështuar. Automjeti që u përdor nga autorët për atentatin, një mjet tip Golf, rezulton i vjedhur në Tiranë, po ashtu edhe targat, raporton BW. Autorët, që mendohet se kanë qenë dy persona, kanë vëzhguar dhe ndjekur të riun, dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të kamionçinës me të cilën Pepkola shpërndante bombola oksigjeni. Njëri prej tyre nga një thes ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar, por fatmirësisht i riu ka arritur të manovrojë duke i dhënë…

Read More

Një tjetër lagje me 74 banesa individuale në Ndroq është drejt përfundimit për të pritur banorët e rinj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto banesa të reja, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër lagje të re të Rilindjes pas rrënimit nga tërmeti, drejt përfundimit për të mirëpritur 74 familje nga Ndroqi, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama. Blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj. Bashkia…

Read More

Gati tre ton kokainë, të fshehura në një anije peshkimi, u kapën në Ishujt Kanarie në Spanjë. Pesë anëtarët e ekuipazhit, katër turq dhe një gjeorgjian, kanë rënë në pranga bëri me dije ministria spanjolle e Financave në një njoftim për shtyp. Anija e peshkimit AKT 1 u kap 300 milje detare (rreth 555 kilometra) në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit, thuhet në deklaratë. Vlera e shitjes së drogës llogaritet të kapë shifrat mbi 72 milionë euro. Ndërkaq anija u dërgua në portin…

Read More

Karim Bezema është padyshim lojtari më i rëndësishëm dhe më në formë i momentit tek madrilenët, duke u kthyer në një lider për “Los Blancos”. Ai e udhëhoqi ekipin edhe në takimin e mbrëmshëm kundër Sevillas, ku Reali triumfoi falë golit të sulmuesit francez. Benzema shënoi golin vendimtar për madrilenët ne minutën e 90+2, duke përmbysur rezultatin në 3-2. Ky ishte goli numër 25-të për 34-vjeçarin në La Liga, që është një rekord personal për të. /kjo është hera e parë që bomberi francez e arrin këtë shifër të golave, që prej transferimit të tij te Real Madridi në vitin…

Read More

Dentistja Alesia Duka, e dënuar për mashtrim, është liruar para kohe nga qelia. Më 20 Janar të këtij viti, gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi ti ulë dënimin me 80 ditë Dukës, duke pranuar kërkesën e saj. E arrestuar që prej 28 shkurtit 2018, ajo u dënua me 10 vite burgim nga Gjykata e Durrësit më 25 Gusht 2019. Tre muaj më vonë, dënimi i ulët sërish. Më 8 Mars 2019, Apeli i Durrësit cakton 6 vite e 8 muaj burgim. Në vendimin e gjykatës së Tiranës shpjegohet se nga ky dënim, deri më datë 20 Janar 2022,…

Read More

Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut. Mediat e huaja, bëjnë me dije se 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit. Si pasojë e përleshjes, një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 personakanë marrë lëndime nga përleshja, ku u përfshinë edhe armët e zjarrit. Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas mediave, policia vijon të…

Read More

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.GJ. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Verona”. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim…

Read More

Një foto e shfaqur së fundmi në internet thuhet se tregon anijen luftarake ruse “Moskva” disa momente pasi u godit nga një raketë ukrainase Neptun. Megjithatë, ajo mbetet ende e paverifikuar dhe burimi i saj mbetet i paqartë, shkruan “The Guardian”. Unverified photo may be the first of the Moskva cruiser that sank after reportedly being hit by a Ukrainian Neptune missile. https://t.co/F2CvK9I440— Andrew Roth (@Andrew__Roth) April 17, 2022 Korrespondenti i medias prestigjoze britanike, “The Guardian” në Moskë, Andrew Roth, deklaroi se ai beson se fotografia e paverifikuar mund të jetë e para e kryqëzorit Moskva dhe ajo doli pasi u raportua…

Read More