Mënjgesin e kësaj të hëne, në fshatin Gosë të Kavajës ka mbetur i plagosur një shtetas 61-vjeçar. Sipas policisë, personi me inicialet G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç. Për pasojë, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor. Njoftimi i policisë: Kavajë/Informacion paraprak Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V.,…
Author: tirana
Vazhdon procesi i votimit i iniciuar nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike, ku sot do të zgjidhen kryetarët e 6 degëve të tjera të kësaj partie. Mësohen se zgjedhjet do të mbahen në këto 6 degë: Berat, Librazhd, Përrenjas, dega 1, 5 dhe 8 në Tiranë. Procesi i votimit ka nisur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Njoftimi i plotë i PD-së: Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022,…
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili akuzohet se ka kanosur dhe goditur me qytën e pistoletës një shtetas tjetër pas një sherri mes të dyve. I arrestuari është shtetasi me inicialet A.M, 30-vjeç, banues në Korçë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë. Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një…
Dashi Përdoreni kohën dhe energjinë e tyre në mënyrë produktive. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një takim shoqëror që do të merrni pjesë sot. Mos dyshoni në besnikërinë e të dashurit/dashurës suaj. Demi Vazhdoni të shijoni jetën në maksimum. Aftësia për të ndihmuar ata që kanë nevojë do t’ju sjellë respekt. Disa nga qëllimet tuaja për këtë ditë mund të mos realizohen për shkak të shëndetit të dobët të bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Binjakët Do të shijoni një kohë të lirë relaksuese. Do të dilni nga shtëpia duke menduar pozitivisht, por një incident i vogël mund të dëmtojë disponimin…
Sipas MeteoAlb, dita e sotme parashikohet në vendin tonëpritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40…
Numri total i punonjësve të rinj që do të shtohen gjatë këtij viti është vlerësuar në rreth 44 mijë persona, ose 10,8% të forcës aktuale të punës, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Punësimit dhe studimeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të realizuara nga PNUD. Industria e prodhimit të veshjeve kontribuon më së shumti, teksa call center shihet të jetë sektori më aktiv për të rekrutuar punonjës të rinj, i ndjekur nga guroret dhe shërbimet administrative. Vetëm sektori fason këtë vit kërkon 20 mijë punonjës shtesë. Ndërsa i gjithë sektori i Call Center, duke përfshirë bizneset e mëdha…
Me rastin e kremtimit të Ngjalljes së Krishtit, Kardinal Ernest Troshani Simoni ka bërë një urim nga Vatikani për të gjithë besimtarëve shqiptarë. Në mesazhin e përcjellë prej tij, kardinali uroi shqiptarët për më shumë begati dhe paqe. Gjithashtu, ai i ftoi ata që të hapin zemrat dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. “Vëllezër dhe motra shqiptare, festojmë ditën e fitores më të fuqishme që ka njerëzimi për jetën e dhënë prej zotit, të krijuar jo për të vuajtur në kthetrat e vdekjes, por për të pasur fuqi dhe garanci të lumturisë. Të gjithë njerëzit i pret e ardhmja. Hapni…
Një politikan i fuqishëm, gjeneral ushtrie dhe perandor, Jul Çezari ndihmoi në shndërrimin e Romës në një nga perandoritë më të fuqishme në histori. Ai ishte një udhëheqës i dashur nga shumë njerëz. Por fuqia e tij shkaktoi gjithashtu shumë pakënaqësi tek kolegët e tij politikanë. Ja çfarë duhet të dini rreth jetës së Çezarit, lidhjes që ai pati me Kleopatrën, vrasjen, dhe dramën e famshme të Uilliam Shekspirit, që ndihmoi në përjetësimin e figurës së tij: Ka lindur më 12 ose 13 korrik të vitit 100 Para Erës Sonë, por ka të ngjarë jo përmes “prerjes çezariane” Për shekuj me radhë, është besuar se Jul Çezari ishte fëmija i parë i lindur përmes“prerjesçezariane”. Por kjo gjë ka të ngjarë të jetë larg së vërtetës. Burimi i kësaj ngatërrese mund të jetë një enciklopedi…
Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy vitet e fundit pasojat që dha në shëndet pandemia e Covid-19. INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve. Në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.…
Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u plagosën kur anija luftarake Moskva u fundos nga ukrainasit. Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord, theksohet se të 40 marinarët kanë vdekur, shumë të tjerë janë zhdukur e një pjesë e tyre ka mbetur e plagosur.E ëma e marinarit ka bërë të ditur se djali i saj i ka thënë në një telefonatë se Moskva, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, ishte goditur nga tre raketa nga territori ukrainas. “Ai më…
DASHI: Për ju do të mendojë Mërkuri, i cili do t’i bashkëngjitet shenjës suaj, duke ju sjellë kënaqësi të mëdha në aspektin profesional dhe nga maji deri në tetor do të përjetoni sukses të vërtetë. Bëni kujdes megjithatë nga tensionet në çift ditën e premte dhe të shtunë, sepse atëherë Venusi nuk do ta favorizojë më Dashin dhe Hëna në prapavijë do ta theksojë dhe më tepër nervozizmin tuaj. Dita me fat e javës do të jetë e diela. DEMI: Këtë javë më në fund planeti Venus nuk do të jetë më pengesë për jetën tuaj në çift, përkundrazi do…
Teksa duket se Covid-19 po i vjen fundi, një paralajmërim i frikshëm nga një ministër gjerman duket se po tremb njerëzimin. “Në të ardhmen ndoshta do të përballemi me një mutacion të koronavirusit po aq ngjitës sa “Omicron” dhe po aq vdekjeprurës sa “Delta”. Kështu ka deklaruar ministri socialdemokrat i Shëndetësisë Karl Lauterbach në një intervistë për gazetën gjermane Bild. Ministri u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos jenë të vetëkënaqur për pandeminë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm duke ndjekur masat e nevojshme. Ai shtoi, megjithatë, se megjithëse rastet e Covid janë në rënie, virusi po ndryshon,…