Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Rey Manaj nuk shënon vetëm brenda fushës së blertë, por di ta bëjë mirë këtë edhe jashtë saj. Lojtari i Spezias në Serie A na ka prezantuar së fundmi me të dashurën e tij përmes një postimi në Instagram. Manaj ka postuar disa foto të këndshme nga Firenze me bukuroshen me të cilën është në një lidhje dashurie, duke e bërë kështu të njohur për ndjekësit, megjithëse nuk i ka zbuluar emrin. Çifti duket shumë i lumtur ndërsa nëpër komente zbulohet edhe emri i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi, ku sipas…
Author: tirana
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Ermal Gjokës në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për ‘heqje të paligjshme të policisë’ si dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’. 52-vjeçari, i cili pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj, pasi është dënuar në mungesë nga gjykata e Veronës, akuzohet se në vitin 2007 ka rrëmbyer një shtetase shqiptare dhe e ka çuar në Itali me qëllim shfrytëzim prostitucioni, raporton BW. Pasi është zbuluar nga policia italiane në një hotel në Verona, shqiptari ka arritur që të arratiset. Ndërkohë, ka qenë shqiptarja ajo që ka dhënë detaje…
23 prilli është një datë që do të kujtohet gjatë në Kukës, më në fund pas afro 3 viteve “shtegtim”, verilindorët rikthehen në folenë e tyre, në impiantin më të ri në Shqipëri, “Kukësi Arena”. Fortesa e tyre e re duket si një bekim në këtë pikë të sezonit, “arma” e fundit që Diego Longo dhe stafi i tij kanë në dispozicion për tu rikthyer te fitorja. Me tifozët në krahë, Kukësi shpreson shumë të blindojë vendin e tretë, të sigurojnë një biletë për në Evropë, pasi në të kundërt, çdo përfundim tjetër do të kishte një efekt negativ jo…
Qasja e barabartë në rrjetin eficient të transportit urban është shumë e rëndësishme nëse komunitetet e varfra urbane duhen kthyer në qytete neutrale ndaj klimës. Qytetarët në vendet me të ardhura të ulta harxhojnë 35 përqind të të ardhurave për transportin, për shkak të zgjerimit urban dhe mospatjes mundësi për të banuar aty ku punohet, vëren Vandenberg. Qendra për qytetet e qëndrueshme, Ross Center for Sustainable Cities, e cila synon të mbështesë qytetet për tu kthyer në neutrale deri në vitin 2050, fokusohet pjesërisht në elektrifikimin e transportit urban, përfshirë autobuzët, në qytetet me zhvillim të shpejtë të Afrikës. Digjitalizimi i…
Një grup aktivistësh të të drejtave të njeriut në Krime denoncoi se rusët kanë marrë me forcë rreth 150 fëmijë në Mariupol, 100 prej tyre të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër, i rrëmbyen nga duart e prindërve. Ushtria e Moskës i transferoi ata në drejtimin e pushtuar Donetsk dhe Taganrog rus”, tha Olha Skrypnyk, kreu i grupit të të drejtave të njeriut në Krime. Rusët dyshohet se morën gjithashtu 16 fëmijë nga një qendër shëndetësore në Mariupol. SipasAndriushchenko, fëmijët e rrëmbyer nuk janë jetimë. “Jetimët, së bashku me stafin e jetimores – kujton ai – u evakuuan nga Mariupol…
Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që oficerët e policisë u futën në një shtëpi me qëllimin për të hetuar zhdukjen e një 82-vjeçareje, ata nuk u besuan dot syve kur panë të moshuarën brenda në frigorifer. Një burrë i cili dyshohet se është nipi i saj, akuzohet se e ka vrarë të moshuarën duke e futur në një frigorifer dhe duke i thyer kockat që të mund ta nxinte pajisja elektroshtëpiake. Ai quhet Robert Keith Tincher III dhe raportohet se ka jetuar me trupin e ngrirë të 82-vjeçares Doris…
Një skenë rrëmbimi si nëpër filma është ajo e 24-vjeçarit në Kosovë. Ai u fut në grackë nga dy vajza, që e kontaktuan në rrjetet sociale, dhe më pas u rrëmbye nga dy të rinj. Sipas Gazetës Sinjali, një prej personave të dyshuar të rrëmbimit të 24-vjeçarit është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Ai është identifikuar si Lion Gashi. 22-vjeçari raportohet se është marrë një pyetje nga policia dhe me kërkesë të prokurorit të Krimeve të Rënda do mbahet në paraburgim për 48 orë. I dyshuari tjetër, i identifikuar ai Albin Hoxha, 21-vjeç, është në arrati. Ndërsa nuk dihet ende…
Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Stambollit. Shpërthimi është dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Beyoglou. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30. Sipas Haberturk, shpërthimi ndodhi në kabllot nëntokësore. Ngjarja ka shkaktuar panik, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që banorët të largohen. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në evakuimin e të moshuarve që banonin në pallatin më të afërt. Sipas mediave turke, katër persona janë evakuuar. Deri më tani nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nëse ka të vdekur,…
Një video e shpërndarë nga një këshilltar i presidentit të Ukrainës tregon një moment tejet emocionues, ku një vajze katër vjeçare që jeton në një bunker kërkon që të rikthehet në shtëpinë e saj. Vogëlushja quhet Alice dhe jeton në Mariupol, një qytet port i rrethuar i cili ka qënë në qëndër të sulmeve të vazhdueshme të rusëve që prej fillimit të luftës. This is Alice, she is 4. She lives in one of the bunkers in #Mariupol with relatives of the military. It is clear what will happen when 🇷🇺 gets there. Can the world save them? Yes, if…
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur sot nga Fieri për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. “Procesi i përzgjedhjes së presidentit do të jetë transparent dhe me shumë standarde. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe…
Imagjinoni sikur keni në pjatë 2 luleshtrydhe, të cilat janë identike në pamje. Njëra është blerë në supermarket që do të thotë se ndoshta nuk është e pjekur mirë. Këto luleshtydhe përshkojnë një rrugë prej disa kilometrash derisa mbërrijnë në destinacionin e duhur duke qëndruar në frigorifer ndoshta për dy javë që nga momenti që janë këputur. Dhe luleshtrydhja tjetër mund të jetë këputur nga kopshti disa minuta përpara se ne ta konsumonim. Shija e luleshtrydhes së parë ndodhta do të ketë një shije si një kastravec, ose të një manaferre por pak të thartë. Ndërsa shija e luleshtrydhes së…
Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, tha se nuk është ka firmosur për të mbështetur platformën e propozuar nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj në përpjekje për të bashkuar partinë. Në një status në faqen e saj në facebook, ajo kërkon mbledhjen sa më shpejt të grupit parlamentar demokrat që qëndrimi i saj të dëgjohet. Statusi i Bardelit Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman” duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!! Më vjen keq…